LIVE UPDATES
Editorial

Absurditeti i një PPP dhe efekti i tij në shëndetin e qytetarëve

24 Korrik 2020, 10:24 Nga DOSJA
Absurditeti i një PPP dhe efekti i tij në shëndetin e

Partneriteti Publik Privat (PPP), në formën e dhënies në koncesion të një shërbimi publik një operatori privat, është një temë e debatuar gjatë në aspektin ekonomik, politik, financiar etj.

Ky lloj koncesioni mund të justifikohet në ato raste kur investimi është mjaft i madh dhe buxheti i shtetit nuk i ka mundësitë financiare dhe njerëzore t’i mbulojë ato, siç është rasti i ndërtimit të aeroporteve, centraleve energjetike apo rrugëve të mëdha.

Ndryshe qëndron problemi kur koncesioni është në fushën e shëndetit të qytetarëve. Këtu ngrihen shumë pikëpyetje, që kërkojnë një diskutim të gjerë dhe shumëplanësh, në radhë të parë kërkojnë mendimin e ekspertëve të fushës. Shëndeti është një e mirë publike esenciale, për të cilën qytetarët investojnë direkt nëpërmjet sigurimeve shëndetësore. Në radhë të parë shtrohen pyetjet parimore:

A është e drejtë që një shërbim shëndetësor publik t’i jepet një koncesionari privat, i cili do të kujdeset në radhë të parë që shërbimi, të cilin ai jep, t’i kthejë një fitim të garantuar, që do të shkonte në favor të interesit të përgjithshëm nëse shërbimi do të ishte publik?

Së dyti, në koncesionet në shëndetësi, a është investimi kaq i madh sa të mos përballohet nga shteti? Në rastin e koncesionit të laboratorëve spitalore publike, përgjigjja është e qartë që jo, sepse dihet mirë që pajisjet laboratorike nuk kanë vlera të larta dhe në shumicën dërmuese operatori prodhues apo tregtues i një sistemi diagnostikues i jep aparaturat falas në përdorim kur ai ka një masë sinjifikative të xhiros nëpërmjet shitjes së materialeve të konsumit dhe të reagjentëve.

Së treti, koncesioni mund të justifikohet kur nuk ekzistojnë njohuritë ose/dhe kapacitetet njerëzore për të realizuar një shërbim. Në rastin e koncesionit të laboratorëve, as ky kusht nuk ekziston, pasi dihet mirë që në vendin tonë kemi një masë shumë të kualifikuar specialistësh të lartë dhe të mesëm në fushën e Mjekësisë Laboratorike.

Së katërti është dhe argumenti financiar. Deri tani, shteti ka harxhuar më pak se 1 milion euro në vit për laboratorët spitalorë në të gjithë vendin. Parashikohet që shuma që do t’i paguhet koncesionarit çdo vit për analizat e kryera nga ai, mund të shkojë deri në 8-10 milionë euro. A nuk do të ishte më mirë që këtë investim ta realizonte vetë shteti, i cili vetëm duke 3-fishuar apo 4-fishuar shpenzimet e deritanishme vjetore, mund të arrinte një standard dhe gamë analizash të ekzaminimeve laboratorike të njëjtë ose më të lartë sesa koncesioni, duke kursyer pagesën plus të fitimit të koncesionarit?

Një problem tjetër i rëndësishëm në këtë koncesion qëndron në faktin se drejtimi i laboratorëve kalon nga profesionistët e mjekësisë në një operator tregtar shërbimi siç është koncesionari i vetëm, që do ta ketë monopolin për këtë shërbim. Shqetësim i veçantë është këtu garantimi nga ana profesionale i gamës dhe cilësisë së ekzaminimeve laboratorike, që mbulon koncesionari. Në kontratën e tij parashikohet të realizohen 164 lloje ekzaminimesh laboratorike. Por dihet se Mjekësia Laboratorike është shtylla kryesore e diagnostikës mjekësore dhe të paktën 70% e çdo diagnoze realizohet vetëm nëpërmjet ekzaminimeve laboratorike, të cilat rriten në mënyrë të vazhdueshme në kohë, si në numër, ashtu dhe në kompleksitetin e tyre.

Spitalet e sotme në botë kanë në listat e tyre më tepër se 1000 lloje të ndryshme ekzaminimesh laboratorike diagnostikuese. Sipas kontratës se koncesionit, koncesionari mund t’i shtojë çdo vit vetëm 5 ekzaminime të reja listës prej 164 lloje ekzaminimesh që ai duhet të kryejë. Pra, atij do t’i duheshin 100 vjet për t’iu afruar nevojave reale të një spitali modern për këto ekzaminime.

Një problem tjetër i rëndësishëm është fakti se i gjithë personeli mjekësor laboratorik do të jetë nën varësinë e plotë të koncesionarit dhe nuk do të ketë më asnjë mundësi aktiviteti jashtë interesit të tij.

