LIVE UPDATES
Aktualitet

Pengmarrja e Jan Prengës, flet pajtuesi i gjaqeve, Shullani: Fola me Kanun, djali im s’ka lidhje në këtë histori, ma morë

13 Shkurt 2020, 10:47 Nga DOSJA
Pengmarrja e Jan Prengës, flet pajtuesi i gjaqeve, Shullani: Fola me Kanun,

SHKODER- Nikoll Shullani, babai i Gëzim Shullanit, njëherazi edhe pajtuesi i gjaqeve që u kontaktua nga vëllai i Jan Prengës, Antoni për të ndërmjetësuar me familjet e rrëmbyesve, ka sqaruar pozicionin e tij dhe të të birit në këtë ngjarje. Në një deklaratë për mediat nga banesa e tij në Shkodër, Shullani tha se vepron si kryetar i një shoqate që është e licensuar nga gjykata. Ai tha se ishte Anton Prenga, ai që e ka takuar dhe i ka treguar për rrëmbimin dhe bisedat e Ndrek Prengës me Gramoz Rexhepin, që zbuloi emrat e grupit të Dukagjinit. (Lexo këtu dosjen e plotë për Jan Prengën). Shullani tha se ka shkuar tek banesa e Gentian Doçit, ka takuar të atin, që nuk ka patur dijeni. Tek familja Bleta, ai shtoi se nuk ka takuar askënd, pasi ishte vetëm shërbëtorja, ndërsa tek familja Gështenja, ka takuar të zotin e shtëpisë që e ka garantuar se nëse nipi i tij është përfshirë në këtë ngjarje, atëherë situata do të zgjidhej me në bazë të Kanunit.

Deklarimi i plotë i Nikoll Shullanit:

“Dua të sqaroj problemin e familjes sime. Jam kryetar i shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve me vendim gjykate. Kam qenë në shumë familje për pajtim dhe ndërmjetësim, deri në Milano për pajtim për ndërmjetësim për çdo problem. Familja Prenga ka patur një fatkeqësi, iu rrëmbye një mashkull dhe ka ardhur Anton Prenga bashkë me Pjetër Prengën bashkë me një kushëri në shtëpinë time. Familjen Prenga i kam miq të vjetër. Më thanë “Nikoll, rrëmbyesit e vëllait i kena në Shkodër, ndaj duhet ardh me ne të shkojmë e të bisedojmë”. I thashë: “Matu mirë se para se të shkosh tek ai duhet të jetë 99% i sigurt.” Më thanë “Ti i ke patriot janë shaljanë me origjinë, na kanë thënë se i njeh”. Iu kam thënë dy familje si njoh, njërin e njoh. Unë i njoh Doçajt, janë rritur me halle. Jemi ngritur dhe kemi shkuar tek Lushi, për djalin e tij Gentianin. I kanë kallëzuar se është përmendur djali yt.

I thashë Lushit: Në emër të të madhit Zot, të të mirës, të njerëzimit, burrnisë dhe sedrës që kemi si malësorë, nëse ka dijeni për këtë punë të na ndihmojë. Ta gjejnë mashkullin ku e kanë, gjallë a vdekur, dhe ta varrosin. Cdo gjë që iu ka borxh familja Prenga do t’i dorëzohet Nikollës. Lushi më tha: Kam 7 muaj pa folur me djalin, po munda të flas me të, do të të kallëzoj. U çuam dhe shkuam tek familja Bleta. Aty s’gjeta askënd. Ishte një grua, i thashë dua të takoj Nikën. Më tha “Ka ikur në Itali me gruan”. U çuam e ikëm tek Gështenja. Me familjen Bleta ishin kushërinj. I thashë plakut jam fëmija i filanit.

I treguam bisedat në Angli, fjalën e vlonjatit që ka përmendur djalin tuaj si rrëmbyes i Prengës. Më ktheu përgjigjie njerëzore. Nëse nipi im ka dijeni për këtë gjë, kurrë Zoti mbarë mos ia priftë. Më tha brenda 5 ditësh do flas me meshkujt e shtëpisë se i kam të shëprndarë në Evropë. Pasi doli lajmi më tha eja më tako. Kam shkuar tek Gjon Gështenja dhe mu shpreh njësoj siç e ka kanuni i Lekë Dukagjinit.

Më tha që nipi është duke ardhur, meshkujt i kam duke ardhur. Këtë punë e ka shteti. Shteti të vazhdojë, unë nuk i kam hak as hile, as di kush e ka bërë, betohem në kanun. Detyra ime është për të pajtuar dhe ndërmjetuar familje, ndërsa përsa i përket marrjes nëpër gojë të djalit.

Unë se mohoj kë kam djalë, ai ka punuar me vëllezërit Prenga, por në këtë situatë e morën në qafë. Pse nuk e marrin 2 muaj në telefon eja të flasim. I kam thënë unë fol me Prengat, nëse ka dorë në marrjen e mallit, të dorëzojnë mallin të marrin mashkullin se është babai i 5 fëmijëve. Unë s’jam njeri që të më marrin mediat e të më nxjerrin fotot. Se kam detyrë të nderuar”.

Nikoll Shullani u zbulua nga dëshmia ekskluzive e Anton Prengës e cila u botua dy ditë më parë në Dosja.al. Prenga deponoi në prokurori të gjithë rrjedhën e ngjarjes dhe tentativat për të shpëtuar Jan Prengën, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Ai u mor peng më 17 janar në Kamëz. dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën.

 

Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz, dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paundë, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur. Nga grupi i Shijakut janë arrestuar: Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, Festim Bezhdili, Olsi Turja, dhe në kërkim është Altin Hajri. Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Gentian Bleta, Aldo Majnishta dhe Korado Doda.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jan prenga nikoll shullani jan prenga nikoll shullani

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit