LIVE UPDATES
Politike

Pavarësia e Kosovës, Meta dekoron dy dëshmorët e UÇK-ës, vëllezërit Lajci

17 Shkurt 2022, 18:05 Nga DOSJA
Pavarësia e Kosovës, Meta dekoron dy dëshmorët e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta vlerëson me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dy Dëshmorët e UÇK-së, Selman dhe Besnik Lajçi (pas vdekjes). Në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dy dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë pejanë, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës:

Selman Lajçin (pas vdekjes): Me nderim dhe respekt të veçantë për jetën, veprën e paharruar dhe kontributet e çmuara atdhetare, si luftëtar i orëve të para për lirinë e Kosovës. Me mirënjohje ndaj sakrificave për lirinë e vendit dhe shembullit të rrallë e frymëzues për brezat e ardhshëm.

Besnik Lajçin (pas vdekjes): Me nderim dhe respekt të veçantë për jetën, veprën e paharruar dhe kontributet e çmuara atdhetare si luftëtar i orëve të para për lirinë e Kosovës. Me mirënjohje ndaj sakrificave për lirinë e vendit dhe shembullit të rrallë dhe frymëzues për brezat e ardhshëm.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Meta uroi fillimisht Kosovën për ditën e pavarësisë, duke deklaruar se për të arritur në këtë ditë u deshën shumë sakrifica dhe gjak i derdhur.

“Më lejoni së pari, t’i uroj mbarë kombit shqiptar dhe në mënyrë të veçantë qytetarëve të Kosovës, 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë të Kosovës, që edhe zyrtarisht e vulosi rrugën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, me perspektivë të sigurt drejt integrimeve euroatlantike. Për të mbërritur tek kjo ditë e rëndësishme, që ne sot gëzojmë dhe festojmë së bashku, u desh shumë mund, sakrifica, gjak i derdhur lum dhe jetë të dhëna nga bashkëkombësit tanë. Kosova është gjaku ynë, që nuk falet kurrë!

Të dashur vëllezër dhe motra! Sot, jemi mbledhur në Institucionin e Presidencës, ku me respektin më të lartë, kujtojmë dhe vlerësojmë, dy figura të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dy heronj, dy dëshmorë, të cilët morën pjesë dhe drejtuan veprime ushtarake kryesisht në zonën e Rugovës dhe pjesë të tjera të Rrafshit të Dukagjinit. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte një luftë e shenjtë, ishte lufta për të mbrojtur nderin e familjes, pragun e shtëpisë, por edhe për të çliruar njëherë e përgjithmonë vendin nga sundimi dhe tirania serbe. Djemtë dhe vajzat e Kosovës, që morën armët në dorë për të luftuar për lirinë e Kosovës dhe shumë prej tyre, të cilët flijuan edhe jetën, janë emrat më të nderuar të historisë më të re të kombit tonë. Treva e Rugovës në përgjithësi është shquar gjatë historisë për burra trima e të besës, të mendjes, të penës edhe të pushkës.

Sa herë janë vënë në pikëpyetje fatet e kombit dhe trojet tona, rugovasit kanë qenë në ballë të frontit të luftës, të sakrificave dhe të derdhjes së gjakut. Edhe në luftën më të fundit, rugovasit u shquan në organizimin, sakrificën, vetëmohimin, por edhe në përballjen me forcat e kundërshtarit të pamëshirshëm. Në këto beteja historike, e dhanë jetën me armë në dorë edhe dy luftëtarët e shquar të lirisë, Selman dhe Besnik Lajçi, të cilët kam nderin, që në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne, t’i vlerësoj me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, meritojnë vlerësimin dhe respektin tonë të përjetshëm. Lavdi Selman dhe Besnik Lajçi, lavdi Adem Jasharit dhe të gjithë heronjve të Kosovës! Rroftë Kosova e lirë dhe e pavarur!”, tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike besnik lajçi ilir meta pavaresia e kosoves selman lajçi besnik lajçi ilir meta pavaresia e kosoves selman lajçi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen