"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama sulmon protestuesit dhe administratën: Kanë ngelur puplat dhe vezët e ditëzinjve
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
“Pa mua s’ke jetë”/ Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit gjatë ngjarjes: Do të fejohemi s&e...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Sipas aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese nga data e seancës konstituive nis edhe periudha 60-ditore, gjatë së cilës deputetët e legjislaturës së re duhet të zgjedhin presidentin e ri, në të kundërtën vendi shkon sërish në zgjedhje.
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, sot pritet të caktojë datën për mbajtjen e seancës konstituive. Ditë më parë, Haxhiu paralajmëroi se pikërisht të premten do të njoftonte për datën e konstituimit të legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Afati i fundit kushtetues për seancën konstituive është 7 gushti.
Sipas aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese nga data e seancës konstituive nis edhe periudha 60-ditore, gjatë së cilës deputetët e legjislaturës së re duhet të zgjedhin presidentin e ri, në të kundërtën vendi shkon sërish në zgjedhje. Pikërisht, për shkak të mosarritjes së konsensusit mes partive muaj më parë, vendi mbajti zgjedhje të parakohshme parlamentare në qershor – të tretat brenda një viti e gjysmë.
Caktimi i datës për seancën konstituive vjen në kohën kur bisedimet për një marrëveshje të mundshme për krijimin e institucioneve mes partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pezulluar. Më 15 korrik, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ishte i detyruar që të pezullonte diskutimet me kreun e LVV-së, njëherësh kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pasi në LDK ka një nismë për shkarkimin e tij nga kreu i partisë.
Më 10 korrik, Kurti u takua ndarazi me Abdixhikun dhe me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Përderisa Hamza tha pas takimit se partia e tij do të mbetej në opozitë, Abdixhiku shprehu gatishmëri për vazhdimin e takimeve.
LDK-ja ende nuk ka njoftuar se kur do të mund të mbahej Kuvendi i partisë ku do të diskutohej për nismën për shkarkimin e Abdixhikut. Vetë Abdixhiku e ka kritikuar këtë nismë duke thënë se rrezikon që ta lërë vendin pa institucione dhe mund të nxisë zgjedhje të reja në vjeshtë.
Partia në pushtet, LVV-ja e Kurtit, sipas rezultatit të certifikuar i ka fituar 53 mandate. PDK i ka fituar 22 ulëse, LDK 18 ulëse dhe Aleanca shtatë ulëse. Për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re nevojiten 61 vota në Kuvendin prej 120 ulësesh.
Partia e Kurtit, së bashku me partitë nga komunitetet pakicë joserbe i kanë numrat e nevojshme për këto dy procese. Por, për presidentin kërkohet një marrëveshje politike, pasi duhet prania e 80 deputetëve në dy rundet e para të votimit. Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në, e cila i ka 18 deputetë, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë në dy rundet e para të votimit.
Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit, atëherë organi ligjvënës shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Nëse Kosova mban sërish zgjedhje, atëherë ato do të ishin votimet e katërta parlamentare që nga shkurti i vitit të kaluar./REL
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Admini...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se thirra e protestuesve “Rama jepe dorëheqjen” është bë...
Tedi Blushi TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i nisur kërkesë zyrtare Ministrit te Bren...
Foto ilustruse TIRANA- Partia Demokratike ka dënuar ndalimin e gazetares së Citizen Channel, nga policia gjatë ditës së sotme...
Foto ilustruse TIRANA- Partia Demokratike ka dënuar dhunën e bërë nga policia ndaj protestuesve. Përmes një deklarate,&...
Foto TIRANË- Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit me 83 vota pro dhe 2 kundër. ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama erdhi në Kuvend për të marr&...
Pamje nga Kuvendi TIRANË- Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës aktin normativ që parashikon financimin e pjesshëm të nj...
Pamje TIRANA- Deputetët e opozitës bllokuan ditën e sotme gjatë seancës plenare në Kuvend foltoren për disa orë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se u paraqit në seancën plenare p...