“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Durrësi, JO hartës së re gjyqësore/Dhoma e Avokatisë: Propozimi i KLGJ sjell kosto të larta
11 Shkurt 2022, 14:44Nga DOSJA
Edhe në Durrës, është pritur me kundërshtime prezantimi i hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGJ e cila largon qytetarin nga aksesi në drejtësi dhe sjell kosto të larta për të gjitha palët e përfshira në proceset gjyqësore.
Lorval Petani, kryetar i DHA Durrës: ”…Faktet reale me ato që ju diskutoni janë të kundërta… Ka fluks gjykimesh, po vonesa që vijnë si pasojë e mungesës së gjyqtarëve. Qytetarëve i largohet shumë përfaqësimi në gjykata.” Lidhur me debatin mbi aksesin e qytetarit në gjykata, larg vendbanimit, në emër të KLGJ-së, zv.kryetari i saj Maksim Qoku argumentoi:
Maksim Qoku, zv.kryetar i KLGJ: ”Duke u bashkuar gjykata që janë afër njëri tjetrin e nuk e cenojnë aksesin që kundërshtohet fort, po një qytetari nuk i duhet një gjykatë që e ka afër, po nuk ofron gjykim cilësore.”
Dhoma e Avokatisë Durrës kërkoi që të rishikohet harta dhe të mos shkrihet gjykata administrative dhe ajo e apelit në Durrës, për shkak të fuqisë ekonomiko-sociale dhe problematikave që ka ky rajon, ndërkohë që ngarkesa e lartë dhe vonesat në gjykim krijohen nga mungesa e gjyqtarëve.
Në takim u deklarua se sistemi gjyqësor është në gjendje mjaft të rënduar, me problematika të shumta dhe se harta e re gjyqësore nuk i zgjidh këto problematika dhe ato të krijuara nga vetingu. Harta e re gjyqësore parashikon 12 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykata administrative në Tiranë dhe Fier, si dhe 1 gjykatë apeli në Tiranë.
Marrë nga Top Channel
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Avokati mbrojtës i ish-truprojës së Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila dënoi me 21 vite burg kli...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër miratimit të zgjatjes së mandatit për organet e Vettingut që u votua dje në Kuvend. Në një postim në Face...
TIRANË – Në dy vite pandemi, pasojat në humbjen e jetëve në vend janë të larta, madje më shumë sesa ishte deklaruar fillimisht, teksa INSTAT ka rishi...
Prokurorët belgë kanë më shumë se tre ditë në Tiranë duke mbledhur të dhëna për dosjen Toyota Yaris. Hetimet për çështjen kanë nisur që në vitin 2018. Pr...