LIVE UPDATES
Bota

Pengesa më e madhe për ekonominë e Europës Juglindore është korrupsioni, Rumania dhe Bullgaria drejt përmirësimit

1 Tetor 2021, 13:26 Nga DOSJA
Pengesa më e madhe për ekonominë e Europës Juglindore

Bullgaria do të mund të zhvillohej shumë më mirë, sikur 10 deri në 20 përqind e pasurisë kombëtare, të mos derdhej në xhepat e disave. Shumë gjëra po zhduken dhe nuk ka asnjë ndjekje penale të vërtetë, e lëre më dënime për korrupsion“, thotë Martin Kothé, shef i zyrës së fondacionit Friedrich Naumann në Sofje, në bisedë me Deutsche Wellen. Në një “Libër të Zi” vjetor, Kothé ka publikuar rastet më të rënda të parave të zhdukura të taksapaguesve në Bullgari. Edhe më shumë sesa “Libri i Zi i Shoqatës së Taksapaguesve” në Gjermani, në librin e homogut bullgar flitet për çështje të ndjeshme politike. “Sepse paratë e taksave shumë shpesh treten këtu në mënyra të caktuara“, shton Kothé.

Edhe kompanitë gjermane në këtë vend janë të pakënaqura me shtrirjen e korrupsionit dhe luftën kundër tij. Një sondazh i kohëve të fundit nga Dhoma Gjermane-Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë tregon se 47 përqind e kompanive gjermane janë shumë të pakënaqura, ndërsa 34 përqind e kompanive të tjera janë mjaft të pakënaqura me luftën kundër korrupsionit në Bullgari. Ndërkohë që vetëm dy përqind e këtyre kompanive janë të kënaqura ndërsa asnjë prej tyre nuk është “shumë e kënaqur”. Një dëshmi shkatërruese për ekonominë bullgare, do të thoshte dikush.

Korrupsioni (nuk) është vendimtar

Por ekonomia gjermane është e kënaqur me gjendjen në Bullgari: 97 përqind e kompanive gjermane me seli në Bullgari do të shkonin përsëri atje për të investuar, ndërsa 50 përqind prej tyre i japin vendndodhjes së tyre notën më të mirë apo notën e dytë më të mirë.

Në shikim të parë kjo është natyrisht një kontradiktë. Këtu është pakënaqësia e madhe me korrupsionin dhe sundimin e ligjit, ndërsa kënaqësi e madhe me vendndodhjen e kompanive”, thotë për DW, Mitko Vasilev, kreu i Dhomës Gjermano-Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë në Sofje. “Por korrupsioni është vetëm një nga shumë faktorët e vendndodhjes. Në përvojën tonë, kompanitë gjermane pothuajse nuk preken personalisht nga korrupsioni. Rezultatet e sondazhit pasqyrojnë pakënaqësinë e përgjithshme në vend“, shton Vasilev.

Shifrat tregtare ofrojnë një çelës për zgjidhjen e kësaj kontradikte: Gjermania është partneri tregtar numër 1 për Bullgarinë dhe, ndryshe nga vendet e tjera, qarkullimi tregtar midis Gjermanisë dhe Bullgarisë u rrit me gati 650 milionë euro në gjysmën e parë të vitit 2021, në krahasim me kohën para Coronës, në vitin 2019. Në të njëjtën kohë, ekonomia gjermane vlerëson miqësinë tradicionale të atjeshme ndaj gjermanëve, fuqinë punëtore të motivuar, kostot e ulëta të punës dhe barrën e ulët tatimore. Lulëzimi i biznesit dhe kostot e ulëta janë me sa duket më të rëndësishme për kompanitë gjermane në vend sesa korrupsioni dhe sundimi i ligjit.

