LIVE UPDATES
Sport

Paralajmërohet “tërmet” në Kosovë, kryetari Ademi nuk përjashton as trajnerin Shalandes

19 Nëntor 2020, 21:41 Nga DOSJA
Paralajmërohet “tërmet” në Kosovë, kryetari

PRISHTINE – Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka konfirmuar se do të ketë ndryshime në të gjitha grupmoshat e përfaqësueses së Kosovës. Postin e përzgjedhësit nuk e ka të sigurt as Bernard Challandes. Kryetari Ademi në një intervistë dhënë të enjten për “Kohën” ka thënë se do të analizohen puna dhe rezultatet e arritura deri tash në të gjitha grupmoshat para se të marrin vendime përfundimtare. Ka shtuar se vazhdimi i kontratës do të varet nga rezultatet.

Në fakt rezultatet kanë munguar në të gjitha grupmoshat e po ashtu edhe nga përfaqësuesja A e udhëhequr nga Shalandes. Kosova humbi mundësinë për t’u kualifikuar në kampionatin evropian nëpërmjet “play-off”-it të edicionit të parë të Ligës së Kombeve, derisa në edicionin e dytë, vetëm të mërkurën siguroi qëndrimin në Ligën C. Serisë negative prej dhjetë ndeshjeve pa fitore i dha fund ndaj Moldavisë, të cilën e mposhti në Prishtinë me rezultatin minimal, 1-0.

Para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut trajnerit zviceran iu rinovua kontrata edhe për dy vjet. Por, Ademi ka shtuar se kontrata edhe mund të prishet. “Assesi nuk jam pishman që e kemi nënshkruar kontratën e re. Është dashur në atë kohë, sepse pa kontratë nuk do të hynim në këtë fazë. Kemi bërë mirë që kemi nënshkruar kontratë, por nuk do të thotë që kontrata të mban në jetë për gjithçka. Trajnerët i mbajnë në ekipe rezultatet. Tash është gara në Botëror dhe të shohim shortin në dhjetor dhe në cilin grup do të jemi, të shohim ndeshjet fillestare. Edhe ai është i ndërgjegjshëm dhe e di që kur nuk ka rezultate, ose nuk ka më çka të japë, largohet, ashtu siç ndodh edhe në shumë shtete apo klube. Kompromis ne mund të bëjmë nëse ka nevojë, edhe pse unë nuk mendoj absolutisht për ta shkarkuar apo ndonjë gjë tjetër”, ka thënë Ademi.

Por Ademi ka thënë se për të bërë një analizë të rezultateve të deritashme do të takohet me Shalandesin, siç ka thënë ai, në një kohë të përshtatshme. “Do të bëjmë gjithë analizën e kësaj gare, ai tri ndeshje nuk ka qenë për shkak të Covid-it. Sikur të ishin edhe këto tri ndeshjet e fundit do të kishim pasqyrë më reale. Do të takohemi në një kohë më të mirë dhe do të ketë analizë, se cila është arsyeja e kësaj situate dhe secili do të mbajë përgjegjësitë e veta. Qëndrimi është i sigurt, por jo garanci. Tash për tash nuk kemi ndonjë mendim të lëvizim nga pozicioni”, është shprehur Ademi.

Ademi hedh poshtë zërat se situata në ekipin përfaqësues është e keqe dhe se ka përçarje brenda grupit. Thotë se secili lufton për njëri-tjetrin në fushë. Por, mungesat e shumta nga ndeshja në ndeshje shkaku i Covid-it dhe lëndimeve kanë qenë të theksuara dhe kanë ndikuar në rezultate, thotë ai. “Kam dëgjuar se ka pasur edhe kacafytje, gjë që nuk ka ndodhur, përveç gjestit të Bernard Berishës që dihet publikisht. Por, e mbaj përgjegjësinë e plotë për këtë që po them. Hidhërime ka pasur, ndodh ajo edhe në ndeshje të tjera se ‘pse nuk e gjuajte topin’. Ka qenë gjithçka njëjtë, si nga Federata ashtu edhe puna në përfaqësuese”, ka theksuar Ademi.

Në fakt, së fundi ka pasur zëra se përzgjedhësi i U-21 të Kosovës, Rafet Prekazi, nuk do t’i vazhdohet kontrata. Nga Ademi nuk është pohuar e as mohuar largimi i tij. Por, ka shtuar, se për punën në të gjitha grupmoshat do të ketë analizë veç e veç. “Nuk kemi biseduar me asnjë trajner aktual. Kontratat u skadojnë në dhjetor, por vazhdojnë të jenë deri në një vendim tjetër. Do të matet secili me rezultate dhe mund të them se mund të ketë ndryshime. Të gjitha kontratat do t’i shqyrtojmë në fund si nga A-ja dhe të tjerët. Ata që mendojmë se kanë pasur rezultat do të vazhdojnë, derisa do të ketë edhe ndërrime. Nuk është punë e përhershme posti i trajnerit. Atë post e ruan trajneri që ka rezultate dhe sigurisht do të mundohemi ta bëjmë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, ka thënë Ademi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bernard berisha bernard shalandes greqia kosova kryetari agim ademi nations league perzgjedhesi i kosoves u-21 sllovenia bernard berisha bernard shalandes greqia kosova kryetari agim ademi nations league perzgjedhesi i kosoves u-21 sllovenia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës