LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentat si Falcone/ Për ‘kokën’ e Fatmir Haklajt rruga minohet 800, vdes i vëllai Halil. Zylfie përlotet teksa e tregon:

12 Shkurt 2020, 07:22 Nga DOSJA
Atentat si Falcone/ Për ‘kokën’ e Fatmir Haklajt rruga

Tashmë që lufta në Kosovë kishte përfunduar, strukturat e shtetit kishin objektiv rivendosjen e rendit në Tropojë. Fatmir Haklaj konsiderohej rrezik edhe nga të majtët në pushtet. Duket se rikthimi i tij në polici ishte më tepër për ta ekspozuar përballë kundërshtarëve.

Pas dy atentateve me mina, ai kërcënohet në radion e policisë nga një i afërm i kolonelit Hyka. Ky episod ndodhi në 31 Korrik dhe debati u dëgjua nga shumë efektivë të policisë së Tropojës. Nuk vonoi shumë dhe organizohet një tjetër atentat që për pak sa nuk i asgjësoi Haklajt me një goditje.

Në afërsi të Bajram Currit, në vendin e quajtur Brinja e Cërrnicës, minohet një aks prej gati 800 metrash. Lëndët shpërthyese ishin shpërndarë në 10 vatra zjarri, në një segment rrugor që shtrihej në një shpat të thepisur.

Autorët nuk aktivizojnë minën e parë, por të tretën, për ti futur në grackë Haklajt. Duke menduar se rruga kishte mina të tjera përpara, Hamdiu, Halili, Fatmiri dhe Feriz Kërrnaja kthehen pas, pa e ditur se autorët i kishin marrë të gjitha masat. Në ato çaste, ndodh shpërthimi i vatrës së dytë të eksplozivit që i merr jetën Feriz Kërrnajës dhe Halil Haklajt.

 

Fatmiri pëson dëmtime të rënda në kokë.

Hamdiu shpëton me gërvishtje të vogla. Në ato momente, ai hap zjarr me mitraloz drejt një kodre përballë nga ku mendonte se ndodheshin personat që aktivizuan minat.

Pas shpërthimeve, drejt vendngjarjes u nis një mjet i policisë me dy efektivë. Njëri prej tyre ishte Fatmir Daka, i njohur si njeri i afërt i Haklajve. Sapo afrohen në vendngjarje, mjeti i policisë përmbyset nga një shpërthim i fuqishëm. Me sa duket, autorët e pritës i kishin marrë masat që Haklajt të mos kishin mundësi të merrnin ndihmë.

I plagosur, Daka ecën në këmbë për 500 metra në drejtim të vendit ku ndodhën dy shpërthimet e para. Ai udhëzohet nga Hamdiu të marrë Land Roverin e blinduar dhe të çojë në spital Halilin që ishte ende gjallë.

Pasi ecën vetëm pak metra ndodh një shpërthim i katërt që i plagos edhe më rëndë.Vëllai i dytë i Haklajve mbërrin i vdekur në spital. Duket se Halili e kishte parandënjë rrezikun që u kanosej si familje. Për këtë, ai kishte kërkuar nga vëllezërit e tjerë të largoheshin jashtë shtetit.

Gjashtë minat e tjera të paplasura u çaktivizuan më pas. Nuk dihet nëse autorëve u doli ndonjë problem teknik apo nuk i shpërthyen për të shmangur vdekjen e personave të pafajshëm që shkuan për ndihmë në vendngjarje.

“Me vendosjen e minave treguan që nuk kishin guxim ti dilnin Fatmir Haklës ballë për ballë, nuk kishin burrëri ti dilnin e thonin, psh na e ke borxh e ta vrisnin, por minosën 800 metër rrugë ku mund vriteshin plot njerëz tjerë, ku u plagosën disa tjerë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Pasojat e shpërthimeve kanë lënë gjurmë që nuk janë zhdukur sot e kësaj dite. Këta shkëmbinj, janë shkëputur nga shpati në ngjarjen e 4 Gushtit të vitit 1999.

“Ne, pjesëtarë e tjerë të familjes kemi udhëtuar me Halilin dhe Ferizin me trupat e tyre për Kërrnajë dhe kemi bërë varrimin e tyre, Ylli s’ka marrë pjesë në varrimin e tyre. Pas 2 javësh kam shkuar te Fatmiri, ku qëndrova 30 ditë në spital afër tij. Ai çdo moment kërkonte Halilin dhe Ferizin”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Fatmiri ishte shndërruar në mit të vërtetë. Ai arriti ti shpëtojë atentatit të tmerrshëm me mina edhe pse u plagos rëndë në kokë. Familja kishte marrë një tjetër goditje të madhe me vdekjen e Halilit.

“Nëna ka qenë shumë e lidhur me Halilin e u thotë mos më thoni që ka vdekur djali. Nëna s’ka mundur ta besojë që Halili kishte vdekur, i kishte ngjarë shumë dhe kanë qenë shumë të lidhur bashkë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Tashmë, Fatmir Haklaj duhet të llogariste edhe hesapet me drejtësinë.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tropoja fatmir haklaj vrasja e halil haklajt zylfie haklaj dosja tropoja fatmir haklaj vrasja e halil haklajt zylfie haklaj

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë