LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po sikur të dalë me kallash”/ Në pallatin e Lefterit, fëmijët e lagjes ’11 nëntori’ në Elbasan e kujtojnë me pa

27 Shtator 2020, 16:35 Nga DOSJA
“Po sikur të dalë me kallash”/ Në pallatin e

ELBASAN– Shtëpia e bërë shoshë nga plumbat është vulosur me shiritë nga policia. Aty u kthye vetëm një moment Floresha, bashkëjetuese e viktimës e cila pasi mori pakogjë, sende personale, u largua sëbashku me të bijën. Në banesën ku për pesë orë me radhë 71-vjeçari Lefter Zhidru kërcënoi i armatosur, nuk ka shkuar ende as pronari i banesës D.K që e dha hyrjen me qera 11 vjet më parë. Zërat e fëmijëve poshtë pallatit numër 576/1 dëgjohen teksa qeshin e bëjnë potere: “Po sikur të shpiket një lojë “Lefteri Home” dhe të dalë ai me kallash?”. Njëri prej tyre imiton me një shkop fshese, sikur të kishte armë në dorë.

Por arma e Lefter Zhidrut nuk ishte lodër dhe as tritoli i paketuar. Për fqinjët e 71-vjeçarit sjellja e plakut nuk ishte aspak suprizë. “Erdhën me qera në 2009. Që nga ajo kohë, në atë shtëpi kishte vetëm grindje. Ai e rrihte, ishte xheloz. Ndonjëherë Floresha mbyllej me javë dhe nuk dilte. Kur dilte, shikonim shenjat e saj”, shprehet një nga fqinjet për Gazetën “Si”. Sipas saj, “çifti ishin të dy të çuditshëm”.

Ata shaheshin, bërtisnin. Përherë e më rrallë dilnin nga shtëpia. Gjatë pandemisë, Lefteri rralloi daljet, ndërsa e shoqja zbriste ose për të çuar vajzën në shkollë ose kur blinte ushqime. Nuk e di me çfarë jetonin, me çfarë të ardhurash, por ata ishin problem për ne. Policia ishte vënë në dijeni”, shton një tjetër fqinje. Gjendja sipas komshinjve ishte bërë e padurueshme dy vite më parë, kur i moshuari mbante gjysmë të hapur derën e shtëpisë dhe qëndronte në errësirë me një levë në dorë. Kështu e mbajnë mend fqinjët, të cilët kur kuptuan se çifti grindej pasi gruaja dilte shpesh, ata i përshëndesnin përherë e më rrallë nga frika e një konflikti të mundshëm. “Para pak muajsh ata shitën disa hekurishte që i mbanin në ballkon prej kohësh, ata jetonin në kushte të vështira”, tregon shitësja e lagjes sipas të cilës gjendja mendore e të dyve u rëndua nga problemet ekonomike që po hasnin dhe nga xhelozia e Lefterit që dyshonte se gruaja po e tradhëtonte.

Megjithatë njëri prej fqinjëve nuk iu shmang dot dhe një ditë u gjend përballë të moshuarit që nga ballkoni i bërtiti të largohej nga makina e tij. “U habita, i thashë që jam në rrugë, s’kam punë me makinën tënde dhe pastaj u zumë”, thotë fqinji për Gazetën “Si”. Ajo ç’ka pasoi ishte ankesa në polici nga të dyja palët që akuzuan njëra-tjetrën për kanosje. Policia nuk shkoi ansjëherë për kontroll në shtëpinë e të moshuarit, që përpara tyre sillej mirë, ndonëse fqinjët ankoheshin për çiftin agresiv. Nga kërkimet e tyre, fqinjët kishin zbuluar se i moshuari dhe partnerja e tij 45-vjeçare kishin jetuar edhe në një lagje tjetër në Elbasan, në lagjen “5 Maji” dhe pas konflikteve fqinjët e mëparshëm i kishin larguar prej andej.

Dita e fundit…

Ajo doli zbathur sëbashku me vajzën, një fëmijë i urtë”, thotë për Floreshën fqinja e parë. Gruaja thotë se dëgjoi të bërtiturat e Lefterit që e urdhëroi: “Përjashta!”. “U habita – rrëfen e moshuara – ishte hera e parë që e nxorri nga shtëpia”. Banorët panë brenda pak minutash se si forcat Shqiponja trokitën për ta marrë në polici të moshuarin për sqarim dhe ai u përgjigj me breshëri automatiku që bënë shoshë derën e shtëpisë ku ai jetojte dhe derën e komshinjve ngjitur. “I shikon këto shenjat në murin e katit të tretë? Ai doli dhe iu vu policëve pas duke i qëlluar ndaj dhe ata u ngjitën nga kati i dytë në të katërtin ku dhe shpëtuan”, shpjegon për Gazetën “Si” një tjetër banor i lagjes “11 nëntori” të Elbasanit.

Dhe ndërsa Lefter Zhudri, i vrarë nga policia pas pesë orë negociatash, u varros në fshatin e tij në Xarrë, partnerja e tij është kthyer tek të afërmit. Policia i thotë Gazetës “Si” se do ta rithërrasë për të dhënë shpjegime shtesë, se përse çifti u grind dhe përse ajo nuk tregoi që në banesën e tyre i moshuari mbante fshehur një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse.

Marrë nga Gazeta Si

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Shtator 2020, 15:22

TIRANË– Moderatorja shqiptare Arjola Shehu është infektuar me Covid-19. Përmes një statusi në Instastory, Shehu ka bërë me dije këtë lajm të keq, teksa shk...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet