LIVE UPDATES
Editorial

Pas Bajramit, do të hapen Portat e Ferrit

29 Korrik 2020, 05:11 Nga DOSJA
Pas Bajramit, do të hapen Portat e Ferrit

Të gjitha janë thënë. Është e pamundur që të gjendet edhe ndonjë fjalë më tepër për t’i bindur qytetarët se çfarë duhet të bëjnë, ose çfarë nuk duhet të bëjnë, për t’u mbrojtur nga COVID-19. Pastroni duart sa më shpesh, mbajeni distancën e duhur sociale, mbajini maskat.

Kaq. Kushdo që i ndërmerr këto masa kaq të thjeshta, kaq esenciale, i ka siguruar vetes dhe familjes një mbrojtje të duhur. Mirëpo, si duket, nuk po kuptohemi. Teorikisht Qeveria i ka marrë masat e duhura, kurse praktikisht një numër i madh i qytetarëve nuk po i përfill ato.

Po vazhdojnë dasmat, po vazhdon komunikimi i afërt dhe si rrjedhojë qendrat spitalore janë buzë kolapsit. Siç edhe e kemi parë tash, pacientët po shtrihen për t’u trajtuar nëpër korridore. Nëse ky trend vazhdon, atëherë do të mbushen edhe korridoret dhe pacientët do të shtrihen nëpër oborre të klinikave. Këtë film e kemi parë në shtete shumë më të fuqishme sesa ky i yni, bie fjala në Itali e Spanjë.

Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj se si kemi vendosur të hapemi, pas një ngujimi disamujor në pranverën e hershme. Të bindur që tashmë më e keqja ka kaluar, e vazhduam jetën sikur në vitin 2019. Pak a shumë njësoj vepruan edhe shtetet tjera në rajonin e Ballkanit. Prej “nuk bën” te “bën” nuk patëm asgjë në mes. Shto këtu edhe zërat prej anash që “virusi nuk ekziston”, të cilët ishin një muzikë e duhur për njerëzit që dëshironin të përfundonte ky ankth. Mirëpo, ky ankth nuk ka përfunduar.

Përkundrazi duket që jemi mu në epiqendër. Autoritetet morale botërore nga mjekësia janë të bindur që rikthimi i virusit gjatë këtyre javëve të fundit nuk është madje as vala e dytë e tij. Është thjesht vazhdim i valës së parë. Sipas tyre, gjatë muajve të vjeshtës bota duhet të përgatitet për stuhinë kryesore.

Kjo edhe nisur prej asaj se çfarë kishte ndodhur para 100 vjetësh, në atë që njihet si influenza spanjolle, që ua kishte marrë jetën 50 -100 milionë njerëzve. Në atë kohë vjeshta ka qenë shumë më tragjike sesa vetë pranvera. Shkencëtarët besojnë që gjatë vjeshtës, kur edhe rikthehen viruset sezonale, një përzierje e COVID-it me ta do të shkaktojë kaos total.

Ne ende jemi në muajt e verës, kurse gjendjen e kemi pothuajse të papërballueshme. Njerëzve u është sosur durimi dhe nuk duan të dëgjojnë për restriksione. Qeveria me një reputacion më të keq sesa edhe vetë COVID-i po prashit në ujë. Kurse opozita duket e kënaqur që ky koalicion po fundoset. Ky është një teatër absurd që po ndodh para hundëve tona.

Mirëpo, nëse dikush po mendon që tashmë e kemi arritur pikun dhe se po e shohim më të keqen, e ka gabim. Raportimet se shumica e kanë kaluar virusin dhe se tash jemi afër një lloj imuniteti kolektiv janë të paqëndrueshme. Janë thjesht hamendësime joshkencore.

Disa teste serologjike të kryera nga komuna e Prishtinës tregojnë që shumë pak prej nesh kemi krijuar imunitet, çfarë do të thotë se nuk jemi afër për ta parë syrin e ciklonit të uraganit. Mirëpo, kështu si janë gjërat, po shkojmë drejt tij sikur cjapi te kasapi.

Në pranverën e hershme e patëm arritur një marrëveshje shoqërore të pashkruar që këtij syrit të ciklonit t’i shmangeshim sa më shumë që të ishte e mundur. Pra të kalonim nëpër uragan, sepse do të ishte e pamundur që të mos kalonim, por t’i binim më në periferi të tij.

Tash ajo marrëveshje është shkelur prej të gjitha palëve. Është një kakofoni totale. Pra, perspektiva është mjaft e zymtë, që të mos themi e pashpresë. Virusi është lënë në gjendje të lirë për ta bërë punën e tij, çfarë është edhe dëshira e tij. Nëse vazhdohet kështu, pra nëse nuk i vihet një pengesë e fuqishme në rrugë, do ta provojmë edhe praktikisht brutalitetin e tij të plotë. Do të shndërrohemi në nasihat për pjesën tjetër të botës.

Bota do ta marrë shembull mënyrën se si Suedia e ka trajtuar virusin, duke llogaritur në ndërgjegjen qytetare, se si pjesa tjetër e BE-së e ka trajtuar atë, ku shteti ka bërë kufizime dhe qytetarët janë bindur dhe se si Kosova e ka bërë një gjë të tillë, Qeveria dhe qytetarët e së cilës nuk kanë arritur as të komunikojnë me njëri-tjetrin e gjithashtu ndërgjegje nuk ka pasur asnjëra palë. Prej rastit tonë ka mundësi që do të mësojë shumëkush, kurse ne do të pësojmë.

Nisur prej kësaj që u tha më lart, a i bie që tash çdo gjë ka marrë fund?
Unë besoj që në parim e keqja nuk njeh fund. Situata është shumë e keqe, por gjithashtu mund të bëhet shumë më keq. Si mund të bëhet më keq sesa tash?

Nëse për Festën e Kurban Bajramit, që e kemi para vetes, qytetarët vendosin të qarkullojnë prej një dere në një tjetër pa kurrfarë kontrolli, siç kishte ndodhur për Fitër Bajram. Atëherë gjasat janë që do të hapen Portat e Ferrit. Prandaj, për ta parandaluar një skenar të tillë ekstrem, Qeveria duhet urgjentisht që për disa ditë me radhë ta bllokojë jetën në vendin tonë.

Duhet të ndalohet liria e qarkullimit, duhet të vendoset ora policore. Dhe një gjë e tillë nuk duhet të bëhet vetëm në rrafshin teorik. Policia duhet të shkojë në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo rrugë dhe rrugicë për t’i implementuar masat. Tjetër shpresë nuk ka. Ose do ta ndjekim logjikën e Labit, ose të shkencës. Kjo e fundit kërkon impenjim, rigorozitet dhe forcë të ligjit.

Në anën tjetër, logjika e të parit është logjikë tradicionale, që përfundon me një ofshamë dëshpëruese “në dorë të Zotit”. Gjasat janë që as Zotin nuk do ta kemi me vete, nëse sillemi kështu.

Thuhet që gjatë një përmbytjeje të madhe, një qytetar që besonte në Zot kishte mbetur në maje të kulmit të shtëpisë, kur uji e kishte gllabëruar çdo gjë rreth tij. Një fqinj i tij, që e kishte pasur një varkë të vogël, i kishte shkuar në ndihmë, duke i thënë atij që të zbriste sepse do ta ndihmonte. “Jo, jo, vazhdo ti, sepse unë po i lutem Zotit, ai do të më ndihmojë”.

Nuk kishte vonuar shumë dhe atij i kishte shkuar në ndihmë një qytetar tjetër që e kishte pasur një anije me motor. “Kërce prej kulmit, të shpëtoj unë”, i kishte thënë ai. Edhe këtij ia kishte dhënë përgjigjen e njëjtë. I kishte thënë të largohej, sepse ai po i lutej Zotit dhe Ai do ta ndihmonte.

Pak më vonë kishte arritur edhe një ndihmë me helikopter. Përgjigja kishte qenë e njëjtë. Nuk kishte vonuar dhe niveli i ujit kishte mbërritur mbi kulm dhe ai qytetar u mbyt.

Në botën tjetër ai u takua me Zotin dhe e kishte mundësinë që ta diskutonte me të situatën tragjike. “Zot, unë kisha besim në ty, por ti nuk më shpëtove. Nuk po e kuptoj pse?”

“Unë ta dërgova ty një varkë, ta dërgova një anije më motor dhe ta dërgova edhe një helikopter. Çka prite tjetër gjë”, iu përgjigj Zoti.

Ne deri më tash i kemi refuzuar shumë mundësi. Ndoshta na ka mbetur vetëm edhe helikopteri.

Marrë nga Gazetaexpress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial berat buzhala berat buzhala

Sondazh

Poll
Editorial 27 Korrik 2020, 07:31

Ujdia për borxhet – shembull i gabuar i BE

Narrativa të duket logjike. Një fond rimëkëmbjeje do t’i japë sërish forcë Bashkimit Europian në emergjencë ekonomike për shkak të pandemisë së Coronës dh...

Editorial 25 Korrik 2020, 07:13

Trumpi nxitës i dhunës dhe shpëtimtar!

Për Donald Trumpin situata nuk duket aspak mirë. COVID-19 në SHBA po përhapet me shpejtësi mjaft të madhe. Numri i të infektuarve po rritet, sallat me trupat e ...

Editorial 25 Korrik 2020, 05:45

Kujt i Mbeti Dopio Gjashta?

TIRANË- Lëvizja e fundit e kreut të opozitës Basha për hapjen 100%  të listave , ka lënë të surprizuar përveç  kundërshtarit të tij polititik  edhe ...

Editorial 23 Korrik 2020, 13:05

Pse Rama ka të drejtë për opozitën

TIRANË- Thënia që ka zgjedhur këtë herë, nga propozimet e stafit për rubrikën tematiko-dëfryese “thënia e ditës”, flet më shumë për vetë Edi Ramën se për o...

Editorial 22 Korrik 2020, 19:26

Rënia e Fasadës

Në këtë kohë pandemie ku mbajtja e maskës është një detyrim për të gjithë madje edhe për qeveritarët, janë pikërisht këta të fundit që me veprimet e tyre e kanë...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri