Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku edhe shkruan se ka pasur vetëm një temperaturë të lehtë dhe gjendje gripale. Megjithatë pas testimit me tampon ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Gjoni shkruan se për të mos rrezikuar përhapjen e pandemisë do të qëndrojë i mbyllur në shtëpi, duke munguar në javën e fundit të sesionit parlamentar.
“Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale. Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit.Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm. Sidoqoftë, mbetem më i pērkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm,”-shkruan ndër të tjera Gjoni.
Por Gjoni nuk është emri i vetëm nga politika shqiptare që ka rënë “pre” e pandemisë. Po sot edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka rrëfyer se është infektuar me COVID-19, ndërsa më parë i infektuar ishte edhe deputeti Adriatik Alimadhi, i cili qëndroi në spital për disa javë, pasi pandemia i ka ‘shenja’ në mushkri.
POSTIMI I PLOTË:
Mirëmëngjes miq! Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale. Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit. Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë.
Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm. Sidoqoftë, mbetem më i pērkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm. Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare. Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin. Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid19 do disa ditë që të inkubohet në trup. Në momentin që jep shenjat e para, ju mund të keni qenë i infektuar prej ditësh dhe ndërkohë mund t’ia keni kaluar virusin familjarëve e miqve të afërt. NDAJ KUJDES MAKSIMAL! Mos dilni në ambjente publike pa maskë. Lani duart pa pushim. Nëse keni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të karantinoheni e të kërkoni kryerjen e tamponit. Mos e neglizhoni miq. Disa do e kalojnë lehtë, e disa të tjerë do rrezikojnë jetën. Përgjegjshmëria e secilit prej nesh gjatë 2-3 javëve të ardhshme duhet të jetë në nivelet maksimale.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish në rrjetin social “Facebook” lidhur me ndryshimet në Kushtetutë. Në statusin e tij, Meta ka shp...
TIRANË- Zbardhet takimi i opozitës së bashkuar me ambasadorët, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman. Mësohet se në takim opozita e bashkuar ka shpjegu...
TIRANË- Eksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume, i cili ka qenë dhe kryetar i KQZ-së ka komentuar sot debatin për ndryshimet në Kushtetutë. Në n...
TIRANË- Delegacioni i BE në Tiranë ka komentuar tërheqjen e përkohshme të maxhorancës për nismën e amnistisë politike. Në një deklaratë për mediat, BE shkr...
TIRANË– Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, i ftuar në emisionin ‘Në Fokus’ në TvT ka de...
TIRANË- USIAD ka dorëzuar 29 mijë teste për Institutin e Shëndetit Publik. Në një njoftim për mediat, USAID njofton se kjo është ndihmë që jepet për Shqipë...
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u është drejtuar sot qytetarëve me një mesazh për ruajten e masave kundër COVID-19. Në një letër Ruç...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot krytarët e bashkive Lezhë, Krujë e Kurbin për programin e rindërtimit. Në shkruan se ka nisur dhënia e grante...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për mosshkarkimin e tij. Në një postim në mediat sociale, Meta kujton se një vit më parë a...
TIRANË- Qeveria është tërhequr përkohësisht nga nisma ligjore për amnistinë fiskale. Sot në Komisionin e Ekonomisë, deputetët e maxhroancës kanë kërkuar që...