E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
GJERMANI – Këshilli Federal i Gjermanisë (këshilli i 16 landeve, Bundesrat) miratoi sot konvertimin e patentateve të makinave të shtetasve nga Shqipëria dhe Kosova. Lajmi u dha fillimisht nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili tha se merr fund rrumpalla 8-vjeçare e pajisjes së emigrantëve nga Shqipëria në Gjermani me dokumentacion gjerman.
Më pas, reagoi ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, i cili ishte i pranishëm në Bundesrat. Ai takoi ministrat e transporteve të 16 landeve.
Ambasadori i Shqipërisë në Gjermani Artur Kuko u shpreh se vendimi i sotëm ndihmon qytetarët me kombësi shqiptare të integrohen sa më shpejt në Gjermani dhe të paguajnë më pak kosto për t’u pajisur me lejet e qarkullimit të makinave në shtetin gjerman.
Zëdhënës i Ministrisë së Mobilitetit të Landit të Berlinit Matthias Boroëski tha për “Dë” se nëse një migrant rezident në Gjermani dëshiron të bëjë patentën në Shqipëri ose Kosovë ai duhet t’u dëshmojë organeve gjermane se ka banuar së paku 185 ditë në vendin ku ka bërë patentën. “
Zëdhënësja e Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale tha se patentat që janë lëshuar në Shqipëri pas datës 24 janar 2017 dhe në Kosovë pas datës 1 mars 2018 njihen menjëherë në Gjermani.
Sipas parashikimeve, vendimi i Bundesratit do të hyjë në fuqi pas 2 javësh.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mirëpriti konvertimin e patentave shqiptare në Gjermani. Ajo tha se çështjen për shoferët nga Kosova që jetojnë dhe punojnë në Gjermani e ka paraqitur në vizitën zyrtare të saj vitin e kaluar në Berlin kur u takua me ish-presidentin e Gjermansië Frank Walter-Steinmeier dhe ish-ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas. Ajo synon që kjo gjë të vazhdojë dhe në shtetet e tjera të BE-së.
Çfarë ka ndodhur?
Lajmi se patentat e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova do të njiheshin nga Gjermania u paralajmërua në fund të janarit të këtij viti nga politikani shqiptaro-gjerman Besnik Kelmendi, përfaqësuesi i CDU. Qeveria gjermane dorëzoi në Këshillin Federal në dhjetor të vitit të kaluar projektligjin për njohjen e lejeve të qarkullimit të shoferëve nga Shqipëria pa kryer provimin e teorisë dhe praktikës për kategoritë: A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Për kategorinë AM do të kërkohet provim praktik.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Patentat shqiptare njihen në Gjermani, Osmani: E kisha biseduar me Steinmeier dhe Maasin
Gjermania njeh patentat shqiptare, DW: Vendimi i Bundesratit hyn në fuqi pas dy javësh
“69 vota pro për patentat e Kosovës”, ambasadori Ajeti në Gjermani: Kënaqësi e veçantë
Lajm i mirë, patentat shqiptare njihen zyrtarisht dhe në Gjermani
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ish-oficeri i Antidrogës në Vlorë Dritan Zagani ka zbuluar rolin e ish-sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë Ëngjëll Agaçi në sk...
TIRANË– Ish-oficeri i antidrogës në Vlorë Dritan Zagani ka zbarthyer skemën se si funksionte lidhja mes të inkriminuarve në Shqipëri dhe ish-gjeneral...
TIRANË– Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Dy qytetarë nga Durrësi të moshave 59-71 vjeç, ...
TIRANË– Me 118 vota pro, dje Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuar Kushtetën për të zgjatur afatin e vetingut për institucionet, Kolegji i Posaçëm...
TIRANË– Policia ka nisur një aksion të madh anti-kanabis. Mësohet se kontrollet që kanë startuar sot do të vijojnë përgjatë të gjithë muajit shkurt e...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma rezulton se dje në seancën plenarë të Kuvendit të Shqipërisë nuk ka votuar për komisionin e Refor...
DURRËS– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhr në Durrës, pranë zonës së njohur si Ko...
TIRANË– Dita e të dashuruave do të jetë me shi. Në 14 shkurt, (dita e hënë) sinoptikania Lajda Porja ka zbuluar se do të karakterizohet nga një moi g...
KORÇË– Ylber Bejkolli, i cili vuante dënimin në burgun e Korçës ka ndërruar jetë mesditën e sotme. Mësohet se ai Bejkolli ishte shtruar...
Edhe në Durrës, është pritur me kundërshtime prezantimi i hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGJ e cila largon qytetarin nga aksesi në drejtësi dhe sjell ...