Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ahmetaj tha se ai ka qenë privat dhe vetëm divident në tatime të deklaruara kanë shkuar 1 milion dollar, kështu që nuk ka nevojë që t'i paguajë njeri hotelin.
TIRANË- Arben Ahmetaj ka mohuar që Klodian Zoto t'i ketë paguar hotele apo pushime luksoze. I ftuar në "Opinion", Ahmetaj tha se nuk ka fjetur asnjëherë në hotelet për të cilat është raportuar në media dhe se bëhet fjalë për spekulime. Ai shtoi se kartën e Zotos s'e ka përdorur kurrë pasi nuk e ka pasur asnjëherë të nevojshme. Ahmetaj tha se ai ka qenë privat dhe vetëm divident në tatime të deklaruara kanë shkuar 1 milion dollar, kështu që nuk ka nevojë që t'i paguajë njeri hotelin.
Pjesë nga biseda në studio:
Blendi Fevziu: Figuron një pagesë në hotele fillimisht për ju, pastaj me bashkëjetuesen tuaj. Këtu kemi dhe dy pagesa të tjera. Të katërta këto pagesa janë bërë me kartën e Klodian Zotos, e di çfarë ndodh? Kemi bërë një verifikim të vogël dhe sipas Opozitës e Top Chanenl ju keni fluturuar në data që përputhen me këto qëndrime e datat e këtyre pagesave. Ja ku janë...
Arben Ahmetaj: Po, ulemi tani?
Jo, ja ku janë...
Arben Ahmetaj:Jam i qartë...
Tani Zoton s'e njihni, Gugallen jo, Mërtirin the...
Arben Ahmetaj:Jo nuk thashë gjë që nuk e njoh Mërtirin, mos vër fjalë në gojën time.
Edhe një pyetje,
Fevziu: Pse Klodian Zoto i ka kërkuar hotelit të dhëna për ty, kur ju keni qenë miq? Ai e pyet në 2020 për faktin që ju keni fjetur në 2013.
Ahmetaj: I je referuar një spekulimi të pastër. Këto janë spekulime.
Fevziu: Është apo jo i vërtetë?
Ahmetaj: Nuk kam fjetur unë, nuk kamm paguar me kartën e Zotos, nuk ma ka ofruar Zoto kartën, nuk ja kam kërkuar Zotos kartën. Janë spekulime të pastra.
Fevziu: E telefonova hotelin. Hoteli tha nuk japim të dhëna, vetëm nëse na e kërëkon një organ akuze.
Fevziu: Pse nuk e telefononi hotelin?
Ahmetaj: Çfarë do më thotë mua hoteli, që nuk kam fjetur unë? Ti besoj e di që aty një nga hotelet që del ka qenë i falimentuar. E di ku je sot ti? Sot me këtë rezervim je në Madagaskar. Të ka çuar Klodian Zoto.
Fevziu: Këtu nuk jemi me Boooking, është menaxherja e hotelit.
Ahmetaj: Janë spekulime dhe janë të vërtetueshme.
Fevziu: Pse rezultoni në TIMS në këto data që ai ka rezervuar hotelin.
Ahmetaj: Ku e di ti se ku kam fjetur unë dhe e merr të mirëqenë.
Fevziu: Mbani përgjegjësi për këto fjalë? Ju thoni nuk keni qenë në këtë hotel, nuk keni udhëtuar në këto data?
Ahmetaj: Nuk kam nevojë unë të më paguajë njeri hotelin. Unë kam qenë privat dhe vetëm divident në tatime të deklaruara kanë shkuar 1 milion dollar. Dhe vetëm nga shitja e kompanisë sime kanë shkuar gati 1 milionë dollar.
Ilir Meta TIRANË- Ilir Meta ka folur edhe për aferën e inceneratorëve dhe Lefter Kokën, ish ministrin e Mjedisit. I ftuar n&e...
Arben Ahmetaj “Është e rëndësishme që ta vendosim në kuadër të gjithë. ju shmangët pjesën e pr...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj tha se Klodian Zoton e Stela Gugallen nuk i njeh, por Mirel Mërtirin, po. Të tre këta ...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për thirrjen e tij të djeshme në SPAK dhe u shpreh se ai nuk ...
Pandeli Majko, Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-ministri për Disaporën, Pandeli Majko ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nuk do ta ndalë revolucionin e tij. I pranishëm në një...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë blerë ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar disa media se po përpiqen të fshehin skandalin e dosjes së ish-agjentit Chal...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se në Shqipëri vendosen 'gjoba' dhe nga Policia e Shtetit. Në një takim me dre...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ndau me drejtuesit e departamenteve që kishte në takim historinë e një zyrtari q&e...