6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË – Policia e kryeqytetit ka kryer në 24 orët e fundit një operacion, ku ka vënë në pranga 7 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Kështu, sipas bluve të Tiranës është arrestuar një qytetar nga Kavaja, të cilit gjatë kontrollit në mjet i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë automatike dhe disa fishekë luftarakë.
Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një 42-vjeçar, i cili ka shtyrë një të mitur 14 vjeç, për të vjedhur një lokal. Ndërkohë, arrestime ka pasur edhe nga specialistët e qarkullimit rrugor, të cilët kanë vënë në pranga katër shoferë, tre prej të cilëve të dehur dhe një tjetër për një aksident me pasojë plagosjen e disa personave.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri me municion luftarak, vihet në pranga poseduesi. Vihen në pranga dhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë automatike me fishekë luftarakë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Z., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtyrja e të miturit në krim”. Ky shtetas ka shtyrë një shtetas të mitur 14 vjeç, për të vjedhur një lokal.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit H. D., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Z., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. M., 28 vjeç, D. T., 54 vjeç dhe Q. T., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– R. L., 30 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin U. V., dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e mjetit që drejtohej nga shtetasi U. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(E.H/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar në kryeqytet, pasi akuzohet se ka ushtruar në mënyrë konstante dhunë fizike dhe psikologj...
GJIROKASTËR – Ish-kreu i PD, Sali Berisha pritet që nesër të jetë në qytetin e Gjirokastër, ku do marrë pjesë në festën e 31-vjetorit të themelimit t...
TIRANË– Menaxheri i lokalit në ‘Don Bosko’ ku ndodhi vrasja e Erion Çelës dhe plagosjes së katër të tjerëve në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij....
TIRANË – Një ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për administratën publike, studentët dhe punonjësit e supermarkete...
TIRANË – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë seancën e sotme gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saim...
TIRANË– Gjendja shëndetësore e Arben Danit dhe Azbi Selmanajt, të cilët mbetën të plagosur gjatë atentatit të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, në z...
TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sot pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë tronditur vendin tonë, ndërsa është fokusuar kry...
TIRANË – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka mbledhur ditën e sotme drejtorët e policisë së qarqeve. Kjo mbledhje vjen direkt pa...
SHBA- I riu shqiptar, i cili tentoi të vriste nënën e tij në SHBA ka treguar shkaqet e kësaj ngjarje. Mediat e huaja raportojnë se Emiliano Domi 25 vjeç ...
TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga 26-vjeçarin Joni Ramadani, i cili ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në lokalin në...