18 Nëntor 2024, 22:35
Nga I.A
Babai
TIRANË- I ati i 14-vjeçarit të plagosur ditën e sotme gjatë sherrit që ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” ka zbuluar çfarw djali i tij i ka treguar deri më tani në lidhje me ngjarjen e rëndë. Duke folur për emisionin 'Open' nw News24, babai tha se i biri kishte shkuar te shkolla “Fan Noli” pasi ishte thirrur nga viktima, i cili ishte shoku i tij i ngushtë.
Babai tregoi më tej se në momentin që djali arritur atje dy persona i kanë goditur me thika, 14-vjeçarin e plagosur dhe viktimën. Ai zbuloi se sherri ka nisur ditën e premte, kur viktima dhe një ish-shok i tij, po ashtu në shkollën “Fan Noli” janë konfliktuar në oborr, ndaj edhe kishin lënë një takim ditën e sotme.
“Fola me djalin pak dhe më tha se shkoi te shkolla Fan Noli të takonte një shok sepse ai kishte një problem me një shok të klasës që e ka goditur. Në momentin që arriti te shkolla dy personat që ishin atje i kanë goditur me thika djalin tim dhe viktimën. Nuk e di pse janë konfliktuar. Ish-shoku i viktimës e ka goditur ditën e premte në oborrin e shkollës, kaq di deri tani. Ditën e sotme u goditën me thika. Djali më tha se ishin dy veta me thika dhe pjesa tjetër që ishin më shumë vetë janë larguar pasi panë thikat. Ata janë kapur në befasi dhe janë goditur më pas.
Nuk i kemi treguar për gjendjen e shokut të tij, kishte 7 vite që rrinte me të dhe nuk duam ta stresojmë duke i treguar. Djali tjetër është te drejtoria e policisë duke dëshmuar. Kemi folur me familjarët e fëmijëve të tjerë”, tregoi ai.
sherr ne shkollen fan noli
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 22:29
E. D
foto nga emisioni
GJIROKASTËR- Emisioni “Stop” në Tv Klan ka arritur të zbulojë një fakt domethënës që ...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 22:25
E. D
foto nga emisioni
DELVINË- Fiks Fare denoncoi gjendjen e kuzhinës së kopshtit shtetëror në Delvinë, i cili s’ka “...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 22:16
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje në lidhje me laboratorin e kokainës në Qerekë të Krujës....
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 21:33
I.A
Klodiana Lala
Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot ku një nxënës 14-vjeçar i shk...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 21:22
E. D
skuadra “Dinamo”
TIRANË- 14-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në mënyrë tragjike pas një ...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 21:19
ZH.LL
Shkolla "Fan Noli"
TIRANË- Ngjarja tragjike ku viktimë mbeti një 14-vjeçar, tronditi kryeqytetin mesditën e sotme. Një konf...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 21:00
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Autoritetet shqiptare arrestuan dhjetë persona të dyshuar si anëtarë të një rrjeti kriminal...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 21:11
I.A
Babai
TIRANË- Babai i një prej të miturve të plagosur në sherrin e sotëm me thika në Tiranë ka deklaruar se dj...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 20:58
ZH.LL
trajneri
TIRANË- Vdekja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili mbeti viktimë i një sherri mes adoleshentësh mesditën e kësa...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 21:06
I.A
Momenti
GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar një operacion duke ndaluar dy punonjës policie, një dogani...