LIVE UPDATES
Politike

VD-PD: E konfirmon DASH, Shqipëria vend prodhues dhe tranzit i drogës!

4 Mars 2022, 09:11 Nga DOSJA
VD-PD: E konfirmon DASH, Shqipëria vend prodhues dhe tranzit i drogës!

TIRANË– Partia Demokratike e konsideron Shqipërinë një vend prodhues dhe transit të drogës. Në një deklaratë për shtyp, deputeti Dashnor Sula, duke cituar raportin e DASH, u shpreh se Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”. Sipas Sulës, mungesa e sundimit te ligjit, korrupsioni i larte dhe niveli i lartë i papunësisë janë nxitësit kryesorë të kultivimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri.


DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI DASHNOR SULA

Departamenti Amerikan i Shtetit e përcakton Shqipërinë edhe për vitin 2021 si një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane. Ky është vlerësimi edhe për vitin 2021 në Raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike! Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar” “mungesa e sundimit te ligjit, korrupsioni i larte dhe niveli i lartë i papunësisë janë nxitësit kryesorë” të kultivimit dhe trafikimit  të drogës në Shqipëri thuhet ne raport  Qe prej vitit 2014 me mbështetjen e qeverise se Edi Ramës, Shqipëri u kanabizuar dhe  u shndërruar ne Kolumbinë e Evropës. Ajo çfarë ne e denoncuam qe ditën e pare u vërtetua. Sot ministri i brendshëm Edi Ramës është ne burg, por rrjetet kriminale te trafikut te drogës vazhdojnë te funksionojnë me miratimin dhe nen mbrojtjen e tij  Ata i duhen Edi Ramës, pasi përdoren në zgjedhje për të marre vota përmes kërcënimit, intimidimit dhe blerjes se votave. Edi Rama ka vene ne pozicione kyçe te qeverisjes  persona te lidhur me krimin dhe trafiqet!

Korrupsioni i përhapur kudo, ka krijuar në Shqipëri parajsën e pastrimit te parave te krimit, trafikut te drogës e qenieve njerëzore.  Sipas raporti  sektori i ndërtimit, i pronave të paluajtshme dhe përfshirja në sipërmarrje janë, ndër metodat më të përhapura të pastrimit parave. “Ndërsa shumica e objekteve të lojërave të fatit u mbyllën dhe u shpallën të jashtëligjshme në vitin 2019, legjislacioni ende lejon lojërat në kazino në hotelet me pesë yje. Bastet online, edhe pse të paligjshme, përsëri ndodhin përmes platformave të vendosura jashtë Shqipërisë”. Raporti vë në dukje dhe mungesën e zbatimit të ligjit ndërsa thekson se  “Shqipëria duhet të zbatojë në mënyrë efektive ligjet, të ushtrojë funksione efektive mbikëqyrëse, të përmirësojë bashkëpunimin mbikëqyrës dhe ligjzbatues dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet e policisë dhe prokurorëve të saj për t’u fokusuar në korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimet ekonomike. Përkundër një numri të konsiderueshëm të hetimeve të pastrimit të parave në vitet e fundit, numri i ndjekjeve penale të lidhura me të, mbetet i ulët” – thekson raporti.

Pavarësisht kambanave të forta të alarmit dhe reagimeve të përvitshme të DASH qeveria shqiptare nuk bën asnjë përpjekje serioze për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sepse për këtë qeveri interesi i një grushti njerëzish prevalon ndaj interesit të shtetit dhe qytetarëve, për këtë qeveri prodhimi i parave të pista për organizatën e saj vlen më shumë se shkretimi i përditshëm qe po i behet Shqipërisë për shkak të pabarazisë, papunësisë dhe varfërisë.  Është për të ardhur keq, që edhe pse vitet kalojnë vlerësimi sa i përket Shqipërisë si vend prodhues dhe transit i lëndëve narkotike, mbetet i njëjti. Edi Rama e bëri Shqipërinë vendin më të korruptuar në Evropë. Ka vetëm një forcë që mund të luftojë për të mirën e shqiptarëve dhe jo të baronëve të drogës, kjo forcë është Partia Demokratike.

Dy ditë më parë, DASH shprehej se Shqipëria është një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane. Ky ishte vlerësimi i Raportit vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i cili përfshin gjithashtu dhe një tjetër kapitull mbi pastrimin e parave, sipas të cilit “Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashnor sula dashnor sula

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri