LIVE UPDATES
Bota

Pandemia imponon punën online në Maqedoninë e Veriut/ Si do të veprojë parlamenti?

15 Tetor 2020, 09:17 Nga DOSJA
Pandemia imponon punën online në Maqedoninë e Veriut/ Si do

MAQEDONIA E VERIUT-Në mungesën e tre deputetëve në mbledhjet plenare nuk ka shumicë. Në koordinimin e parë me grupet parlamentare nuk është arritur pajtueshmëri për ndërprerjen e punës me prezencë fizike.

Kryeministri Zoran Zaev thotë, se Maqedonia e Veriut duhet të ndjekë praktikat e vendeve tjera, ku parlamentet po funksionojnë online për të mos rrezikuar jo vetëm shëndetin, por edhe miratimin e ligjeve të domosdoshme për përballje me pandeminë.

“Qeveria seancën e rradhës do ta ketë online. Ne ende nuk kemi person me simptoma apo të infektuar, por në bazë të rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive na u tha se në përputhje me numrat, duhet të përgatitemi për seanca online. Besoj se edhe Parlamenti do të ketë mirëkuptim dhe do ta pranojë punën në online”, është shprehur Zaev.

VMRO-DPMNE: Seancat online janë antikushtetuese

Opozita është kategorikisht kundër mënyrës së punës online në Parlament. Sipas VMRO-DPMNE-së puna online është antikushtetuese. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski vlerëson, se kjo kërkesë e pushtetit është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Nga aspekti juridiko-kushtetues parlamenti nuk mund të punojë dhe të vendosë përmes aplikacionit online, pasi ka një normë kushtetuese, e cila kërkon praninë e deputetëve në seancat, shumicën nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, thotë deputeti Milloshoski. Opozita maqedonase konsideron, se shumica ka dalë me një nismë të tillë pasi nuk ka shumicën në parlament pas infektimit me koronavirus të tre deputetëve, apo një më pak se numri i nevojshëm për mbajtje të seancave dhe votimit të ligjeve në rast se ato bojkotohen nga opozita.

Edhe opozita shqiptare shprehet kundër mënyrës së punës online në parlament. Deputeti i Alternativës Zejd Rexhepi thotë, se parlamenti duhet të punojë me prezencë fizike siç është e paraparë me kushtetutë dhe ligjet përkatëse.

“Parlamenti i përmbush të gjitha kushtet preventive për mbrojtjen kundër pandemisë, ndaj konsiderojmë që është e pavlerë kërkesa për funksionim online të institucionit ligjvënës. Çdo veprim tjetër pa konsenzus e vdes demokracinë dhe është në kundërshtim me vlerat ligjore ”, vëren Rexhepi.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti thotë, se sa i përket mënyrës se si më tutje do të vazhdojë puna në parlament, është i nevojshëm konsensus nga të gjitha partitë politike parlamentare. Por për deputetët e prekur nga COVID-19 duhet t’ju mundësohet që të punojnë online dhe të ushtrojnë detyrVn për të cilën janë votuar nga qytetarët.

Ristevski: Ndryshimi i rregullores mundëson punën online

Njohësit e çështjeve juridike thonë se puna online e parlamentit nuk mund të nisë pa ndryshimin e rregullores mbi punën e kuvendit.

Duhet të ketë ndryshime në rregullore, ndërsa sa i përket kushtetutshmërisë së kësaj çështjeje, mendoj se nuk ka shkelje. Është e vërtetë se ka dallim sa i përket kualitetit të seancave pasi nuk është njëjtë kur ato mbahen me prani të deputetëve në sallë dhe nga distanca, komunikimi mes deputetëve është më i frytshëm, ka debat ”, thotë Temellko Ristevski profesor i së Drejtës Kushtetuese.

Profesori universitar për çështje juridike Bashkimi Selmani thotë se në shumë vende të botës tashmë të gjitha aktivitetet po zhvillohen online, përfshirë edhe punën e parlamenteve të tyre, por ai nuk përjashton edhe mundësinë që të ketë edhe keqpërdorime në situata të këtilla, ndaj konsideron se është mirë që të ketë aktivitete të kombinuara.

Nëse gjithçka zhvillohen nga distanca atëherë shumë punë dhe procese do të ndërpriten. Deri më tani është treguar se puna online nuk e ka efikasitetin e duhur. Ky sistem mund të aplikohen në raste individuale, por jo edhe kolektive që i gjithë Parlamenti të punojë online”, thotë Selmani.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota maqedonia e veriut ndryshimi i zhvillimit te kuvendit ne maqedonin e veriut maqedonia e veriut ndryshimi i zhvillimit te kuvendit ne maqedonin e veriut

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen