Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“0900, këtë numër kam për ty”/ Reagon Vokshi në Komisionin e Jashtëm: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan
Në Komision e Jashtëm ,Vokshi u shpreh se, ishte një shenjestrim i qëllimshëm për të sulmuar ndaj opozitës dhe ndaj grave deputete të opozitës.
6 Mars 2026, 11:19Nga D.S
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas situatës së krijuar një ditë më parë në Parlament, ku kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla përdori gjuhë ofenduese ndaj saj.
Në Komision e Jashtëm ,Vokshi u shpreh se, ishte një shenjestrim i qëllimshëm për të sulmuar ndaj opozitës dhe ndaj grave deputete të opozitës. Sipas tij, ndjesa e Ballës ishte “fake” dhe se është lënduar nga fakti që kreu i Kuvendit dhe gratë deputete të PS-së nuk reaguan.
"Falënderoj kolegët që u bashkuan në një mendim që dhuna psikologjike institucionale nuk ka vend në Parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje, sepse njerëz me veprime si të tijat e turpërojnë Parlamentin. Por jam ndjerë e lënduar për mënyrën sesi kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën. E menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe nga ana e grave deputete të PS për gjuhën seksiste që u përdor nga kryetari i grupit tuaj parlamentar.
Nuk di se cila prej çështjeve që fola unë e preku kryetarin e grupit tuaj. Unë kam bindjen se shënjestrimi ishte politik, nuk ishte i rastësishëm. Po tentojnë të godasin opozitën dhe gratë deputete të opozitës. Këdo që ngre zërin. E kam vuajtur në lëkurë edhe fyerjen e Edi Ramës. Partia juaj ka pushkatuar gratë. Unë nuk pres ndjesë, të mos tallemi… ndjesë mashtrim që as unë, asnjë nga ne, nuk e hamë dot. Të kalojmë te dhuna që ushtron partia juaj ndaj grave. Më kanë kërcënuar dhe shantazhuar. Më kanë kërcënuar mua dhe vajzën time. Më kanë përjashtuar 3 muaj duke më hequr të drejtën e fjalës.", tha Vokshi./Dosja.al