20 Gusht 2022, 17:58
Nga e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme ne lidhje me rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi e drejtuar nga Dritan Abazoviç.
Në shkrimin e tij të publikuar në Facebook Berisha rëndit disa nga arsyet se pse sipas tij "u rrëzuar" Abazoviç. Për Berishën Abazoviç është një i ri energjik dhe pro-europian por që gaboi rëndë duke u bashkuar nismës Ballkani i Hapur dhe marrëveshjes me Kishën Serbe.
"Abazoviçit i rëndoi bishti (viçi) më rëndë se koka kur u rreshtua me presidentin e serbomadhisë, ultranacionalistin Vuçiç dhe vasalin e këtij të fundit Edi Rama në nismën e Ballkanit të Hapur, projekt që i kundërvihet nismës së Berlinit dhe vendos hegjemoninë serbe dhe influencën ruse në rajon. Por marrëveshja e Abazoviçit me Kishën raciste serbe u dëshmua për atë si puthja me Judën dha ai mbrëmë u shkarkua me të drejtë nga Parlamenti i Malit të Zi si kryeministër i vendit fqinj", shkruan Berisha.
POSTIMI I KREUT TË PD
Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin e qeverisë së Dritan Abazoviqit me votat e 50 deputetëve pas 12 orëve diskutime të forta në Kuvend. Abazoviç nuk i "mbijetoi" mocionit edhe pse ofroi një marrëveshje për partitë opozitare që përfshinte rikonstruktimin e qeverisë. Marrëveshja me Kishën Serbe është dhe "molla e sherrit" mes tij dhe partisë së presidentit Gjukanaviç.
votebesimi per qeverine e malit te zi sali berisha
Politike
20 Gusht 2022, 14:51
e.k
Erion Veliaj
UKRAINË- Nga Kharkiv ku po zhvillon një vizitë zyrtare, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar debatin m&e...
Politike
20 Gusht 2022, 13:13
F.M
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu e ka konsideruar Shqipërinë një fushëbet...
Politike
20 Gusht 2022, 12:58
A.B
Erion Veliaj
UKRAINË- Nga Kharkiv, kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi koalicionin mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. ...
Politike
19 Gusht 2022, 20:22
I.A
Kuvendi i Shqiperise
TIRANË- Në Shqipëri, shumica socialiste ka propozuar dy ndërhyrje të tjera ligjore, përveç ndrysh...
Politike
19 Gusht 2022, 19:13
I.A
Ilir Meta dhe perfaqesuesit e Vatra
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar ditën e sotme me pë...
Politike
19 Gusht 2022, 18:49
BE
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë paralajmëroi qeverinë shqiptare se projekti i saj për ngritjen e nj&eum...
Politike
19 Gusht 2022, 16:58
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së përjaveshme të zhvilluar me...
Politike
19 Gusht 2022, 16:53
e.k
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë zhvilloiu ditën e sotme një konferencë për mediat nga selia e PL-së...
Politike
19 Gusht 2022, 14:21
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur paralajmërimeve të Partisë S...
Politike
19 Gusht 2022, 12:40
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ë...