LIVE UPDATES
Politike

Pikëpyetjet e Gjiknurit për koalicionet dhe hapjen e listës, ZBARDHEN përgjigjet e ekspertëve: Garimi me listë unike sR

28 Korrik 2020, 09:17 Nga DOSJA
Pikëpyetjet e Gjiknurit për koalicionet dhe hapjen e listës,

TIRANË– ZBARDHEN përgjigjet që ekspertët e Këshillit Politik, i kanë dërguar përfaqësuesit të maxhorancës, Damian Gjiknuri. Me një shkrim zyrtar, Gjiknuri ka kërkuar opinion nga ekspertët për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore. Në pyetjen e parë, bashkëkryetari i Këshilli Politik, pyet nëse ka ndonjë amendament në Kushtetutë që lejon ose jo hapjen e listave 100%, kërkesë kjo e bërë nga dy opozitat, ajo në Kuvend dhe ajo jashtëparlamentare.

Ekspertët i kanë vënë Gjiknurit në dispozion dhe një dispozitë, në të cilën shkruhet se ndalohet vetëm hapja më pak se 2/3 e listave.

“Shifra tre të tretat përfshihet në kushtin e amendamentit dhe përbën nivelin më të lartë të tij,-shprehen ekspertët. 

Ndërsa sa i përket koalicioneve, socialisti pyet nëse amendamendet i lejojnë koalicionet apo i pengojnë ato. Ekspertët shprehen qartë se nga dispozita nuk pengohen që dy ose më shumë parti politike të regjistrojnë kandidatë, duke i dhënë përgjigje një prej shqetësimeve kryesore të opozitës jashtëparlamentare.

Një koalicion zgjedhor përbëhet nga dy ose më shumë parti politike. Në këndvështrim sintaksor, dispozita nuk pengon dy ose më shumë parti politike që të regjistrojnë kandidatë, d.m.th. nuk pengon një koalicion zgjedhor të regjistrojë kandidatë,”-shkruhet në përgjigje. 

PËRGJIGJET E EKSPERTËVE: 

1) A pengojnë apo lejojnë amendamentet kushtetuese që ndodhen në procedurë parlamentare hapjen 100% të listave? 

Amendamentet kushtetuese modifikojnë dy nene të Kushtetutës: nenin 64, i cili është dispozita kushtetuese që rregullon sistemin zgjedhor, si dhe nenin 68, i cili është dispozita kushtetuese që rregullon kandidimin si deputet. Pyetja e mësipërme, përgjigjen e gjen kryesisht tek formulimi i amendamentit të nenit 64. Në pikën 3 të këtij amendamenti shkruhet:

3. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.”

Dispozita sanksionon të drejtën e zgjedhësit për të dhënë votë parapëlqyese, autorizon ligjin zgjedhor që të normojë kriteret dhe rregullat për masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes, si dhe vendos kushtin që mekanizmi i votimit parapëlqyes të veprojë mbi jo më pak se dy të tretën e listës së kandidatëve.

Përdorimi në tekstin e kësaj pike i fjalëve “jo më pak se” i jep kushtit formatin e një detyrimi minimal. Çdo shifër më e lartë se dy të tretat është në përputhje me formulimin e amendamentit kusjhtetues. Çdo shifër më e ulët se dy të tretat është në kundërshtim me të. Në rastin konkret shifra që analizohet është shifra tre të tretat (e shprehur në pyetje si përqindje: 100%).Shifra tre të tretat përfshihet në kushtin e amendamentit dhe përbën nivelin më të lartë të tij.

Amendamentet kushtetuese nuk trajtojnë modalitetet (kriteret dhe rregullat), por autorizojnë ligjin zgjedhor të merret me to.Ky autorizim përsëritet edhe në amendamentin e nenit 68, sipas të cilit “Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”.Të dyja këto autorizime kompletojnë nevojën për rregullimin e plotë të mekanizimit, si për ato elementë që kanë lidhje me momentin e regjistrimit të kandidatëve, ashtu dhe për ato elementë që kanë lidhje me momentin e shpërndarjes së mandateve.

2) A lejojnë amendamentet kushtetuese koalicionet apo i pengojnë ato?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet të sillen në vëmendje dy gjëra të rëndësishme: a) dallimi sintaksor midis nenit 68 në fuqi, amendamentit të tij sipas nismës dhe amendamentit të tij sipas kompromisit të arritur; b) diskutimi rreth çështjes së koalicioneve gjatë debatit kushtetues në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe të Komisionit të Ligjeve.

