Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërtimi, një sektor që nuk arriti ta lëkundte pandemia e COVID-19, ashtu sikurse ndodhi me shumicën e sektorëve në ekonomi, po vijon aktivitetin me ritme të njëjta.
Projekte të mëdha shumëkatëshE “hedhin shtat” në zemër të kryeqytetit çdo ditë, një pjesë të ngritura edhe nën petkun “brand name” për të përfituar nga lehtësitë e taksave. Por Tirana, po zgjerohet edhe më shumë në periferitë e saj. Tendenca e ndërtimit të vilave ka vazhduar edhe gjatë këtij viti dhe këtë e konfirmojnë edhe projektet e mbërritura pranë autoriteteve që kërkojnë marrjen e miratimeve të lidhura me mjedisin.
Konkretisht vetëm në muajin gusht janë paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tre projekte. Një prej tyre është ai i përqendruar në Farkë ku ndërtimi i vilave nga subjekte të veçanta ka nisur prej kohësh. “Lake Shore” ka aplikuar pranë Agjencisë duke dorëzuar një Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis paraprak për projektin e saj “Ndërtimin e kompleksit rezidencial me vila 1,2 dhe 3 katëshe me destinacion banim”.
Një tjetër projekt është ai për vila me mur rrethues dhe pishina në zonën e Petrelës nga “AS Construcsion”. Ky i fundit ka dorëzuar gjithashtu vlerësimin e ndikimit në mjedis paraprak për projektin që parashikon vila banimi me 1 dhe 2 kate me një kat nëntokë.
Një tjetër subjekt që ka kërkuar miratim nga AKM është Lulëzim Cenolli për ndërtim kompleks vilash me 2 kate dhe me mur rrethues në zonën e Vaqarrit në Prush. Në këtë rast AKM ka kërkuar informacion shtesë lidhur me projektin, një vendim që ka kaluar në fund të muajit gusht.
Këto janë vendime dhe projekte që kanë kaluar vetëm në periudhën gusht-shtator ndërkohë që përgjatë gjithë vitit ka pasur herë pas herë kërkesa nga subjekte për ndërtim vilash.
Ndërtuesit kanë konfirmuar për “Monitor” më herët se kjo tendencë për të ndërtuar vila lidhet me dy zhvillime. E para ka të bëjë me tërmetin e 26 nëntorit 2019 që goditi rëndë disa qarqe dhe ku pati disa dhjetëra humbje jete dhe e dyta ka të bëjë më pandeminë. Gjithmonë e më shumë qytetarët duan të jenë të distancuar./N.Maho
MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– One Telecommunications sjell për herë të parë në Shqipëri planet e komunikimit ULTRA UNLIMITED, me komunikim pa limit dhe shpejtësinë e internetit ...
“Digital Jobs Albania” është një nismë e re e Bankës Botërore që synon të ndihmojë gratë në Shqipëri të zgjerojnë aksesin ndaj mundësive për punësimi online dhe...
Enti Rregullator i Energjisë miratoi vetëm pak kohë më parë kriteret e cilësisë së furnizimit duke parashtruar në të detyrat që duhet të përmbushen nga operator...
Aplikimet rriten në shkollat kryesore të biznesit ndërsa studentët përballen me vështirësitë e pandemisë.Universiteti St Gallen në Zvicër ka kryesuar listën e...
Numri i abonentëve të telefonisë fikse ka rënë me 38% në dekadën e fundit.Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dëshmojnë zbehj...
Korriku dhe gushti kanë shënuar një dyndje të turistëve të huaj përmes charterave në vend, duke tejkaluar ndjeshëm edhe nivelet e parapandemisë.Krahas hyrjeve t...
Ndotja në qytetin e Elbasanit mbetet një fenomen shqetësues. Industritë në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik shtohen dita-ditës dhe si për rastësi, kush më pak...
Rimëkëmbja ekonomike është reflektuar dhe në ecurinë e të ardhurave buxhetore, që e kanë tejkaluar nivelin e parakrizës, ndërsa në raport me vitin pandemik 2020...
Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli fituesin për një nga rrugët që lidhet me Kardhiq-Delvinë me një kosto gati 1.1 milionë euro. Në procedurën ku morën pjesë kat...
Rritja e të ardhurave doganore për muajin gusht 2021 dhe periudhën 8-mujore kanë shënuar rekord historik, sipas të dhënave të publikuara nga Doganat.Të ardhurat...