Shqetësim të veçantë përbëjnë këtu Shërbimet Universitare Laboratorike, të cilat janë qendrat e vetme në vend ku mund të kryhet aktivitet shkencor dhe zhvillues në dobi të pacientëve dhe formimit të mjekëve të rinj. Këtu ka dhe shërbime unike për të gjithë vendin, si për shembull Shërbimi i Imunologjisë, i cili kryen ekzaminime të specializuara për realizimin e transplanteve, diagnozën e sëmundjeve të gjakut, reumatizmit, sistemit imunitar etj., ekzaminime të cilat nuk kryhen në asnjë laborator tjetër publik apo privat në vend. Në listën zyrtare të tij, ky shërbim përfshin 74 lloje të ndryshme ekzaminimesh imunologjike. Nga këto, vetëm 11 ekzaminime janë në listën e koncesionit dhe i gjithë personeli, si dhe të gjithë asetet e tjera të Shërbimit të Imunologjisë, duhet të shkojnë vetëm në funksion të këtyre 11 analizave, duke lënë jashtë ekzaminime të tjera imunologjike të domosdoshme për pacientët në nevojë.

Shtrohet pyetja, kush do t’i realizojë këto ekzaminime që nuk janë në listën e koncesionit dhe që janë të domosdoshme për pacientët? Nëse koncesionari do të fuste, sipas kontratës, 5 ekzaminime të reja çdo vit, do të duheshin 15 vjet për të realizuar gamën minimale të ekzaminimeve imunologjike të nevojshme për pacientët.

Një aspekt i rëndësishëm i aktivitetit të Shërbimeve Universitare është ai kërkimor dhe edukues. Shkenca mjekësore laboratorike është në evolucion e dinamikë të vazhdueshme dhe çdo vit në botë dalin ekzaminime të reja diagnostuese, ndërkohë që analiza të tjera vjetërsohen dhe bëhen shpesh të panevojshme. Nëse i gjithë personeli i shërbimit vihet në vartësi ekskluzive të koncesionarit për vetëm ato analiza që mbulon ai siç parashikon kontrata, atëherë nga kush dhe si do të realizohet aktiviteti kërkimor, zhvillues dhe edukues, që janë aspekte të rëndësishme të Shërbimeve Universitare?

Është për të ardhur keq që një shërbim i specializuar unikal si Shërbimi Universitar i Imunologjisë duhet të spostohet nga një hapësirë prej 350 metra katrorësh, ku ai e ushtron aktualisht aktivitetin, në më pak se 40 metra katrorë që i vë në dispozicion koncesionari. Sigurisht që këtu nuk mund të flitet më për kushte aktiviteti normal dhe aq më tepër për akreditim apo certifikim aktiviteti. Pra, për autoritetet vendimmarrëse, është më e rëndësishme zbatimi i kontratës koncesionare sesa interesi i shëndetit të qytetarëve.

Rëndësia e mbështetjes së fortë të laboratorëve publikë diagnostikues dhe kërkimorë doli në pah së fundmi në pandeminë aktuale nga COVID-19. Shtetet që kishin një sistem publik mjekësor të fuqishëm dhe të mbështetur mirë si, p.sh. Gjermania, Vendet Nordike, Japonia apo Kina, patën një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj pandemisë. Vende të tjera, edhe pse të fuqishme, si p.sh, SHBA, por që e kishin lënë deri diku pas dore mbështetjen e sistemit publik shëndetësor në favor të atij privat, reaguan në mënyrë të vonuar dhe të ngadalshme ndaj pandemisë. Edhe në Shqipëri, nëse sistemi laboratorik publik nuk do të ishte i bllokuar nga procesi i koncesionit privat, realizimi i testimeve virale apo dhe i ekzaminimeve të ndryshme laboratorike do të ishte shtrirë më gjerë në territor duke ndikuar pa dyshim në kontrollin më të mirë epidemiologjik të infeksionit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Editorial 23 Korrik 2020, 13:05

Pse Rama ka të drejtë për opozitën

TIRANË- Thënia që ka zgjedhur këtë herë, nga propozimet e stafit për rubrikën tematiko-dëfryese “thënia e ditës”, flet më shumë për vetë Edi Ramën se për o...

Editorial 22 Korrik 2020, 19:26

Rënia e Fasadës

Në këtë kohë pandemie ku mbajtja e maskës është një detyrim për të gjithë madje edhe për qeveritarët, janë pikërisht këta të fundit që me veprimet e tyre e kanë...

Editorial 21 Korrik 2020, 12:21

Ujdia e samitit, kthesë epokale në BE

GJERMANI- Katër ditët e fundit të samitit të BE ishin të vështira. Megjithatë në fund të tyre u arrit një ujdi e fortë. E kjo vlen të përmendet. Madje krahasuar...

Editorial 20 Korrik 2020, 07:47

Kina në kurs konfrontimi me SHBA

Mes SHBA dhe Kinës ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo për grindjen territoriale në Detin Jugor Kinez e ...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër