LIVE UPDATES
Politike

“Aksion, atje ku është problemi, përplasje me padrejtësitë”, nënkryetari i PD ‘zbërthen’ mesazhet e Berishës

Ai tha se detyra e re dhe zgjedhja si nënkryetar i PD është një përgjegjësi për të. Sipas Boçit, ajo që ndodhi në PD ishte për shkak të humbjes së besimit brenda PD-së dhe distancës së madhe mes bazës dhe lidershipit.

11 Qershor 2022, 20:26 Nga F.M
“Aksion, atje ku është problemi, përplasje me
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka qenë sot i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 për të folur për situatën në PD, por jo vetëm. Sa i përket takimit të sotëm të kreut të PD-së Sali Berisha me krerët e degëve të PD-së, Boçi tha se front i ashpër opozitar nënkupton një aksion të vërtetë atje ku është problemi i qytetarit dhe përplasje me padrejtësisë.

Ai tha se detyra e re dhe zgjedhja si nënkryetar i PD është një përgjegjësi për të. Sipas Boçit, ajo që ndodhi në PD ishte për shkak të humbjes së besimit brenda PD-së dhe distancës së madhe mes bazës dhe lidershipit.

“Ishte një garë mes figurave të barabarta. Garat janë gara dhe vlerësohen maksimalisht, çdo individ hyn për ta fituar, rezultati mbart dhe surprizën. Fakti që dola i pari më krijon dhe një kënaqësi politike. Përkthehet në një përgjegjësi të shumëfishuar. Përgjegjësi që lidhet me gjithë ato situata që ka PD që duhet të shkojnë drejt një bashkimi total të saj. Ka një hezitim nga deputetët në raport me mbështetjen e proceseve zgjedhore brenda PD-së. Nuk është thjesht çështja e z. Berisha. Hezitimet vijnë për shumë arsye. Deputetët presin të kalojnë pragun e hezitimit dhe të jemi një grup i konsoliduar. Bashkimi është një proces që përfshin marrëdhënien mes anëtarëve të PD-së dhe drejtuesve të PD-së. Gjithçka ndodhi për shkak të humbjes së besimit brenda PD-së dhe distancës së madhe mes bazës dhe lidershipit. Besimi është duke u rikthyer sepse është proces, nuk është se bien gongu. Ka komplikacionet e veta, diferencat e veta, por është një proces vlerësimi dhe besimi. Ajo që shohim sot është enuziasmi dhe fryma që instalohet. Fakti që votuan për nismat tona zgjedhore tregues se është rikthyer beismi”, tha deputeti i PD.

Lidhur me përballjen me maxhorancën, ai tha se së pari duhet një bashkim me qytetarët. Boçi theksoi se beteja nuk është e lehtë dhe na duhet angazhim, përtej fjalëve.

“Në skalionin e parë të frontit është bashkimi i të gjitha forcave politike dhe duke krijuar një opozitë të vërtetë përballë maxhorancës. Ky front nuk do ekzistonte nëse s’do ishte një bashkim me qytetarët. Është një përballje me ato probleme që i shkakton qeverisja e keqe. Krijimi i këtij fronti përbën bazën e formimit të burimeve njerëzore për të realizuar përplasjen ballore me maxhorancës, për të arritur atë sukses të domosdoshëm që është i dëshirueshëm nga qytetarët. Ky regjim është akoma më i egër se ai para viteve 90. Ramiz Alia me regjimin e tij nuk tentonte të krijonte një opozitë false. Sot pushteti përdor mekanizmat e blerjes së interesave, mund të krijojë një opozitë virtuale, false, mund të trysnojë, shantazhojë, e kemi provuar në lëkurë, ka goditur persona në bizneset e tyre, jetën e tyre. Beteja nuk është e lehtë dhe na duhet angazhim, përtej fjalëve”, deklaroi Boçi.

Lidhur me aksionin opozitar, ai tha se një nga mekanizmat e bërjes opozitë është dhe protesta.

“Aksion i vërtetë atje ku është problemi i qytetarit. Përplasje me padrejtësitë. protesta një nga mekanizmat e bërjes opozitë. Sot a kemi nevojë për protestë qytetarë, të frontit opozitar, sigurisht që kemi. Është pjesë e ADN-së së një opozite. Proceset po vazhdojnë. Ka qenë dhe pjesë e temës së sotme. Kryetarët kanë marrë udhëzime për procesin e përafrimit të strukturave për të shkuar drejt këtij fronti dhe më pas protestave”, tha Boçi.

Marrë nga Balkanweb

luciano boci sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj