Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ekipi analist pranë Open Data Albania po bën një analizë të tregut shqiptar të “Karburante dhe Vaj”, duke vlerësuar nëse kemi premisë për Përqendrim në operator me pozitë dominuese në treg. Për të bërë këtë analizë, kemi aplikuar si kampion vetëm blerjet e tregut buxhetor (blerje që paguhen nga Buxheti i Shtetit), dhe rastin e subvencionimit të pjesës për karburant për fermerët, pasi të dhënat sipas kompanive për shitjet në tregun e gjerë nuk janë publike dhe nuk aksesoren as përmes Pasqyrave Financiare ku kompanitë kanë aktivitet ndër sektorial ku veç karbureve kanë edhe objekt të shumëfishtë biznesi. Të dhënat vetëm për aktivitetin në tregtim karburant dhe vaj, mund të aksesoren vetëm nga Autoriteti i Konkurrencës. Për të realizuar këtë, kemi përdorur metodologjinë dhe Indeksin Herfindahl-Hirschman. Ky indeks përdoret gjerësisht në vlerësimin e tregjeve ekonomike për të njohur dhe vlerësuar riskun për Pozita Dominuese të një apo më shumë firmave në treg.
Indeksi Herfindahl-Hirschman është krijuar në vitin 1945 nga ekonomisti amerikan Albert O. Hirschman dhe ekonomisti gjerman Albert O. Herfindahl, për të matur koncentrimin e tregut në tërësi apo të një dege të veçantë. Ky indeks përdoret gjerësisht, sidomos në rastet e bashkimit të firmave për të matur madhësinë e përqendrimit të tregut. Një nga përdoruesit më të shpeshtë është Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet e Konkurrencës mund ta përdorin atë për të shikuar rastet e tregut kur mund të ketë tendenca për pozita dominuese.
Llogaritja bëhet me një formulë matematikore ku merret vlera dhe pesha kundrejt totalit, pjesa e secilës kompani në treg, kjo peshë e ngritur në katror dhe mbledhja jep indeksin. Në rastin kur në treg ka më shumë se 50 firma, merren 50 firmat me peshën më të madhe. Ky indeks ka një interval rezultatesh nga 0 deri në 10 000 (0 është rezultat i pamundur, kurse 10 000 është rasti kur tregu ka vetëm një firmë të vetme, pra rasti i monopolit). Rezultati nga 0 – 1 500 tregon se tregu specifik ka një nivel të lartë konkurueshmërie, rezultati 1 500 deri 2 500, tregon që kemi një treg mesatarisht të përqendruar dhe nëse rezultati është më i madh se 2 500, kemi rastin kur tregu është shumë i përqendruar. Kjo do të thotë që e gjithë fuqia e tregut ndahet midis shumë pak firmave.
Open Data Albania vendosi të bëjë këtë hulumtim duke marrë shkas nga rritja e çmimit dhe marzhit të fitimit të karburantit me pakicë në mënyrë të menjëhershme, pas fillimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Duke vlerësuar pjesën që ka pasur secila nga kompanitë në tregun e “Karburant dhe vaj” për blerjet buxhetoret, përgjatë periudhës 01 janar 2019 deri 11 mars 2022, vlerësohet se shoqëria tregtare me vlerën më të lartë, ka përfituar rreth 54.3% të vlerës totale të të gjithë periudhës. Ndërkohë nga 363 kompani përfituese, 70 % e totalit të vlerës përfitohet vetëm nga katër kompanitë kryesore në këtë treg.

Në rastin kur kalojmë tek indeksi Herfindahl-Hirschman, rezulton se vlera e këtij indeksi për kategorinë e shpenzimeve “Karburant dhe vaj”, për sektorin buxhetor dhe atë të subvencionimit të fermerëve, është 3066. Duke qenë se ky indeks rezulton më i madh se sa vlera 2500, vërtetohet se tregu i “Karburant dhe vaj”, për periudhën në fjalë, është shumë i përqendruar. Pra në këtë sektor tregu, kemi kompani me pozitë dominuese. Duke ditur që vlera e indeksit, kur i afrohet vlerës 0, themi që tregu i afrohet konkurrencës së plotë, ndërsa kur i afrohet vlerës 10 000, i afrohet monopolit, themi që në këtë rast ky treg ka premisa për përqendrim a monopolizim.
Ky tregues mund të shërbejë si një matës i mirë edhe për situatën e tregut në përgjithësi, duke qenë se tregu i sektorit buxhetor mund të merret si një përfaqësues i tij. Indeksi Herfindahl-Hirschman, vërteton edhe matematikisht që tregu i zërit “Karburant dhe vaj”, ka tendenca dhe firma me pozitë dominuese duke pasur risk të lartë edhe për kontroll të tregut./Ndiqparate
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Disa nga tregtarët më të respektuar të naftës në botë kanë parashikuar se çmimet e naftës së papërpunuar mund të rriten përtej 200 dollarëve për fu&ccedi...
Plotësimi i konsumit të energjisë në vend përgjatë tre muajve të parë të këtij viti është bazuar në një pjesë jo të vogël tek importet të cilat në vlerë nga 1 j...
Rriten çmimet nga 13 deri 20% për 12 lloje bukësh (të ndara sipas peshës dhe përbërjes) në dyqanet e pakicës në rrethe.Sipas njësive tregtare të produkte...
Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë ditën e mërkurë duket se ka filluar të japë sinjalet e para të reflektimit në tregun financiar. Ditën e...
TIRANË– Një 37-vjeçar nga Shkodra për pak e mashtroi policinë me versionin e vjedhjes së automjetit, nëse njëri nga agjentët nuk do kishte qen...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët prej 1 Janarit 2021 kanë nisur t...
Shpenzimet për investime të brendshme i kushtuan Ministrisë së Bujqësisë vitin e shkuar 13.7 milionë euro. Të dhënat zyrtare të raportuara në raportin 12 mujor ...
Një individ shqiptar shpenzon mesatarisht 267 euro në vit për vezë, qumësht dhe djathë, sipas të dhënave që janë të publikuara në sistemin e të dhënave të Euros...
TIRANË– Banka e Shqipërisë vendosi sot të rrisë normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje duke e çuar atë në nivelin 1%. Lëvizja e sotme ...
Më shumë se dy çifte në ditë në qarkun e Elbasanit vendosin ti japin fund martesës. Një shifër rekord e familjeve që nuk e shohin më rrugëtimin e tyre së...