Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Krizë në dashuri! Jo çdo gjë shkon siç duhet, parashikimi i horoskopit
27 Tetor 2021, 05:10Nga DOSJA
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Në dashuri, këtë të mërkurë jo gjithçka shkon ashtu siç do të dëshironit. Ju dëshironi të testoni partnerin/en për të parë se si reagon. Në punë, është më mirë të mos ecni me ngut, bëni edhe pak durim dhe kini kujdes në çështjet që lidhen me financat!
Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Pushtime të reja në dashuri, dita e mërkurë duket premtuese, por nëse tashmë keni një histori, qetësohuni sepse gjithçka po shkon mirë. Në punë ka probleme kontraktuale për t’u zgjidhur, ndoshta diçka ka ndryshuar në krahasim me të shkuarën!
Binjakët Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor Qielli është premtues dhe çiftet që kanë pasur një krizë mund të marrin frymë të lehtësuar, gjërat po stabilizohet duke shkuar në ujërat e veta tek ata që kanë kohë të lidhur. Në punë, Jupiteri është i favorshëm dhe hap perspektiva të reja!
Gaforrja Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik Nëse jeni të interesuar për një person, ka ardhur koha të flisni me zemër të hapur, me qartësi, pra t’ia thoni gjërat troç siç i ndjeni. Në punë jeni pak të lodhur, por Marsi nga data 30 tetor do të rikthehet në anën tuaj!
Luani Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht Në dashuri është koha për të zgjidhur problemet, veçanërisht ato të lindura në çiftet që janë prej një kohe të gjatë së bashku. E premtja do të jetë një ditë përballjeje. Në punë keni shumë gjëra për të bërë, por pak kohë në dispozicion!
Virgjëresha Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator Në dashuri, ata që janë në krizë duhet të bëjnë një bilanc të situatës, të bëjnë kompromis dhe të sqarojnë gjërat me dialog. Në punë, periudha është premtuese dhe deri në fund të muajit idetë tuaja do të jenë të pëlqyera tek eprorët nëse jeni punëmarrës!
Peshorja Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor Në dashuri, kini kujdes nga fjalët që thoni sepse disa gjëra që mund të shprehni mund të shkaktojnë keqkuptime. Në punë, po ashtu duket të ketë siklete, diçka nuk po shkon ashtu siç do të dëshironit. Por faji nuk është i juaji!
Akrepi Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor Hëna dhe Dielli janë në anën tuaj, jeni shumë simpatik dhe mund të keni një takim të veçantë. Në punë vijnë sprova të reja, mes tyre edhe detyra e përgjegjësi të reja!
Shigjetari Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor Në dashuri është koha për t’u sqaruar, përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë lidhjes suaj. Në punë, lajme të mira për të ardhmen, do të përjetoni një kënaqësi të madhe!
Bricjapi Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar Mjaft me debate në dashuri, ato thjesht mund t’ju prishin ditën e madje dhe javën. Në punë nuk ka ndryshime të mëdha, por po hidhni hapa domethënës drejt të ardhmes!
Ujori Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt Në dashuri, nëse ka probleme, është më mirë t’i sqaroni të mërkurën mos prisni për të enjten. Në punë bëhuni më diplomatik, gjithçka po shkon mirë, por kujdes nga fjalët. Peshojini mirë para se t’i përdorni, mund të prishni diçka!
Peshqit Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars Në dashuri nëse mund të prisni bëni mirë t’i shtyni diskutimet deri në 5 nëntor për të folur dhe sqaruar më mirë gjërat. Në punë, përmirësime do të vijnë, vazhdoni kështu.
Lokalet e kryeqytetit nuk na janë dukur më plot, në këto ditë vjeshte, ndonëse të gjitha (thuajse) kanë reflektuar një rritje të çmimit të kafesë.Kostoja...
TIRANË– Territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve gjatë gjithë ditës së sotme.Sipas MeteoAlb pjesa tjetër e vendit do të paraqitet...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka është përplasur në distancë me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Në një postim në rrjetet socia...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rrëfyer historitë e ‘thyerjes’ së aplikacioneve me të cilët komunikonin grupet kriminale.I ftuar në “Opi...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar ngjarjet e ndodhura në vendin tonë ditët e fundit. E ftuar në ‘A show’, Lala tha se ngjarja në Krujës ës...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se në Shqipëri ka ardhur edhe një program që mundet të përgjojë Whatsappin. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se në Tiranë ka shumë bare e restorante që kanë si prioritet sigurinë për shkak të personave...
BURREL– Të burgosurit në burgun e Burrelit pretendojnë se po u ushtrohet presion nga nga stafi dhe Drejtoria e Pëgjithshme e Burgjeve pasi prej gjashtë di...
SHKODËR- Padyshim që dhënia e parave me fajde është një nga fenomenet që po gëlon në tregun e zi dhe rolet janë si më poshtë. Individë që nuk justifikojnë ...