Formulimi i nenit 68 në fuqi përfshin “koalicionet zgjedhore të partive politike” si subjekte që kanë të drejtë të paraqesin kandidatë. Formulimi i amendamenteve sipas nismës ka hequr termin “koalicione zgjedhore të partive politike” nga lista e subjekteve që kanë të drejtë të paraqesin kandidatë, si dhe ka shtuar fjalinë “Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore” si fjali të dytë të pikës 1 të nenit. Formulimi i amendamenteve sipas kompromisit të arritur në Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionin e Ligjeve ka hequr fjalinë “Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore”.

Këto modifikime kanë shkaktuar debat dhe keqkuptime në opinionin publik. Në diskutimet brenda Këshillit Politik dyshimi për ndalimin e mundshëm të koalicioneve parazgjedhore është mbështetur në dy argumenta:

1. Heqja e fjalëve “koalicione zgjedhore të partive politike” nga lista e subjekteve që regjistrojnë kandidatë sipas nenit 68 do të thotë, se nuk ka më bazë kushtetuese për parashikimin e tyre në ligjin zgjedhor;

2. Relacioni shoqërues i projektligjit flet qartazi për ndalim të koalicioneve parazgjedhore, duke zbuluar kështu qëllimin që ndiqet me amendamentin.

Së pari: Në vlerësimin tonë “ometimi” nuk do të thotë automatikisht “ndalim”. Nëse do shihej kështu, atëherë do të konkludohej njëkohësisht se heqja e fjalëve “nuk lejohen koalicionet parazgjedhore” nga teksti i amendamentit fillestar do të thotë “lejim”. Në fakt as njera dhe as tjetra nuk janë automatikisht të vërteta. Për të kuptuar efektin e dispozitës analiza duhet të bëhet më e plotë se kaq.

Dispozita ka një lëndë të përcaktuar qartë dhe kjo lëndë ka lidhje me regjistrimin e kandidatëve, jo me përcaktimin e subjekteve zgjedhore.Formulimi i dispozitës liston subjektet që lejohet të regjistrojnë kandidatë.Këto janë zgjedhësit dhe partitë politike. Një koalicion zgjedhor përbëhet nga dy ose më shumë parti politike. Në këndvështrim sintaksor, dispozita nuk pengon dy ose më shumë parti politike që të regjistrojnë kandidatë, d.m.th. nuk pengon një koalicion zgjedhor të regjistrojë kandidatë.

Sa kohë që “rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet” ështëky ligj i cili mund të kufizojë ose zgjerojë listën e subjekteve regjistrues, nëpërmjet rregullave për regjistrimin. Pa marrë në konsideratë këto rregulla nuk mund të dilet në konkluzionin se nuk lejohen koalicionet të regjistrojnë kandidatë.

Së dyti: neni në fuqi nuk ka një dispozitë që trajton të drejtën e subjekteve konkurruese në garë për të formuar koalicione parazgjedhore. Formulimi i amendamentit sipas nismës “Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore” nuk është futur për të modifikuar një fjali të caktuar të nenit ekzistues.Ai amendament ishte amendament shtesë në tekstin e nenit dhe u rrëzua gjatë shqyrtimit dhe diskutimit në Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionin e Ligjeve. Kjo do të thotë se ndalimi i koalicioneve parazgjedhore nuk e kaloi dot testin e vlerësimit. Me formulimin e kompromisit mund të thuhet se amendamentet kushtetuese nuk bëjnë vetë dhe as nuk urdhërojnë ndalimin e koalicioneve zgjedhore nga ligji.Deri në këtë pikë ku jemi dhe pa marrë në konsideratë amendamentet që mund t’i bëhen ligjit zgjedhor, nuk mund të pretendohet se amendamentet kushtetuese ndalojnë koalicionet parazgjedhore. Sa i takon argumentit lidhur me Relacionin duhet thënë se relacioni ka vlerë kur bëhet interpretimi historik ose shkencor i një dispozite. Por po kaq vlerë ka dhe debati në Këshill, Komision dhe Kuvend. Relacioni është burim informacioni i barazvlefshëm dhe komplementar me procesverbalin e mbledhjes. Debati në Këshill dhe Komision lidhur me këtë çështje ofron referenca të plota për të mbështetur argumentin e mosndalimit të koalicioneve.Ai debat çoi në vendimin e kompromisit për të hequr fjalinë“nuk lejohen koalicionet parazgjedhore”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik ndalimi i koalicioneve damian gjiknuri keshilli politik ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës