LIVE UPDATES
Politike

Administrata e tij është ndjekur nga skandale"/ The Art Newspaper: Rama artist për të pastruar imazhin nga korrupsioni

Në artikull thuhet më tej se Rama u kthye në Shqipëri në vitin 1998 për të shërbyer si ministër i kulturës, duke fituar më vonë vëmendjen ndërkombëtare si kryetar bashkie i Tiranës (2000-2011). Art Newspaper shkruan ndër të tjera se që kur u bë kryeministër në vitin 2013, qeveria e Ramës ka mbikëqyrur restaurimin e vendeve të mëdha të trashëgimisë, duke përfshirë Muzeun Historik Kombëtar, Kullën Veneciane të Durrësit dhe Urën e Kurçajt.

8 Dhjetor 2025, 21:51 Nga E. D
Administrata e tij është ndjekur nga skandale"/ The Art
Edi Rama

TIRANË- Media e huaj ndërkombëtare Art Newspaper i ka kushtuar së fundmi një artikull kryeministrit Edi Rama, por këtë herë, duke u ndalur tek pikturat e socialistit. Art Newspaper shkruan se i trajnuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës, Rama kaloi disa vite duke punuar në Paris përpara se t’i rikthehej politikës në fund të viteve 1990.

Në artikull thuhet më tej se Rama u kthye në Shqipëri në vitin 1998 për të shërbyer si ministër i kulturës, duke fituar më vonë vëmendjen ndërkombëtare si kryetar bashkie i Tiranës (2000-2011). Art Newspaper shkruan ndër të tjera se që kur u bë kryeministër në vitin 2013, qeveria e Ramës ka mbikëqyrur restaurimin e vendeve të mëdha të trashëgimisë, duke përfshirë Muzeun Historik Kombëtar, Kullën Veneciane të Durrësit dhe Urën e Kurçajt.

Duke folur për përfshirjen e Ramës në botën e artit, Art Newspaper shkruan se administrata e tij është ndjekur edhe nga skandale korrupsioni. Në artikull listohen disa nga skandalet e qeverisë Rama, ku përmendet ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, i cili mori një dënim me 5 vjet burg për pranim ryshfeti në të ashtuquajturin ‘skandali i inceneratorëve’, ndërsa Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministër, mbetet në kërkim ndërkombëtar për akuzat e pastrimit të parave, deklarimit të rremë të pasurisë dhe shpërdorimit të detyrës.

Artikulli i The Art Newspaper:

Në panairet e këtij viti të ‘Frieze London’ dhe ‘Art Basel Paris’, shumë vizitorë u habitën kur gjetën vepra nga një artist i papritur: kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama, i cili siguroi një mandat të katërt të paprecedentë në maj pas fushatës për ta sjellë Shqipërinë në BE është gjithashtu një artist i afirmuar. I trajnuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës, ai kaloi disa vite duke punuar në Paris përpara se t’i rikthehej politikës në fund të viteve 1990.

Që atëherë, ai ka vazhduar të bëjë art, duke ekspozuar në Qendrën Pompidou në Paris dhe dy herë në Bienalen e Venecias, dhe shpesh është shprehur se vizatimi e ka ndihmuar të durojë mbledhjet e gjata qeveritare. Më 9 tetor, galeria ‘Société’ e Berlinit njoftoi se kishte shtuar Ramën-një udhëheqës karizmatik dhe shpesh kontrovers, aktualisht i përfshirë në skandale të shumta-në listën e saj prej një duzine artistësh.

Galeria nuk humbi kohë duke shfaqur prurjen e saj më të re, duke i kushtuar një mur të tërë në ‘Frieze London’ në tetor rreth 25 vizatimeve shumëngjyrëshe me stilolaps dhe vaj të Ramës, të shoqëruara nga dy skulptura bronzi të pikturuara të ekspozuara në bazamente qeramike. Një përzgjedhje më e vogël veprash-3 vizatime dhe një skulpturë-u shfaqën në ‘Art Basel Paris’ në javën pasardhëse.

Julia Ballantyne-Way, një partnere në Société, thase rreth gjysma e vizatimeve u shitën dhe po vazhdojnë diskutimet me blerës potencialë për 3 skulpturat. ‘U prit shumë mirë’,-thotë ajo për artin e Ramës. ‘Shumë njerëz nuk e dinë [për Ramën artist] dhe sigurisht që janë shumë të befasuar dhe të intriguar ta zbulojnë atë.’

‘Kemi gjithashtu njerëz që e kanë ndjekur prej kohësh dhe janë të emocionuar ta shohin atë tek ne tani të përfaqësuar’-shton ajo

Ballantyne-Way thotë se kishte qenë prej kohësh ‘në kontakt të ngushtë’ me Ramën dhe së fundmi filloi të diskutonte për pjesëmarrjen pasi mori pjesë në ekspozitën e tij personale në Galerinë ‘Marian Goodman’ në Paris vitin e kaluar. ‘Është një profil i ri për ne-nuk kemi asnjë artist-politikan tjetër’,-thotë ajo. ‘Vepra e re është vërtet emocionuese. Ai po përfshin shumë më tepër bronz në qeramikë.’

Oltsen Gripshi, një artist dhe kritik bashkëkohor shqiptar i cili botoi një libër mbi artin e Ramës vitin e kaluar, thotë se artisti ishte larguar nga Realizmi i epokës Komuniste për të krijuar një gjuhë unike abstrakte të frymëzuar nga Kandinsky. ‘E konsideroj atë një formë të re të neo-Ekspresionizmit për përzierjen e saj të ekspresionizmit, abstraksionizmit dhe formalizmit’, thotë Gripshi.

Po pastron imazhin e tij?

Rama u kthye në Shqipëri në vitin 1998 për të shërbyer si ministër i kulturës, duke fituar më vonë vëmendjen ndërkombëtare si kryetar bashkie i Tiranës (2000-2011) për lyerjen e blloqeve të apartamenteve të zymtë të epokës komuniste me ngjyra të theksuara. Që kur u bë kryeministër në vitin 2013, qeveria e tij ka mbikëqyrur restaurimin e vendeve të mëdha të trashëgimisë, duke përfshirë Muzeun Historik Kombëtar, Kullën Veneciane të Durrësit dhe Urën e Kurçajt.

Megjithatë, administrata e tij është ndjekur edhe nga skandale korrupsioni. Në vitin 2023, ish-ministri i mjedisit Lefter Koka mori një dënim me 5 vjet burg për pranim ryshfeti në të ashtuquajturin ‘skandali i inceneratorëve’, ndërsa Arben Ahmetaj, një ish-zëvendëskryeministër, mbetet në kërkim ndërkombëtar për akuzat e pastrimit të parave, deklarimit të rremë të pasurisë dhe shpërdorimit të detyrës.

Pasi Rama kritikoi prokurorinë antikorrupsion të Shqipërisë (SPAK) pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një aleat i ngushtë, ky institucion e akuzoi atë në shkurt për cenim të pavarësisë së gjyqësorit.

Armando Lulaj, një artist bashkëkohor dhe kritik i gjatë i Ramës, e quajti artin e kryeministrit një marifet PR për të pastruar imazhin e tij, duke pretenduar se kryeministri u ndaloi fondet kritikëve. ‘Grupi im, i cili kritikon artin e tij dhe përdorimin që pushteti i bën artit kulturor, është i margjinalizuar dhe nuk mund të marrë asnjë para publike’,-thotë ai.

Ballantyne-Way mohon se aktiviteti artistik i Ramës ka të bëjë me politikën. ‘Ai studioi art, dha mësim arti dhe ishte një artist praktikues në Paris para se të hynte në politikë’, thotë ajo. Veprat e Ramës u shfaqën gjithashtu në ‘Art Basel Miami Beach’ javën e kaluar dhe do të shfaqen në një ekspozitë personale gjatë ‘Gallery Weekend Berlin’ prillin e ardhshëm./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit