“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
24 vjet nga protestat studentore, Kurti homazhe para varrit të profesorit që i priu ndryshimit (FOTOT)
1 Tetor 2021, 08:57Nga DOSJA
KOSOVË- Sot shënohen 24 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Më 1 tetor të këtij viti, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme e cila u ngrit në protestë, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviçit në fillim të viteve të 90-ta.
Në këtë përvjetor dhe në nderim të veprës së profesorit Ejup Statovci, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vënë kurora lulesh dhe ka bërë homazhe para varrit të tij.
Në kujtim të protestës studentore paqësore të 1 tetorit 1997, Kurti së bashku me familjarët e profesorit Statovci, profesoreshën Drita Halimi Statovci dhe Anila Statovci, me profesorin Ahmet Geca, si dhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj proteste, ministrin Xhelal Sveçla, zëvendësministrin Hysen Durmishi, Bujar Dugollin, Fatban Bunjakun, Jeton Rexhën, Lulëzon Jagxhiun, Mentor Bogajn, Milot Cakajn, Mihane Salihun, dhe Veton Demajn, nderuan ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, profesorin Ejup Statovci, drejtues i universitetit të vetorganizuar shqiptar dhe intelektual që priu në protestat e 1997-ës.
“24 vite pas protestës, rikujtojmë me mirënjohje të thellë zemërgjerësinë e njerëzve guximtarë, që iu përgjigjen dëshirës së madhe të studentëve për dije, duke ua mundësuar vijimin e mësimeve në shkollat-shtëpi. I kujtojmë me nderim të gjithë profesorët e studentët e protestës së 1 Tetorit, që me guxim sfiduan okupatorin serb.
Ai ka theksuar se fati i studentëve të Universitetit të Prishtinës ka qenë i lidhur ngusht me fatin e vendit.
“Protesta e 1 Tetorit ishte pikënisja e një kthese të rëndësishme historike për vendin, që burim kishte vullnetin rinor për të bërë ndryshimin”.- shpreh Kurti.
Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, ai dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi një program serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI– Për momentin në Gjermani kemi vetëm konsultime të partive fituese në zgjedhje. Negociatat nuk kanë nisur ende. Po konsultohen me njëra-tjetrën d...
KOSOVË- Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 humbje jete dhe 42 raste të reja me Covid-19.Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë së Kos...
KOSOVË- Protestuesit serbë të cilët prej 12 ditësh kanë bllokuar dy pikat kufitare pas vendimit për reciprocitetin e targave nga qeveria e Kosovës.Këto pi...
BRITANI- Një avion Boeing 747 mori flakë pas një uljeje të dështuar në Aeroportin East Midlands në Britani. Gomat e avionëve shpërthyen në flakë mbrëmjen e së e...
BRITANI- Duke filluar nga sot, 1 tetor, qytetarët evropianë, përfshirë ata nga Zvicra, Islanda dhe Norvegjia, duhet të paraqesin pasaportat e tyre kur hyjnë në ...
BRUKSEL- Një raund i planifikuar prej kohësh i bisedimeve të tregtisë së lirë Australi-BE është shtyrë, konfirmoi një zyrtar evropian të Premten, pas zemërimit ...