Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha për lëvizjen e tij ‘Foltorja’. Vetë Spaho e ka bërë të ditur këtë vendim përmes një shkrimi të postuar në ‘Facebook’. Spaho shkruan se ‘Foltoren’ e mbështet për shkak të ideve, frymën e lirisë dhe kohezionin që shpërndan. Më tej, Spaho thotë se Partia Demokratike ka nisur mandatin e ri sipas shprehjes ‘sezoni i ri avazi i vjetër’.
POSTIMI:
Te nderuar demokrate dhe demokratë, PD eshte ne gjendje shume kritike pas zgjedhjeve te 25 Prillit dhe zhvillimeve te mevoneshme. Bunkerizimi i Partise eshte semundja me e rende qe na ka zene dhe per kete fajtore jemi te gjithe, ne qe kemi drejtuar edhe me shume. Hapja e Partise, debati midis nesh, kolegjialiteti ne vendimarrje dhe vecanerisht degjimi i antaresise jane rruga e vetme per te dale nga kriza dhe shpetuar PD. Jane keto arsyet qe me shtyjne te mbeshtes dhe marr pjese ne “Foltoren” e organizuar ne qytete te ndryshme te vendit.Une “Foltoren” nuk e perkrah per emocion, por per idete, frymen e lirise qe shperndan dhe kohezionin. PD eshte aset i çmuar, qe me se pari i perket demokrateve te cdo niveli, te cilet duhet te ndihen te perfaqesuar.Te nderuar miq, Mandati i trete ne opozite per fat te keq ka nisur sipas shprehjes “sezoni i ri avaz i vjeter”.
Kemi nevoje per nje platforme te miremenduar se si do ta mundim Edi Ramen ne zgjedhje. Platforma nuk imponohet, ajo diskutohet me ata qe do e zbatojne dhe me pas miratohet ne organet drejtuese te PD. E njejta gje vlen dhe duhet zbatuar edhe per reformat qe synohet te ndermerren.
Ne keto kohe te veshtira, PD me shume se gjithcka, ka nevoje per lidership. Lidershipi duhet ti dale per zot sfidave, te mbroje vendimet qe merr dhe te jete ne krye te antaresise per ti cuar ata ne fitore.PD duhet te permiresoje thellesisht organizimin e saj. Ne nuk mund te kthehemi ne pushtet me dege pa kryetare, me kryetare pa ushtare apo me ushtare te lene te demoralizuar, te braktisur apo te vetmuar nga humbja e 25 Prillit. Strukturat e PD nuk mund ti therrasim vetem per zgjedhje te pergjithshme, vendore apo partiake.Ne kemi nevoje te rikonceptojme marredheniet me miqte tane nderkombetare. Per kete duhet te pranojme gabimet qe kemi bere vitet e fundit. Miqesia me ta nuk mund te jete konjukturale apo e interesave te castit. Partia Demokratike u themelua nga themeluesit e saj si proamerikane, ka jetuar si e tille dhe do te jete edhe ne te ardhmen proamerikane. Gjithshka per nje PD te bashkuar, te forte e te hapur per te garantuar fitoren e saj dhe qytetareve shqiptare.
Nard Ndoka, Flamur Noka dhe Bujar Nishani janë të tjerë politikanë që iu janë bashkuar turit të Berishës në qytetet e Shqipërisë. Dy ditë më parë Berisha mbajti takimin e katërt me demokratët në Durrës, ndërsa ka paralajëmruar të pestin në Shkodër, në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha.
Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Gjashtë vende në tri ditë: Me turin e vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan të gjithë të anëtarësohen në BE, presidentja e Komisionit të BE-së Ursu...
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu kështë përplasur me analistin Preç Zogaj mbrëmjen sootme. I ftuar në “Opinion”, Zogaj po komentonte përplasje...
TIRANË– Agron Gjekmarkaj, deputeti i Partisë Demokratike ka deklaruar se do të largohet nga kjo parti nëse ish-kryeministri Sali Berisha do ta mundë ...
TIRANË– Ish-Presidenti i Shqipërisë dhe ish-kryetari i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka deklaruar se ish-kryeministri Sali ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka ftuar sërish Opozitën që të ulet në dialog me ta për reformën Territoriale,...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka zyrtarizuar mbështetjen e tij ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në Top Neës, Ndoka bëri...
TIRANË– Aktori i humorit dhe anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Julian Deda ka publikuar një letër, përmes të cilës, sipas tij, kry...
TIRANË– Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja e opozitës bjelloruse deklaroi se të burgosurit politikë në Bjellorusi mund të strehohen në Shqipëri në të ...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ironizuar deklaratën e aktivistes e cila lëshoi akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Ba...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji ka deklaruar se ‘lufta e ftohtë’ mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim ...