Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse me rastin e këtij përvjetori Ministri Peleshi vlerësoi se kjo aleancë qëndron sot, ashtu si 75 vjet më parë, si një fener për parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës.
BRUKSEL- Me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e NATO-s, në Bruksel u organizua një ceremoni e veçantë, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse me rastin e këtij përvjetori Ministri Peleshi vlerësoi se kjo aleancë qëndron sot, ashtu si 75 vjet më parë, si një fener për parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës.
Peleshi theksoi, gjatë fjalës së tij mbështetjen e qartë të vendit tonë ndaj kësaj aleance, ndërsa vuri në dukje edhe përpjekjet që i janë dashur Shqipërisë ndër vite të renditet mes aleatëve të saj në NATO, ku sot ka një rol të vlerësuar tejet pozitivisht.
“Sot, ne mbetemi të palëkundur si një aleat krenar, i besueshëm dhe i angazhuar ndaj agjendës politike, institucionale dhe ushtarake të NATO-s. Do të vazhdojmë të përmbushim që të tria detyrat thelbësore të NATO-s, ashtu siç kemi bërë kurdoherë e kudo që ka qenë e nevojshme të radhitemi krah për krah me Aleatët dhe Partnerët tanë”, u shpreh Peleshi.
Shqipëria, vijoi gjatë fjalës së tij Peleshi, nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të vazhduar kontributin në Aleancë, teksa vendet përballen me një mjedis më të pasigurt dhe të rrezikshëm të sigurisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
“Nëse rajoni tani gëzon stabilitet dhe prosperitet më të madh, kjo është edhe për shkak të rolit të NATO-s në ndalimin e masakrave dhe spastrimit etnik të viteve 1990, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Ne nuk duhet të lejojmë që fitoret që kemi bërë të zhbëhen dhe të humbasim vigjilencën tone”, theksoi Peleshi.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe aplikimin tek komision...
Fatos Tushe VLORA- Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, ka sekuestruar apartamentin e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fato...
Genta Vangjeli TIRANA- Zëdhënësja e anti-korrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar një tjetë...
Jorida Tabaku TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me taksën për profesionet e lira. Tabaku...
Silvio Gonzato SHKODRA- Gjatë një takimi me studentët e drejtësisë në Shkodër, Ambasadori i BE-së në ven...
Edi Rama dhe Emmanuel Macron FRANCA- Prestigjozi franceze "Le Figaro” i ka dedikuar një artikull vizitës së kryeministrit Edi ...
Xhelal Sveçla dhe Taulant Balla TIRANA- Qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, do të kalojnë përmes pik...
Komisioni TIRANA- Pas më shumë se 4 orësh dhe mes debatesh, Komisioni Hetimor parlamentar për sistemin TIMS ka miratuar kërkesat p...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e zakonshëm edhe mbrëmjen e sotme para mbështet&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha jehona ndërkombëtare e betejë...