“Rumania dhe Bullgaria nuk janë të njëjta”

Situata është ndryshe në Rumaninë fqinje. “Ju nuk mund t’i fusni gjithmonë Rumaninë dhe Bullgarinë në një tenxhere“, paralajmëron Sebastian Metz, drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjermano-Rumune. “Të dy vendet janë të ngjashme sa i përket korrupsionit tipik post-komunist, pranimit në BE në vitin 2007 dhe monitorimit të veçantë nga BE. Por në Rumani situata në çështjet e korrupsionit është përmirësuar ndjeshëm, falë masave anti-korrupsion dhe unë nuk njoh ndonjë kompani gjermane që është prekur drejtpërdrejt nga korrupsioni”.

Eksperti i korrupsionit, Sorin Ionita i qendrës rumune të ekspertëve ndan këtë vlerësim. Në një intervistë për DW, ai vlerëson se “15 vjet përpjekje anti-korrupsion të frymëzuara nga BE, veçanërisht me krijimin e Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ADN, kanë bërë një ndryshim. Ka një efekt parandalues, veçanërisht në administrata rajonale […] dhe veçanërisht kur merren me korporata të mëdha të huaja.”

Ky optimizëm reflektohet edhe në sondazhin ekonomik të kompanive gjermane në vend: 25 përqind janë shumë të pakënaqura, 35 përqind mjaft të pakënaqura, 29 % mjaft të kënaqura dhe 12 përqind madje shumë të kënaqura me luftën kundër korrupsionit dhe krimit në Rumani. Në të njëjtën kohë, sipas Ionitës, “korrupsioni mbetet një problem serioz në Rumani, i përqendruar në plaçkitjen e buxheteve nga njerëzit me lidhje politike, kontrollin e kompanive shtetërore dhe manipulimin e tenderave publikë”.

Mbikqyrja nga autoritetet evropiane

BE do të sigurojë shuma gjigande gjatë viteve të ardhshme për të kapërcyer pasojat ekonomike të pandemisë Corona. Vetëm Bullgaria mund të shpresojë për gati 12 miliardë euro. Kompanitë gjermane gjithashtu duan të përfitojnë nga kjo. Por frika se miliardat e BE-së mund të depërtojnë në korrupsion është e madhe. Gjatë vizitës së saj në kryeqytetin bullgar javën e kaluar, eurodeputetet Sophie In’t Veld vuri gishtin në plagë: “Ndjekja penale e korrupsionit të nivelit të lartë mbetet problematike. […] Ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian të monitorojë dhe rishikojë fondet e BE, përfshirë këtu edhe Fondin e Rindërtimit”.

Në sfondin e fondeve të reja të BE-së, Komiteti Lindor i Biznesit Gjerman botoi një dokument për Evropën Juglindore në shtator. Këtu thuhet se sjellja në përputhje me rregullat, proceset transparente të vendimmarrjes, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë “faktorë të rëndësishëm për sukses të qëndrueshëm ekonomik dhe gatishmërinë e kompanive gjermane për të investuar”.

Por si do të luftohet korrupsioni në mënyrë efektive në Evropën Juglindore? Kur bëhet fjalë për zgjidhjet e mundshme, përfaqësuesit e biznesit gjerman nuk paraqiten shpesh në opinion. Nga njëra anë, sipërmarrjet gjermane njihen për politikën e tolerancës zero në çështjet e korrupsionit. Por Anja Quiring, eksperte e Evropës Juglindore në Komitetin për Evropën Lindore, paralajmëron se duhet pasur kujdes nga “ngarkonimi i tepërt i kompanive, me politikën riedukuese”.

Ekspertët thonë se BE-ja është ajo që ka për detyrë të ushtrojë presion mbi qeveritë vendore përmes mekanizmave të monitorimit. Por zhvillimet në të kaluarën kanë dëshmuar se në Bullgari dhe Rumani shpesh këto mekanizma nuk kanë qenë garanci për një luftë efektive kundër korrupsionit. Martin Kothé e përmbledh atë: “Do të kalojnë vite para se moçali i korrupsionit të jetë tharë tërësisht”./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota martin kothé mitko vasilev sebastian metz martin kothé mitko vasilev sebastian metz

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet