Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka miratuar rregulloren që do të vendosë certifikatën dixhitale të BE-së ndaj Covid-19, ose lejën e gjelbër, e cila do të hyjë në fuqi në 1 Korrik.
Plenari e miratoi atë me 546 vota pro, 93 kundër dhe 51 abstenim(shtetas të BE) dhe me 553 pro, 91 kundër dhe 46 abstenim (shtetas të vendeve të treta që banojnë në BE).
Sipas Euractiv, certifikata do të lëshohet falas nga autoritetet kombëtare dhe do të jetë në dispozicion në format dixhital ose letër me një kod QR. Dokumenti do të vërtetojë që një person është vaksinuar kundër koronavirusit ose ka bërë një test të fundit me rezultate negative ose se është rikuperuar nga virusi.
Në praktikë, këto janë tre certifikata të dallueshme. Një kornizë e përbashkët e BE-së do t’i bëjë certifikatat të përputhshme dhe të verifikueshme në të gjithë Bashkimin Evropian, si dhe parandalimin e mashtrimit dhe falsifikimit. Sistemi do të zbatohet nga 1 korrik 2021 dhe do të mbetet në fuqi për 12 muaj. Certifikata nuk do të përbëjë një parakusht për lëvizjen e lirë dhe nuk do të konsiderohet si një dokument udhëtimi.
Gjatë negociatave midis institucioneve, eurodeputetët morën një marrëveshje që përcakton se shtetet e BE-së nuk do të jenë në gjendje të vendosin kufizime të mëtejshme të udhëtimit për mbajtësit e certifikatave, të tilla si karantina, vetë-izolimi ose testimi, “përveç nëse ato janë të nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur shëndetin publik”.
Do të jetë në dorën e Shteteve Anëtare që të vendosin nëse do të pranojnë gjithashtu çertifikata për vaksinat e autorizuara sipas procedurave kombëtare ose për vaksinat e listuara nga OBSH për përdorim urgjent. Teksti tani do të duhet të miratohet zyrtarisht nga Këshilli dhe të botohet në Gazetën Zyrtare, për hyrjen në fuqi dhe zbatimin e menjëhershëm nga 1 Korrik 2021.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRUKSEL- Komisioni Evropian çoi Poloninë dhe Çekinë në gjykatë të Mërkurën për ligjet e tyre që ndalojnë qytetarët nga vendet e tjera të BE-së të ...
SHBA– Presidenti i SHBA-së, Joe Biden niset për në Britani sot në udhëtimin e tij të parë jashtë që prej marrjes së detyrës, një mision tetë-ditor për të ...
EL SALVADOR- El Salvador është bërë vendi i parë në botë që klasifikon zyrtarisht Bitcoin si monedhë ligjore. Kongresi miratoi propozimin e Presidentit, Nayib B...
BRUKSEL- Takimi mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç do të mbahet në 15 qershor në Bruksel. Këtë e ka bë...
TURQI- Turqia e ka cilësuar si të drejtë vendimin për burgim të përjetshëm të kriminelit serb të luftës në Bosnje & Herzegovinë, Ratko Mlladiç. Në nj...
GJERMANI- Deputeti gjerman, Michael Roth ka komentuar dënimin me burgim të përjetshëm të ‘kasapit’ të Bosnjes, Ratko Mlladiç. Në një postim n...
ITALI- Ditën e djeshme, Karabinierët e Bërthamës Operative dhe Radiomobile të Compagnia di Mestre në Itali përfunduan një aktivitet hetimor, i cili filloi në vi...
HAGË- Mbrojtësja e viktimave në Hagë, Annie Puess ka kërkuar që të vizitojë vendin ku ish-kreu i UÇK-së, Salih Mustafa akuzohet se ka kryer krime lu...
KINË– Elefantët e famshëm që ecin nëpër Kinë janë ndalur për një përgjumje të merituar.Tufa ka qenë duke ecur në vend për rreth 15 muaj në një udhëti...
ITALIA– Policia Rrugore e Arezzos në Itali arrestoi një trafikant droge, të cilit ‘iu gjetën 21 gram kokainë tashmë të ndarë në 42 doza të gatshme p...