18 Prill 2024, 15:43
Nga r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë sot një denoncim në rrjetet sociale.
Blushi ka publikuar disa dokumente, ku thotë se Bashkia e Roskovecit po tenton të ndërtojë një termocentral në një zonë bujqësore të fshatit Suk dhe rrethinave të tij.
Ai shpehet se ky projekt është kriminal dhe i pabesë, baraz me “vdekje” për banorët e zonës.
POSTIMI I PLOTË:
Kriminale dhe e pabesë (siç di vetëm “Rilindja”) tentativa e Bashkisë së Roskovecit për t’i hapur rrugën ndërtimit të një termocentrali në zonën bujqësore të fshatit Suk dhe rrethinave të tij, duke u çuar “vdekjen” te dera e shtëpisë, një komuniteti të mrekullueshëm dhe punëtor, që aq shumë ka vuajtur nga ndotja dramatike e puseve të naftës.
Zona e Roskovecit është një zonë bujqësore e suksesshme, e mbjellë deri në 700 hektar me sera, që duhet të mbështetet fuqimisht me subvencione dhe jo të asgjësohet përfundimisht me të tilla projekte shkatërrimtare, korruptive dhe me pasoja tepër të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por edhe për pronat e tyre.
ytetarët e nderuar të Roskovecit meritojnë urgjentisht transparencë:
Pse nuk janë vënë në dijeni të projektit dhe pse nuk janë thirrur kurrë në dëgjesa publike?
Kush është investitori privat dhe kush përfiton financiarisht nga ky projekt, qartazi në dëm të banorëve, dhe sidomos të fermerëve?
Pse TEC-i do ndërtohet në një tokë të punueshme, që ligji e ndalon?
A është ndërtimi i TEC-it të Roskovecit një skemë kriminale e ngjashme me inceneratorët?
Kundërshtojmë me forcë këtë projekt dhe mbështetim plotësisht shqetësimin e drejtë të komunitetit të dashur të Roskovecit.
tedi blushi bashkia e roskovecit
Politike
18 Prill 2024, 15:04
r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot një tje...
Politike
18 Prill 2024, 14:16
M.B
Fredi Beleri
GREQIA- Gazeta greke “Te Nea” i ka dedikuar një artikull të shkuarës së errët të Fredi Beleri. Beler...
Politike
18 Prill 2024, 14:25
N.F
Korreshi
TIRANË- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenarë ka shprehur shqet...
Politike
18 Prill 2024, 14:01
M.B
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha
TIRANA- Seanca planare e ditës së sotme është shoqëruar me debate mes deputetëve të...
Politike
18 Prill 2024, 13:34
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Prokuroria e Posaçme nuk ka asnjë të regjistruar emrin e kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Me...
Politike
18 Prill 2024, 13:26
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në fjalën e saj në seancën plenare të ditës s&...
Politike
18 Prill 2024, 13:32
N.F
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kreut të...
Politike
18 Prill 2024, 12:43
I.A
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi është shprehur se Prefekti i Qarkut është një institucion...
Politike
18 Prill 2024, 12:41
N.F
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar gjatë seancës së sotme plenare projektligjin për pref...
Politike
18 Prill 2024, 12:09
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla teksa po fliste për zjarret në vend ka përqeshur në prej depute...