Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në intervistën e dhënë sot për Ora Neës ka qenë mjaft i qartë në përgjigjen e tij lidhur me pyetjen nëse Shqipëria e meriton ose jo hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas kreut të shtetit, pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka çelje negociatash as në vitet që do të vijnë.
Zoti Meta si i interpretoni sinjalet e deritanishme nga Samiti i djeshëm i Berlinit? Sidomos sa i takon çështjes së integrimit të Shqipërisë në BE. Sinjalet janë që nuk do të marrim dritën jeshile për në qershor, data është shtyrë për në shtator.
Kjo pyetje nuk më habit ose kjo situatë nuk më habit. Është dramatike do të thosha që të bëjmë sikur jemi në rrugën e duhur, kur nuk është kështu. Dhe natyrisht që këtu mendoj që nuk është vetëm përgjegjësia jonë si klasë politike e Shqipërisë, por nuk jam këtu për të bërë gjykime për të tjerët, sepse mendoj që ne duhet t’i nxjerrim përgjegjësitë te vetja jonë.
Unë vitin e kaluar vetëm një ditë pas vendimit të Këshillit për shtyrë marrjen e vendimit pra për një vit më vonë, kam thënë se siç iku nga sot-dje një ditë, kështu do të ikë dhe një vit.
Prandaj, duhet menjëherë të fillojë pozita-opozita dialog të mirëstrukturuar për të gjitha çështjet kyçe të integrimit në mënyrë që të tregojmë me prova, me rezultate bindëse se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave, jo vetëm për t’i dhënë statistika suksesi Europës, por në radhë të parë për të dhënë mesazhe pozitive të forcimit të institucioneve, të rritjes së sigurisë së përgjithshme në vendin tonë.
Sepse kemi parasysh që ende mbetet një shqetësim, jo vetëm krimi i organizuar, por mbetet një shqetësim edhe largimi i të rinjve dhe i forcave krijuese nga vendi.
Në optikën tuaj, kemi bërë hapa para apo pas? E meritojmë çeljen e negociatave?
Së pari, absolutisht që përgjigja imë në çdo rast është që Shqipëria e meriton integrimin europian, çeljen e negociatave, anëtarësimin në BE për shkak të vokacionit të fortë europian të popullit shqiptar, por edhe të qytetarëve shqiptarë.
Përsa i takon çështjes së standardeve, unë do të dëshiroja që përsëri të isha optimist, por kjo situatë në të cilën ne ndodhemi, absolutisht që na tregon që shumë standarde të funksionimit të institucioneve në vendin tonë nuk janë aty ku duhet të ishin.
Në këtë drejtim çdo vazhdim në këtë rrugë të gabuar pa një reflektim të të dyja palëve në emër dhe të këtij interesi të përbashkët europian, përveç interesit kombëtar, interesit social e qytetar, absolutisht që vetëm sa na largon, jo vetëm muajt e ardhshëm, por edhe në vitet e ardhshme.
Për arsye sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kriter i patjetërsueshëm i procesit të integrimit europian, sepse nga ato burojnë të gjitha institucionet demokratike që garantojnë demokracinë në një vend të besueshëm.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta në intervistën e dhënë sot në mbrëmje për “Ora News” ka deklaruar se “opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma tha se partitë të largohen nga pozitat e të fort...
Gazetarja Esiona Konomi është përplasur me nënkryetaren e Komisionit të Integrimit Senida Mesi, teksa ishin të ftuara në studion e lajmeve të Report TV, në lidh...
TIRANË- Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush...
BRITANI- Media britanike “Off Guardian” në një shkrim të fundit që ia kushton Shqipërisë, hedh akuza të forta kundër qeverisë së Edi Ramës. Duke shkruar për kri...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me të disa të rinj të në Farkë, në njësinë administrative nr. 12.Duke komentua...
BERLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Gjermani në kuadër të Samitit të Berlinit, zhvilloi edhe një takim me nënkryetarin e Grupit Parlamentar ...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bedri Hoxha ka shpallur kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e bashkisë Klos, e qarkut Dibër. Në një...
TIRANË- Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka komentuar vendimin e kryeminsitrit Rama, pasi refuzoi titullin “Qytetar Nderi”, nga Bashkia e Dibrë...