LIVE UPDATES
Bota

Pandemia e koronavirusit/ Shpërndarja e vaksinave kundër Covid-19 në Europë

21 Shkurt 2021, 07:26 Nga DOSJA
Pandemia e koronavirusit/ Shpërndarja e vaksinave kundër Covid-19

EVROPË- Europa ka nevojë për vaksinime më të shpejta dhe më shumë stimuj ekonomikë. Proteksionizmi i vaksinave nuk është përgjigjja.

Gjendja në Bashkimin Europian është e zymtë. Vetëm 2% e popullsisë është vaksinuar, krahasuar me 7% në Amerikë dhe 11% në Britani. Sa më i ngadaltë vaksinimi, më shumë njerëz vdesin dhe më i madh është dëmi ekonomik, shkruan The Economist.

Së fundmi, është përhapur lajmi se AstraZeneca (AZ), një prodhues anglo-suedez i vaksinave, mund të furnizojë më pak se 40% të dozave që priste BE-ja në tremujorin e parë. Kjo ka shkaktuar mjaft zemërim. Politikanët po argumentojnë se nëse AZ refuzon të plotësojë mungesat e furnizimeve, duke marrë doza nga fabrikat e saj në Britani, atëherë BE duhet të hakmerret duke ndaluar eksportet në Britani nga impiantet në Europën Kontinentale. Ky do të ishte një gabim i rëndë. Ekzistojnë mënyra më të mira që Europa të përshpejtojë vaksinimin. Ato duhet të ndërmerren po aq urgjentisht sa përpjekjet për të ndaluar një rënie tjetër ekonomike.

Problemet e Europës rrjedhin pjesërisht nga fati i keq. Një prej vaksinave që porositi pësoi pengesa gjatë provave klinike. Të tjerat kanë pasur probleme në prodhim. Por ato janë gjithashtu probleme të vetëshkaktuara. Komisioni Europian mori përgjegjësinë për blerjen e vaksinave, por ishte pa përvojë dhe i ngadaltë, duke nënshkruar marrëveshje disa muaj pas Britanisë.

Ai u vonua edhe më tej duke diskutuar me firmat e ilaçeve mbi përgjegjësinë dhe çmimet – të cilat janë thjesht detaje në një kohë pandemie. Kontrata me AZ është konfidenciale, por duket se përcakton vetëm që kompania të bëjë përpjekjet më të mira për të furnizuar doza.

Kërcënimet ndaj firmave të ilaçeve dhe kombeve janë një mënyrë për të shfryrë zemërimin, por edhe të rrezikshme. Nëse BE-ja do të konfiskonte furnizimet e vaksinës Pfizer, britanikët nuk do të ishin në gjendje të merrnin dozën e tyre të dytë, sepse Britania ka vonuar dozën e dytë të vaksinës.

Nëse çdo vend në zinxhirin e ndërlikuar të furnizimit të vaksinave do të kërcënonte tregtinë e gjithçkaje, nga qelqi i specializuar deri te shiringat, furnizimet globale të vaksinave do të zhyteshin në kaos. BE-ja do të sabotonte pretendimin se mbështet sundimin e ligjit, burimin kryesor të autoritetit të saj. Do të ishte më mirë që të përqendrohej në rregullimin e logjistikës së vaksinave, për t’u ofruar ndihmë firmave dhe për të konsideruar miratimin e strategjisë britanike për shtyrjen e dozës së dytë derisa furnizimet të jenë më të shumta.

Pasojat ekonomike të vonesës së vaksinave në Europë, gjithashtu duhet të trajtohen urgjentisht. Nivelet e aktivitetit ekonomik do të ulen në gjysmën e parë të këtij viti dhe rimëkëmbja do të shtyhet edhe më tej. Kjo do të shkaktojë më shumë vështirësi dhe pengesa për punëtorët dhe firmat.

Rritja e ulët dhe inflacioni i ulët mund të bëhen një tipar i përhershëm i Eurozonës, pak a shumë si në Japoni. Parashikimet e reja të FMN-së tregojnë se ekonomia e Eurozonës do të mbetet 6% nën nivelin e saj para-COVID deri në fund të këtij viti. Investitorët presin që inflacioni gjatë pesë viteve të dobësohet në 1%. Në të kundërt, prodhimi i Amerikës pritet të kthehet në rrugën e duhur, me inflacion mbi 2%.

Normalisht udhëheqësit e Europës duhej të ishin duke shpalosur plane të mëdha shpenzimesh. Përtej Atlantikut, Shtëpia e Bardhë shpreson të shpenzojë gati 2 miliardë dollarë në stimul ekonomik. BE-ja ka rënë dakord për një fond rimëkëmbjeje prej 750 miliardë eurosh (900 miliardë dollarë), që do të financohet përmes borxhit të përbashkët.

Por kjo ndihmë po shpërndahet shumë ngadalë, kështu që ka ende pak stimul në Eurozonë. Deficiti fiskal parashikohet të ngushtohet me më shumë se 2% këtë vit, teksa masat e përkohshme po skadojnë. Nuk ka kuptim të varen shpresat në Bankën Qendrore Europiane: asaj i kanë mbaruar municionet dhe ka pak kapacitet për të stimuluar më shumë ekonominë.

Për të mos përfunduar si Japonia, Europa duhet të shpenzojë si Amerika. Më në fund po kuptohet se kjo është zgjidhja e duhur. Helge Braun, këshilltare e Angela Merkel, paralajmëroi këtë javë se “frenimi i borxhit” në Gjermani, i cili synon të kufizojë huazimin publik, nuk mund të rikthehet për disa vjet. Bruno Le Maire, ministri francez i Financave, ka bërë thirrje që rregullat e buxhetit të Europës “të rivlerësohen për të marrë parasysh realitetin”.

Rreziku është se Europa është e ngadaltë për t’u përgjigjur. Vendimmarrja e ngathët ka ngadalësuar shpërndarjen e vaksinave në Europë. Kjo do të dëmtojë nivelin e jetesës. Aq më shumë arsye për t’u siguruar që burokracia të mos vonojë rimëkëmbjen.

Marrë nga: Monitor

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina kunder covi-19 vaksina kunder covi-19

Sondazh

Poll
Bota 20 Shkurt 2021, 20:39

MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka nxjerrë në ankand dy makinat shtetërore ‘Mercedes Maybach’. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri malazez, Zdravko Kri...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës