Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa njoftoi ditën e sotme përmes një deklarate për media se PD do të kallëzojë në SPAK kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, për përfshirjen e saj në aferën e inceneratorëve. Zhupa u shpreh se Sako është pjesë e aferës së skemës për mbetjet e qytetit të Durrësit.
Deklarata e Zhupes:
Faleminderit për pjesëmarrjen dhe ndjekjen që i keni bërë çështjes së inceneratorëvë. Partia Demokratike ka nisur denoncimin e kësaj afere tashmë prej vitesh. Komisioni i inceneratorëve i ngritur në Kuvend e ka vërtetuar atë që PD ka thënë në vite, që qeveria “Rama” vodhi 430 mln euro qytetarëve shqiptarë. Sot përpara jush do t’ju rendis fakte dhe prova që PD ka nxjerrë dhe do t’i vendosë në dispozicion si të publikut ashtu edhe të SPAK, sepse në fund të konferencës që ne kemi së bashku, ne do dorëzojmë padi penale në SPAK.
Sot bëhet fjalë për të shpjeguar do shpjegoj skemën korruptive mafioze te mbetjeve në qytetit te Durrësit që ka të përfshirë si përgjegjës direkt znj.Emiriana Sako. Gjithashtu pjesë e grupit të strukturuar kriminal edhe z.Alqi Bllako që është gjithashtu edhe në këtë skeme të mbetjeve te qytetit të Durrësit.
Znj.Sako u paraqit në komisionin hetimor per inceneratoret dhe nuk arriti dot që t’i përgjigjej pyetjeve te anëtarëve të komisionit dhe u largua pa dhënë përgjigjet që kishin nevojë qytetarët e Durrësit dhe gjithë shqiptareve për të dëgjuar. Edhe kjo do të jetë pjesë e padisë sonë penale, refuzimi për t’iu përgjigjur pyetje. Skema korruptive e menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Durrësit ka nisur në datën 10.07.2018 me Vendim Nr. 533 të Këshilli Bashkiak të Durrësit, i cili i drejtohej Komitetit të AKUM –it për të shpallur gjendjen e emergjencës dhe për të gjetur një zgjidhje për sa i përket mbetjeve në qytetin e Durrësit.
Dua t’ju kujtoj datën, 10.07.2018, nga kjo datë ku ishte evidentuar dhe pritej kjo që do të ndodhte më pas me mbylljen e Porto Romanos dhe nevojës për të depozituar mbetjet e qytetit te Durrësit ne nje qytet tjetër, deri në 10.06.2019, nuk është bere asgjë. Një vit e gjysëm që Emiriano Sako me veprimet dhe mosveprimet e saj, në këtë rast me mosveprimet e saj ka çuar Durrësin drejt një katastrofe mjedisore, duke mirë menduar që kjo t’i shërbejë më pas gjithë aferës se inceneratoreve për të çuar punë në dy drejtime: tek i njëjti person, tek inceneratori i Tiranës që nuk ekziston dhe tek landifilli i Sharrës.
10.06.2019, rreth një vit e gjysëm më vonë pas asaj që vete Bashkia Durrës kishte parashikuar, Këshilli Teknik i AKUM, z.Alqi Bllako sepse asokohe ishte drejtues i AKUM, nuk ishte më sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Ai vendos mbylljen e Porto Romanos dhe ndërkohë qe nuk është marre asnjë mase dhe veprim në lidhje me pasojat që sjell venddepozitimi i mbetjeve ne Porto Romano.
Për Porto Romanon, në 16.10.2018 hapet një tender i cili mbyllet serish pa fitues dhe rihapet serish 16 dhjetor. Në datë 27 dhjetor, dalin fitues me një tender me negocim pa shpallje. Edhe ky tender me negocim pa shpallje me vlerë 15 mln euro, shpallin fitues dy kompanie “Del Mare SRL” dhe “Victoria International”.
Doja t’ju kujtoja që “Del Mare SRL” është kompania hartuese e inceneratorit te Tiranes. Edhe Porto Romano ia japin kompanisë së lidhur, kompanisë hartuese të inceneratorit te Tiranës. Pra, kjo është një nga fijet e shumta qe lidhen me inceneratorin e Tiranës; edhe kjo me negocim pa shpallje. Per këtë çështje po heton edhe SPAK dhe në fakt duhet të kishte arritur të jepte një rezultat ehde në këtë hetim. Është duke hetuar AKUM për këtë tender dhe për këtë tender me negocim pa shpallje, me vlerë 15 mln euro, pikërisht për kthimin e Porto Romano, në atë që e quajtën Eco Park.
Ne 15.05.2020, Bashkia Durrës ndërkohë dhe vazhdonte dhe depozitonte në Porto Romano sikur nuk e dinte që do mbyllje. Dhe ndërkohë, që ministria paralajmëron bashkinë Durrës që të ndaloi depozitimin ne Porto Romano. Kjo beri qe bashkia Durrës te shikonte edhe mundësi te tjera per depozitimin e mbetjeve. Ndërkohë që gjëja dihej që në 10.07.2018. E kujtoj këtë për t’ju kujtuar se ky keqmenaxim kishte vetëm një qellim, qe lidhej me rrënjët e qëllimit te këtij grupi te strukturuar kriminal qe lidhej me rrënjët e inceneratorit te Tiranës per te çuar mbetjet atje.
Brenda territorit u vendosën disa mundësi, siç ishte Vadardha, Fushë Biza, Grykëminiera në Manzë, ata u hasën me protesta të banorëve sepse ishin skenare jo të mirëmenduara ndërkohë që vetë bashkia Durrës në planin lokal kishte 3 skenare që mund t’i kishte marrë parasysh në kohën e duhur dhe t’i kishte ndërtuar që ishin me kosto edhe më të ulët se skenari për t’i çuar në landfillin e Sharrës. Dhe bëhej fjalë për të krijuar landfilin e Sukthit dhe për të krijuar landfillin e Gjepaljat. Këtë nuk e morën parasysh as bashkia Durrës, as AKUM. Pra, as Sako, as Bllako, askush, por morën paraqsysh çuarjen me atë që ishte kosto më e lartë që parashikonte një kosto shumë herë më të lartë se ajo 11 milionë eurove landfillit të Sukthit dhe 5.2 milionë euro e landfillit të Gjepalajt. Edhe për këtë ne e pyetëm në komision zonjën Sako dhe ajo tha nuk kam përgjigje. Se në fakt nuk ka si të justifikohet para qytetarëve të Durrësit se pse i keqmenaxhon paratë, se pse nuk zgjedh skenarin me koston më të lirë. Për ta vazhduar aty ku e lamë tek protestat që ndodhën, atëhere bashkia Durrës I drejtohet inceneratorit të Tiranës dhe i kërkon që të depozitojë mbetje për shkak të kësaj emergjence ndëkohë që gjithçka pritej, të depozitoheshin mbetje për një periudhë një javore sa të gjendej një zgjidhje. Duhet thënë që e gjithë kriza është e krijuar nga keqmenaxhimi dhe nga mungesa e e vendimarrjes. Gjithashtu Këëshilli Bashkiak i Durrësit i kërkon qeverisë subvensionimin e tarifës për një periudhë 10-vjeçare. Pra kërkon miratim për një mbështetje financiare nga qeveria shqiptare pikërisht këtu edhe për landfilin e Sharrës, e paracaktuar për landfillin e Sharrës dhe nga ana tjetër çon mbetjet po them për një periudhë një-javore siç ishte rogramuar në fakt e çon për një periudhë 1 javore në Lajndfillin e Sharrës pa asnjë pagesë. Ndëkohë është data 7/6/2020 der në datën 14/6/2020 siç ishin shkresat midis koncensionarit dhe Bashkisë Durrës. Më pas kryetarja Sako, i dërgon “Integrated Energy”, pra shoqërisë së inceneratorit të Tiranës një shprehje interesi për një tarifë, për depozitimin. Dhe ata japin një tarifë 24 euro. Ndërkohë që ju e dini fare mirë që tarifa që zonja Sako pranoi në komision është 29 euro dhe ndërkohë, nga shkresat në ato që paguajnë, është shumë më e lartë sesa kjo. Në të njëjtën kohë, Bashkia Durrës dhe AKUM-i, i rekomandojnë, pra edhe AKUM-i, i rekomandon kryetares së Bashkisë Durrës që të hyjë në negociata me koncensionarin e Sharrës. Kujtojmë edhe një herë që në atë kohë AKUM-i drejtohej nga zoti Bllako dhe në landfillin e Sharrës po në të njëjtën periudhë, punonte si inxhinier pranë inceneratorit të Tiranës me një pagë 10 milionë lekë babai i zotit Bllako, zoti Edmond Bllako. Po ashtu, Bashkia Durrës vazhdon tratativat me landfilli e Sharrës dhe fillimisht hap një tender më datë 9.8.2021, jap një tender me vlerën 3 milionë euro, të cilën e mbyll dhe këtë e kishte parashikuar për një periudhë 12 mujore. Këtë tender e hap dhe e mbyll në mënyrë të mistershme, pra nuk kuptohet se pse e mbyll këtë tender dhe rihap një procedurë tjetër prokurimi më datë 11.9.2021, përsëri në shkelje të ligjit me negocim pa shpallje, në këtë rast është katërfishuar vlera. Pra, bëhet fjalë për mbi10 milionë euro dhe kohëzgjatja e kontratës është 48 muaj. Dhe kanë parashikuar depozitimin e mbetjeve 320 mijë tonë. 320 mijë tonë, i bie që Bashkia e Durrësit parashikon që për 4 vite, çdo vit të ketë mesatarisht rreth 80 mijë tonë. Ndërkohë që kjo nuk është sasia që Bashkia e Durrësit ka deklaruar që ka mbetje në qytetin e Durrësit. Bashkia e Durrësit i ka kthyer përgjigje qendrës “Faktoje.al” në informacionin që këta i kërkon, zyrtar, pra me një email zyrtar dhe i ka thënë: Që për periudhën 2015-2020, pra një periudhë 5-vjeçare, ne kemi pasur mbetje në sasinë 288 mijë tonë. Për vit, neve kemi mbetje mesatarisht 38 mijë ton, deri në 40 mijë ton. Ora, kanë dyfishuar sasinë e mbetjeve që supozohet që do të çonin në landifillin e Sharrës, për të bërë një faturë financiare më të fryrë dhe i bie kosto për tonë shumë më e lartë asaj që i paguan inciniratori të Tiranës. Ndërkohë që nuk duhet të harrojmë pjesën e parë, pra inceneratori i Tiranës del si tek Porto Romano me kompanine DEMARES SRL, inceneratori i Tiranës merret dhe me menaxhimin e mbetjeve me një tender me negocim pa shpallje 10milion Euro në Bashkinë e Durrësit. Jo vetëm kaq, por qeveria më pas merr një vendim që jep mbështetje financiare Bashkise Durrës deri në vitin 2030 dhe kjo me vlerën 30 milion Euro që prapë parashikohet të shkojnë në xhepat e inciniratorit të Tiranës në xhepat e landfillit të Tiranës. Pra 15 milion Euro për Porto Romanon me tender me negocim pa shpallje në hetim nga SPAK, kompani e lidhur me inceneratorin dhe DEMARES SRL projektuese dhe zbatuese dhe Kazanova që është e njejta firmë tek inciniratori i Tiranës. 10 milion Euro të tjera të dhëna me tender me negocim pa shpallje prap në shkelje të ligjit të prokurimit publike nga Emirana Sako për inceneratorin e Tiranës dhe përsëri një mbështetje financiare nga qeveria Shqiptare në vlerën 30 milion Euro deri në vitin 2030 prap me një destinacion inciniratorin e Tiranës. Pra një skemë e mirëorganizuar që nga viti 2018 kur nuk bën asgjë për ti dhënë zgjidhje asaj që pritej të ndodhte me mbylljen e Porto Romanes dhe e gjithë veprimet e mëparshme që çonin vetëm në një drejtim zgjedhjen me paracaktim të inceneratorit të Tiranës. Në momentin që ti e ke të paracaktuar që çdo gjë do të bëhet me incineratorin e Tiranës, ti nuk negocion më as çmim asgjë por vendos që paratë e qytetarëve të Shqipërisë nga buxheti i Shtetit dhe qytetarëve të Durrësit të shkojnë për inceneratorin e Tiranës që sot është në hetim dhe po ti kthehemi të gjithë historis që ju e dini shumë mirë se si është krijuar dhe çfarë përfaqësojnë pronarët e tyre që rrijnë me duar në xhepa morën 3 koncesione miliona Euro e kupton që kjo është një skemë e mirëfilltë e mirëorganizuar e një grupi të kordinuar me njëri tjetrin dhe në rastin tonë këtu kemi përgjegjës kryesor Emirjana Sakon Kryetaren në detyrë e Bashkise Durrësit dhe z. Alqi Bllako si drejtor asaj kohe i AKUMIT që me veprimet e tyre kanë çuar paratë në inceneratorin e Tiranës.
(a.b).dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FIER– Drejtori i ri i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Fierit është emëruar Pandi Laço. Skenaristi, gazetari dhe prezantuesi i disa spektakleve tas...
TIRANË– Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar pas bllokimit të hapësirës ajrore shqiptare për të gjithë avionët rusë. Ambasada e Rusisë njofton shte...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur para prokurorëve belgë se denoncimin e 3.4 milionë eurot që u sekuestruan brenda ‘Toyota Yari...
ITALI– Një ngjarje tragjike ka ndodhur për një familje shqiptare në Itali. Në Edolo të Brescia, një djalë i vogël 4-vjeçar me origjinë shqiptare ka...
TIRANË– Shtatë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se H. P., 41 vjeç...
VLORË– Klajdi Dulellari (Kapllani) është 21-vjeçari i cili ra në prangat e policisë pas finalizimit të operacionit të koduar ‘A2’....
TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku akuzon kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se ka qenë në dijeni që proj...
DURRËS– Një makinë është shkrumbuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Automjeti është djegur në lagjen 13, pranë zonës së plazhit. Shkaqet se përs...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë mëngjesin e sotëm, thirrjen e bërë një ditë më parë për Qeverinë e vendit. Nga selia bl...
KORÇË– Për shkak të dëmtimit të shtyllave të tensionit ditën e shtunë, Bashkia e Devollit dhe e Pustecit kanë mbetur pa energji elektrike prej...