E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
BRUKSEL– Në Parlamentin Evropian është diskutuar të martën (5 tetor) për raportin rreth marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara (SHBA).
Edhe pse janë dëgjuar shumë thirrje që BE-ja të ndërtoj kapacitetet e veta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në mënyrë që të jetë më pak e varur nga Shtetet e Bashkuara, megjithatë është thënë se ka shumë fusha ku është i domosdoshëm bashkëpunimi.
Këtu është përfshirë edhe nevoja për angazhim të përbashkët të rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në raport thuhet se “BE-ja duhet të bashkëpunoj më shumë me Shtetet e Bashkuara dhe të rindërtoj partneritetin strategjik lidhur me vendet e partneritetit lindor dhe Ballkanin Perëndimor në mënyrë që atje të ndërtohen shoqëritë demokratike dhe shumëetnike, rezistuese ndaj forcave autoritare lokale dhe të huaja”.
Po ashtu në raport thuhet se “Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të fqinjësisë lindore është çështje e sigurisë dhe paqës për tërë rajonin”.
Në të njëjtin tekst të raportit përshëndetet edhe rritja e koordinimit mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perendimor në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.
Mirëpo kërkohet që të ketë më shumë institucionalizim të bashkëpunimit mes Këshillit të BE-së dhe Departamentit të Shtetit në SHBA.
Po ashtu kërkohet një rol i fuqishëm udhëheqës i BE-së për të ndalur nismat që çojnë drejt ndryshimit të kufijve dhe nismave të ngjashme të cilat “do të thellonin ndasitë etnike dhe segregimin”.
Në raport thuhet se BE-ja ka rolin kyç në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Unë fuqishëm besoj se vetëm përmes forcimit të partneritetit trans-atlantik mund të forcojmë edhe rendin multilateral botëror dhe të përballemi me sfidat e përbashkëta në luftë kundër ndryshimeve klimatike si dhe të rezitojmë ndaj regjimeve autoritare që rrezikojnë demokracitë tona”, ka thënë deputeti kroat, Tonino Picula, raportues për marrëdhëniet BE-SHBA në Parlamentin Evropian.
Më herët Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur përmes telefonit me presidentin amerikan Joe Biden.
Shtëpia e Bardhë tha se Biden shprehu mbështetjen e tij të fortë për vazhdimin e pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas burimeve të BE-së, në bisedë është diskutuar edhe për nevojën e veprimit të përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilin javën e kaluar e kishte vizituar presidentja e Komisionit Evropian./REL/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
RUMANI- Parlamenti rumun ka mposhtur shumicën e qeverisë minoritare nëntë mujore të kryeministrit, Florin Citu në një rezolutë mosbesimi të martën.Rumania ka qe...
TIRANË- Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur rreth situatës së krijuar në Cetinjë disa ditë më parë ku pati disa protesta pas emë...
KOSOVË – Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka folur lidhur me situatën aktuale dhe zbatimin e marrëveshjes në terren mes Kosovës s...
HAGË- Gjykimi i ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafa do të vazhdojë edhe ditën e sotme në Hagë. I njohur me emrin “Komandant Cali”, proces...
HOLANDË– Një dëshmitar i mbrojtur tha në gjyqin e Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë se ai u mbajt për 17 ditë në një stallë...
KROACI– Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka komentuar deklaratën e kryeministres serbe, Ana Bërnabiç në Mostar, ku ajo shpreh se nuk ë...
GREQI – Zëvendësministrja greke e Shëndetësisë, Mina Gaga, tha ditën e sotme se Greqia po i afrohet qëllimit për vaksinimin e 70 deri në 80% të popullsis...
MAQEDONIA E VERIUT- Ka dalë raporti përfundimtar i policisë pas ekspertizës mbi zjarrin që shkaktoi 14 viktima në spitalin modular të Tetovës. Sipas Prokurorisë...
FRANCË– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe presidenti francez Emmanuel Macron diskutuan sot për më shumë bashkëpunim të sigurisë midis ...
KOSOVË– Debati për gazsjellësin mbizotëroi javëve të fundit skenën politike në vend. Qeveria e Kosovës tha se kishte nevojë më shumë informata për kë...