LIVE UPDATES
Aktualitet

Pensionet, skema pritet të ndryshojë përsëri, me detyrim te privati

13 Korrik 2019, 05:48 Nga DOSJA

Që nga viti 2015, kur ndryshoi tërësisht skema e pensioneve, ka pasur vetëm korrigjime të vogla që prekin grupe të veçanta apo procedura. Katër vite më pas, i është hapur rruga një tjetër ndryshimi të madh potencial. Bëhet fjalë për kolonën e dytë të skemës, e cila parashikon sigurimin e detyrueshëm te privati. Aktualisht, skema e pensioneve në vend ka vetëm dy kolona: të parën, që është sigurimi i detyrueshëm që paguhet në shtet dhe administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe të tretën që është kolona private vullnetare dhe administrohet nga fondet.

E para, pavarësisht reformimit total, po vuan pasojat e faktorëve si rritja e jetëgjatësisë apo rënia e lindjeve, duke e bërë kërcënimin e deficitit gjithmonë e më të madh. E dyta vuan nga një interes anemik i qytetarëve për t’u siguruar në mënyrë vullnetare. Sot, vlera neto e aseteve në fondet e pensioneve vullnetare është sa 0.1% e PBB-së çka tregon për një pjesë minimale në të gjithë përbërjen që kanë tregjet financiare në vend.
Këta tregues kanë detyruar këtë herë Kuvendin që t’i hapë rrugë diskutimit të gjerë dhe hartimit të një studimi konkret mbi kolonën e dytë, e cila flitet prej kohësh por ka mbetur vetëm në kuadrin e deklaratave.

Konkretisht, Kuvendi ka ngarkuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare që të hartojë dokumentin mbi të cilin do të merret vendimi, për përfshirjen e kolonës së dytë në skemën e pensioneve. “Të fillojë puna për hartimin e një dokumenti fillestar, i cili të shërbejë si orientim dhe prezantim, për nisjen e hartimit të nismave ligjore, në lidhje me zgjerimin e skemës së pensioneve private dhe rregullimin ligjor të mënyrës së organizimit të kolonës së dytë të pensioneve private. Materiali të paraqesë, pa u limituar, analizën e plotë të risqeve dhe anëve pozitive për sa u takon kapaciteteve financiare që AMF-ja beson se janë ende të lira e që parashikohet se do të angazhohen në skemat e pensioneve private”, thuhet në dokument.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i pyetur nga “Monitor”, konfirmoi se tashmë ky grup pune është ngritur dhe ka në përbërje institucione shtetërore të lidhura me këtë fushë, si dhe kompanitë private që janë pjesë e tregut të pensioneve. Pasi të analizohen të gjithë elementet pritet të dilet edhe me një dokument, që do të japë opsionet më të mira për kolonën e dytë, integrimin e saj në skemën e pensioneve si dhe ndikimi që mund të japë ajo në tërësi.

Por teksa po kërkohet të integrohet skema private me detyrim, ajo private vullnetare është ende në vlera modeste.

Sa mblidhen dhe sa shpenzohen sot për pensionet

Sot në kolonën e parë, që është ajo që ka nën administrim Instituti i Sigurimeve Shoqërore të ardhurat totale janë 99.9 miliardë lekë. Këto janë paratë që paguhet nga të gjithë punësuarit dhe vete punësuarit për efekt sigurimi. Shpenzimet për pensione rezultojnë 125 miliardë lekë të paktën deri në fund të 2018.

Këto janë paratë që shkojnë për pensionistët përfshirë përfituesit nga skema suplementare. Diferenca e fondeve plotësohet nga buxheti i shtetit që do të thotë se subvencionet në vitin 2018 ishin sa 1.80 për qind e PBB-së. Ajo që vihet re në skemën e pensioneve është norma e varësisë së sistemit e cila ka ardhur në përkeqësim. Në fund të 2018 kjo normë ishte 1.24 që do të thotë që duhen mesatarisht 1.24 kontribuues për të mbuluar mesatarisht një pension. Kjo normë ka ardhur në rritje vit pas viti çka do të thotë se duhet gjithmonë e më shumë kontribuues për të mbuluar një përfitues dhe që përkthehet në një deficit më të madh të skemës.

 

BURIMI: AUTORITETI I MBIKEQYRJES FINANCIARE

Kolona e dytë, si administrohen fondet dhe përfitimet që sjell

Futja e kolonës së dytë është parë gjithmonë në skemat e pensioneve, si një variant për një pension më dinjitoz, pas mbushjes së moshës që sanksionon ligji. Përgjithësisht, të ardhurat nga skema e pensioneve, vetëm nga kolona e parë që është ajo shtetërore, garantojnë elementet kyçe të mbijetesës, ndërsa logjika e integrimit të kolonave të dyta dhe të treta ka të bëjë me ofrimin e më shumë burimeve financiare për një moshim që shkon përtej mbijetesës.

Naim Hasa, nga Fondi i Pensionit Vullnetar Sigal, nënvizon se rritja e jetëgjatësisë dhe ulja e lindjeve është një fenomen që po shoqëron përgjithësisht shumicën e vendeve të botës dhe sytë janë hedhur tek skemat e alternuara.

“Ky sistem presupozon një ndarje të kontributit në dy pjesë, kontribut shoqëror për skemën shtetërore PAYG dhe kontribut individual për skemën private. Ndërsa skema vullnetare lihet e lirë, kush dëshiron më shumë bëhet pjesëmarrës në këto skema”, sqaron Hasa. Sipas tij, zhvillimi i skemave private edhe në Shqipëri me të dy elementet, detyrues dhe vullnetar, është shumë i rëndësishëm. Së pari, sepse për moshat e reja që ka popullsia e Shqipërisë 33-35 vjeç, kundrejt 48-50 vjeç që e ka Europa ekziston mundësia të përfitohet shumë nga investimi i tyre.

“Në terma mesatarë, ai shkon 38 – 40% të pagës, kundrejt 75% që është detyrimi ligjor” shprehet Hasa. Vendosja e sistemit të detyrueshëm privat të pensioneve, duke ndarë 3% të kontributit për skemat vetëkapitalizuese, sipas tij, kushtëzohet edhe nga nevoja që ka shteti shqiptar për burime financiare. “Nëpërmjet vendosjes së skemës vetëkapitalizuese, rriten investimet në ekonomi, duke mobilizuar asetet e të siguruarve që janë investuar në obligacione shtetërore afatgjatë 5-10-vjeçare. Nga shifrat që publikon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nga disa përllogaritje, në këto skema, për një vit grumbullohen 13.5 miliardë lekë, ose 96.5 milionë euro, të cilat rriten çdo vit në mënyrë progresive dhe vetëm pas 10 viteve, ato arrijnë në 230-250 miliardë lekë, ose 1.750 milionë euro”, – nënvizon ai. https://www.monitor.al/pensionet-kolona-e-dyte-e-nevojshme-po-bien-lindjet-dhe-po-rritet-jetegjatesia-2/

Brunilda Haxhimihali, Drejtore e Departamentit Ligjor & Përputhshmërisë, Raiffeisen Invest, thekson se kolona e dytë, ka tiparet e një llogarie personale kursimi, me kontribute të detyrueshme, e administruar nga shoqëritë private të licencuara, që sot administrojnë fondet e pensionit vullnetar. “Kjo skemë paraqet një lidhje të qartë kontribute-performancë investimi – përfitime. Pra, kolona II do të funksionojë krahas skemës publike të detyrueshme (PAYG), rrjedhimisht përfituesit e ardhshëm do të marrin përfitime nga dy burime, skema publike dhe skema e detyrueshme me menaxhim privat”, – shprehet ajo.

 

Privati vullnetar, në fund të 2018 mbi 25 mijë anëtarë

Në fund të vitit 2018, të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare treguan se ky treg përfshinte një total asetesh neto prej 2,2 miliardë lekësh (18.54 milionë euro) me një rritje prej 561.56 milionë lekësh, apo 32.51% krahasuar me 31.12.2017. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, deri në fund të 2018-s, ishte 25,298 anëtarë, duke u rritur 20.77% krahasuar me fundin e vitit 2017. Nga ana tjetër, i njëjti trend pozitiv ka vijuar edhe në tremujorin e parë të vitit 2019.

Të dhënat zyrtare për tregun e fondeve të pensionit tregojnë rritje në totalin e aseteve neto prej 134.81 milionë lekësh, ose 5.89% krahasuar me fundin e 2018-s, ndërkohë numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, ka shënuar rritje prej 3.34% krahasuar me dhjetorin e vitit të shkuar. Aktualisht, në tregun e pensioneve vullnetare në vendin tonë operojnë tre fonde: I pari, fondi i pensionit vullnetar Raiffeisen, i cili administrohet nga shoqëria Raiffeisen Invest sh.a. I dyti, fondi i pensionit vullnetar Sigal, i administruar nga shoqëria Sigal Uniqa Group sh.a dhe i treti, fondi i pensionit vullnetar Credins, i administruar nga shoqëria Credins Invest sh.a.

 

Arsyet që kufizojnë rritjen pensioneve private vullnetare

Që nga viti 2010, kur nisi për herë të parë operimi i fondeve private vullnetare i pensioneve, rritja edhe pse e qëndrueshme, ka qenë relativisht modeste. Estela Koçi, administratore e Fondit Credins Pension, thotë se përgjithësisht, sigurimi vullnetar nuk është ai që zgjidh problemin e pensioneve te shqiptarët.

“Kolona e tretë është e destinuar të mbetet në këto nivele, dhe nuk mund të pretendohet të zgjidhë problemin e pensionit për shqiptarët. Kjo kolonë, sikurse është edhe në vendet e zhvilluara, do të jetë plotësuese e dy kolonave kryesore”, – thekson ajo.

Por pavarësisht kësaj, Koçi sqaron se për ta nxitur mund të merren disa nisma fiskale, pasi ligji është miratuar gati 10 vjet më parë dhe shumë aspekte nuk janë ndryshuar asnjëherë. “Një nxitës i fortë fiskal do të ishte edhe përjashtimi i tatimit të pensionit vullnetar në momentin e përfitimit, duke tatuar vetëm kthimin (interesin) nga investimi dhe jo kontributet e bëra në vite”, shprehet administratorja e Credins Pension.

Skemat suplementare janë një tjetër element i rëndësishëm që nxisin zhvillimin e tregut privat të pensioneve. “Pa dyshim, zhvillimi i sistemit të pensioneve dhe rritjes së qëndrueshmërisë financiare të tij edhe në Shqipëri lidhet me funksionimin e skemave private të pensioneve. Për këtë arsye kërkohet; së pari, të nxitet skema suplementare e pensioneve private, kolona e tretë e krijuar vitet e fundit”, – thotë Naim Hasa nga Sigal.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pensionet skema pritet të ndryshojë përsëri pensionet skema pritet të ndryshojë përsëri

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!