LIVE UPDATES
Bota

Përçarjet e komunitetit rusishtfolës në Gjermani

8 Maj 2022, 10:44 Nga DOSJA

Komuniteti rus në Gjermani kërcënohet me përçarje serioze për shkak të shënimit të ditës së fitores kundër fashizmit. Pritet që këtë ditë të ketë demonstrata të mëdha në Gjermani. Një përçarje serioze po ndodh në komunitetin rusishtfolës në Gjermani – midis demonstruesve prorusë, të cilët shkojnë nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë dhe protestojnë në mbështetje të politikës së Putinit dhe shumicës dërmuese të kritikëve të Putinit, të cilët dënojnë luftën ruse dhe agresionin nëpër mitingje solidariteti me Ukrainën. Është kjo një përçarje që ndan edhe familjet, miqtë dhe prish raportet mes tyre, duke çuar ndonjëherë në përplasje të dhunshme.

Më 9 maj kjo përçarje mund të jetë edhe më e thellë. Sepse në ditën kur Rusia feston festën e saj më të rëndësishme, fitoren e Ushtrisë së Kuqe ndaj Gjermanisë hitleriane në vitin 1945, grupet proruse duan të dalin sërish në rrugë. Vitet e fundit, Putini e ka keqpërdorur gjithnjë e më shumë përkujtimin e kësaj date për propagandën e tij. Kjo duhet të luajë një rol edhe më të madh në këtë vit lufte, edhe në Gjermani.

Përshkallëzim i mundshëm

“Ka një shqetësim në rritje se ngjarjet e shumta të paralajmëruara për shënimin e ditës së fundit të Luftës së Dytë Botërore më 8 dhe 9 maj – sipas Zyrës së Policisë Kriminale Shtetërore vetëm në Berlin priten 30 evente – mund të çojnë në një përshkallëzim”, thotë Fabio Ghelli nga platforma Integrimi, një platformë informacioni mbi temat e ikjeve, migrimit dhe diskriminimit. Të njëjtin mendim ndan edhe Medina Schaubert. Drejtorja e Shoqatës së Berlinit Vision merren me studimet e propagandës shtetërore të Kremlinit dhe paralajmëron se raportet për demonstratat miqësore ndaj Putinit mund të paraqesin një pamje të shtrembëruar të komunitetit rusishtfolës në Gjermani.

“Ne po përpiqemi ta luftojmë këtë”, tha Schaubert në një prezantim informativ në internet, të organizuar nga shërbimi mediatik Integrimi. Sepse raportet për mitingje nga simpatizantët e Putinit shkojnë në dobi të propagandës ruse. “Sapo ndodh një autokolonë këtu, RIA Novosti [Agjencia Ruse për Informacionin Ndërkombëtar] poston menjëherë një video në portalin e saj online.” Kjo ka një efekt fuqizues, sepse shikohet nga rusët që jetojnë në Gjermani, të cilët mund të jenë pre e kësaj propagande dhe të thonë: “Njerëzit po dalin në rrugë për këtë, pse të mos dal edhe unë?”

Përçarja dhe propaganda

Rreth 3,5 milionë njerëz i përkasin komunitetit rusishtfolës në Gjermani. Mes tyre ka emigrantë nga Rusia, por edhe nga shtete të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. Por nuk ka të dhëna aktuale se cilat media i përdorin ata për informim. Media shtetërore ruse luan një rol të rëndësishëm në disa familje, me një efekt përçarës. Ndaj është edhe më e rëndësishme, shpjegon Medina Schaubert, të raportohet për kundër-demonstratat dhe demonstratat e solidaritetit me Ukrainën, “nga të cilat do të ketë shumë edhe më 8 dhe 9 maj”.

Sipas Schaubert, imazhi i komunitetit rusishtfolës nuk duhet të portretizohet se këta njerëz varen vetëm nga Putini. “Përçarja e rusishtfolësve nga pjesa tjetër e shoqërisë do të forcohet edhe më shumë, nëse ndodh një gjë e tillë.” Drejtoresha e shoqatës është edhe vetë viktimë e makinerisë propagandistike të Putinit. Që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014, ajo nuk ka mundur të flasë me dy të afërm të saj. “Unë e di shumë mirë që nëse ulemi në një tavolinë, do t’i bërtasim njëri-tjetrit për dy-tre orë dhe do të ndahemi keq. Të dy të afërmit janë entuziastë dhe i nënshtrohen mendimeve të Putinit, “edhe pse ata kurrë nuk kanë qenë në Rusi për ta vlerësuar atë”, thotë Schaubert.

Grupet rusishtfolëse

Sergej Prokopkin, avokat dhe trajner kundër diskriminimit, paralajmëron kundër lajmeve të rreme dhe propagandës ruse, e cila vë në shënjestër krimet e supozuara anti-ruse. Në rastin e autokolonave kundër rusofobisë së supozuar, ndonjëherë flitet për incidente të shpikura të diskriminimit, që nuk kanë ndodhur kurrë, thotë ai. Autokolona nuk janë shumë të dobishme, “ajo tenton të krijojë urrejtje” ndaj njerëzve nga Ukraina, tha Prokopkin.

Tre grupe mund të vërehen në komunitetin rusishtfolës, thotë Tatiana Golova, sociologe në Qendrën për Studimet e Evropës Lindore dhe Ndërkombëtare në Berlin: kundërshtarët aktivë politikisht të sulmit në Ukrainë, njerëzit që nuk pozicionohen dhe ata që protestojnë kundër diskriminimit të rusishtfolësve në Gjermani dhe “mbështesin shtetin rus dhe politikën e tij të jashtme agresive”. Këto grupe kundërhtojnë njëra tjetrën dhe tubimet e organizuara nga ato.

Ministrja e Brendshme Federale Nansi Faeser do të vëzhgojë me vëmendje tubimet proruse me 9 maj. Më 10 prill, ajo shkroi në Twitter se policia po shikon nga afër se kush po e mbështet agresionin e Putinit. Ata rrezikojnë të ndiqen penalisht në Gjermani. “Unë jam për veprim konseguent sa herë që tejkalohet pragu i përgjegjësisë penale. Këtu si shtet kemi një mandat për mbrojtje.”

Në një sondazh të shërbimit mediatik Integrimi thuhet se autoritetet kanë regjistruar deri tani rreth 1.700 vepra kundërligjore, që prej agresionit rus më 24 shkurt. Shumica e këtyre veprave kanë të bëjnë me dëme pronësore, si thyerje e xhamave, shpërthime të gomave të makinave apo mbishkrime në ndërtesa.

Më shumë se 200 vepra në javë

Krimet u drejtuan kundër individëve apo bizneseve, të njerëzve me origjinë ukrainase dhe ruse. Herë pas here ka pasur edhe akte dhune. “Zyra Federale e Policisë Kriminale flet për 200 krime në javë, por tendenca është në rënie”, thuhet në një studim të këtij portali.

Një tjetër rezultat i sondazhit është se në Gjermani janë nisur deri tani më shumë se 170 hetime, në lidhje me përdorimin e simbolit Z. Simboli Z konsiderohet një shenjë miratimi për luftën agresioni rus kundër Ukrainës.

Marrë nga DW

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota 9 maji ruset ne gjermani 9 maji ruset ne gjermani


Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit