LIVE UPDATES
Politike

POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri

Politikani pro-Brexit do të vizitojë Tiranën për të zgjidhur një debat me kryeministrin e vendit se sa shqiptarë janë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, por çfarë tjetër mund të ketë në itinerarin e tij ndërsa është atje?

11 Korrik 2025, 09:01 Nga r.ll
POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në
nigel farage

BRITANI- Mbështetësi i Brexit-it, Nigel Farage, po paketon valixhet dhe po përgatitet të niset për në Shqipërinë me diell,  nëse do t'i besojmë replikave të shkëmbyera kohët e fundit në rrjetet sociale mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Të dy kanë shkëmbyer kritika të ashpra pasi Rama shprehu qëndrimet kritike për Britaninë pas Brexit-it dhe politikave të saj kontraverse për migrantët. Farage u hakmor duke i thënë Ramës të “merrte mbrapsht të gjithë kriminelët”, duke këmbëngulur se një në 50, ose edhe më shumë, shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar janë pas hekurave.

Që nga ai moment situata erdhi duke u përshkallëzuar. Rama, në një seri postimesh në X, i quajti shifrat e Farage “të çmendura ” dhe vuri në dyshim se sa prej tyre u dënuan për shkak të “sistemit të vjetëruar të imigracionit dhe vizave” të Mbretërisë së Bashkuar, megjithatë vendosi "ta vriste" Farage-n me mirësi dhe ta ftonte të vizitonte për të shijuar “diell të vërtetë, mikpritje të vërtetë dhe madje edhe më shumë fakte rreth Shqipërisë dhe popullit të saj të mrekullueshëm”.

Farage përfundimisht e pranoi ftesën me kusht që të diskutonte kthimin e të burgosurve shqiptarë.  Por çfarë mund të fshihet në itinerarin e pushimeve të Farage në Shqipëri?

Farage dhe Rama u kontaktuan për komente në lidhje me kohën e mbërritjes së fluturimit të deputetit britanik. Edhe pse nuk u mor asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit, POLITICO ka publikuar në mënyrë ironizuese një "draft-itinerar", për çdo rast.

9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri janë: 

Vizita në bunkerë

Shqipëria është shtëpia e deri në 700,000 bunkerëve prej betoni të ndërtuar gjatë regjimit totalitar komunist të diktatorit Enver Hoxha. Ato kishin për qëllim mbrojtjen kundër çdo pushtuesi të mundshëm, diçka që mund ta frymëzonte Farage në përpjekjen e tij për të shmangur një “pushtim” të emigrantëve nga përtej Kanalit Anglez.

Takimi me "burrneshat" në veri të Shqipërisë

Të njohura edhe si "burrnesha", disa gra në veri të Shqipërisë për të marrë përsipër përgjegjësitë e një babai të ndjerë ose të një kryefamiljari mashkull, bëjnë një betim beqarie dhe përqafojnë veshjen dhe sjelljen mashkullore. Ndërsa janë të pakësuara në numër me vetëm tre të mbetura, një takim me ta mund t’i ofrojë Farage një perspektivë të re përtej debateve të zakonshme mbi identitetet gjinore.

Pirja e rakisë 

Pasi i acaroi bullgarët me një retorikë të ngjashme kundër migrantëve potencialë, Farage bëri një udhëtim në Bullgari në vitin 2013. Ai u filmua duke shijuar një gotë verë dhe sharmin e disa muzikantëve dhe valltarëve vendas. Farage mund të tundohet të zëvendësojë birrën e tij karakteristike me pak raki, një pije alkoolike të fuqishme të bërë nga rrushi ose kumbullat.

Një vizitë në Selinë Botërore Bektashiane

I akuzuar më parë për përhapjen e retorikës anti-muslimane, Farage mund të zgjerojë horizontet e tij me një udhëtim në Selinë Botërore Bektashiane në Tiranë. Kryegjyshata botërore bektashiane ka të ngjarë të bëhet versioni i Vatikanit në Shqipëri nëse një njoftim i vitit 2025 nga Rama për t'i shndërruar ata në një shtet sovran brenda vendit realizohet.

Homazhe në varrezat gjermane

Si stërnip i një emigranti gjerman që iku në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të një jete më të mirë dhe bashkëshort i një gruaje gjermane, Farage mund të bëjë homazhe në Varrezat e Luftës Gjermane në qendër të Tiranës. Në varësi të kohës së vizitës së tij, ai mund të jetë gjithashtu i ftuari nderi në ceremoninë e përbashkët të organizuar nga ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë çdo të Dielë Përkujtimore. Ai gjithashtu mund të shohë një fragment të Murit të Berlinit jashtë zyrës së Ramës ndërsa është aty.

Vizitë në Teatrin e Kukullave

Farage ka thënë se kur të largohet nga politika, dëshiron të shkojë në teatër. Kështu që ai mund ta përdorë vizitën e tij në Shqipëri si një shans për të vizituar Teatrin historik të Kukullave. I restauruar me fondet e Bashkimit Evropian pas tërmetit të vitit 2019, ky vend mund t’i kujtojë gjithashtu kohën kur e quajti Presidentin francez Emmanuel Macron një “kukull” të ish-kreut të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

Vizitë te statuja e Mbretëreshës Elizabeth II

Në qytetin verior të Hasit, ku më shumë se 80% e vendasve kanë familje në Mbretërinë e Bashkuar, në qendër është ngritur një statujë e Mbretëreshës Elizabeth II. Farage mund të shkojë edhe në Kukësin aty pranë, një qytet tjetër me lidhje të forta me Mbretërinë e Bashkuar, ku mund të vizitojë “Costa Caffe” dhe të numërojë numrin e makinave me targa të verdha britanike. Qyteti ishte gjithashtu i pari në botë që u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për shkak të ndihmës së dhënë rreth 400,000 refugjatëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998-1999, një rrëfim empatie që mund të frymëzojë një ndryshim zemre tek Farage për çështjen e emigrantëve.

Një filxhan kafeje të këndshëm

Ndonëse nuk janë adhurues të mëdhenj të çajit, shqiptarët e marrin kafenë shumë seriozisht dhe Tirana ka një nga numrat më të lartë të kafeneve në Evropë. Për më tepër, besa, kodi i nderit shqiptar i vendos mysafirët mbi Zotin dhe madje edhe familjen dhe iu garanton respekt maksimal të të ftuarit. 

Relaks në plazh

Sipas imazheve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të Ramës, një pushim në plazh do të jetë në krye të axhendës. Vija bregdetare e Shqipërisë shtrihet për rreth 276 kilometra, duke kaluar përgjatë Detit Adriatik dhe Detit Jon, dhe ofron shumë mundësi që ai të bëjë një pushim të merituar larg politikës.

Por duke iu kthyer seriozitetit, kush ka të drejtë mes Ramës dhe Farage?

Në tetor 2024 , gazeta Telegraph publikoi një artikull që pretendonte se 52,000 shqiptarë jetonin në Mbretërinë e Bashkuar, me 1,227 prej tyre në burg, me sa duket burimi i pretendimeve të Farage.

POLITICO kontaktoi ambasadorin shqiptar në Londër, Uran Ferizi, për të kërkuar të dhënat e tyre mbi numrin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha: “Ne besojmë se ka më shumë se 300,000” dhe ndau një dokument që vëren se shifrat e Telegraph përjashtojnë shqiptarët e natyralizuar, fëmijët shqiptarë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe “dhjetëra mijëra” shqiptarë me pasaporta greke dhe italiane, siç tregohet nga të dhënat konsullore.

Sa i përket numrit të shqiptarëve të burgosur, dokumenti i ambasadës thotë se nuk merr parasysh moshën, seksin dhe statusin socioekonomik dhe vazhdon se kur bëhet përshtatja për çekuilibrat demografikë dhe numrin aktual të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, shkalla e nënkuptuar e burgosjes është: “përafërsisht 1 në 500”.

Nëse Farage pranon se faktet e tij janë të gabuara, Rama ka kërkuar që ai të jetë i pari që t'u thotë kujtdo që flet keq për shqiptarët "të mos e bëjë më". /POLITICO

nigel farage shqiperi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale