Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
‘Dita e të dashuruave’ me shi! Sinoptikantja: E hëna do ketë atmosferë gri
11 Shkurt 2022, 09:27Nga DOSJA
TIRANË– Dita e të dashuruave do të jetë me shi. Në 14 shkurt, (dita e hënë) sinoptikania Lajda Porja ka zbuluar se do të karakterizohet nga një moi gri, me reshje dhe vranësira. Në një lidhje me “Skype” për News24, Porja tha se fundjava pritet të jetë me diell dhe temperatura të larta, kryesisht e shtuna, ndërsa të dielën në mbrëmje priten vranësira e reshje shiu, të cilat do të vijojnë edhe gjatë të hënës.
“Ka ndryshuar tabloja termike, ku kemi pasur ndryshim të masave ajrore, të cilat janë zëvendësuar nga masat e ftohta, në masa me diell dhe rritje të ndjeshme temperaturash. Termometri sot regjistron minus 2 gradë, temperatura më e ulët kjo e regjistruar në Peshkopi. Këto janë vlera tipike të shkurtit, ku pritet që termometri të ngjitet deri në 16 gradë. Në Tiranë do të jemi në vlerën e 14-15 gradë. Fundjava parashikohet të jetë e qëndrueshme, ku dita e shtunë do të ketë më pak vranësira, ndërsa e diela do të ketë më shumë vranësira. Të dielën në mbrëmje do të kemi reshje të pakta, ndërsa të hënën do të kemi shira dhe reshje dëbore në zonat e thella. Dita e hënë do të jetë me vranësira të dendura në të gjithë territorin. Do të ketë reshje në veri-veriperëndim, por edhe Tirana rrezikohet nga shirat. Pas orës 15:00 do të kemi largim gradual të reshjeve, duke rikthyer sërish motin me diell nga e marta. E hëna do të jetë një ditë tipike si vjeshtë. Do të jetë një atmosferë gri, me shumë vranësira, pak reshje. Nuk priten rrebeshe apo situatë problematike, pasi temperaturat do të vijojnë të jenë të larta. Nuk pritet të ketë një situatë problematike”, u shpreh sinoptikania.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Edhe në Durrës, është pritur me kundërshtime prezantimi i hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGJ e cila largon qytetarin nga aksesi në drejtësi dhe sjell ...
TIRANË– Avokati mbrojtës i ish-truprojës së Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila dënoi me 21 vite burg kli...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër miratimit të zgjatjes së mandatit për organet e Vettingut që u votua dje në Kuvend. Në një postim në Face...
TIRANË – Në dy vite pandemi, pasojat në humbjen e jetëve në vend janë të larta, madje më shumë sesa ishte deklaruar fillimisht, teksa INSTAT ka rishi...