LIVE UPDATES
Politike

Akuzat e Taulant Ballës, Beleri: Shpifje, do ta padis! Çështja për mua është pushuar, drejtësia më ka dhënë pafajësinë edhe në Shqipëri

27 Shkurt 2023, 12:35 Nga f.g
Akuzat e Taulant Ballës, Beleri: Shpifje, do ta padis! Çështja
Fredi Beleri

TIRANE- Kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ka hedhur poshtë akuzat e bëra sot nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në lidhje me garimin e tij për siglën e PD. Në një reagim në rrjetet sociale, Beleri i quan akuzat shpifje me të cilat, Balla do të përballet në Gjykatë. Beleri kujton se llogaritë me drejtësinë i ka mbyllur dhe se është deklaruar i pafajshëm për akuzat e ngritura në lidhje me përfshirjen e tij në masakrën e Peshkëpisë. 

Reagimi i Belerit: 

Pas deklaratave të pavërteta të bëra ndaj meje nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dua të sqaroj opinionin publik se asnjë shpifje nuk do të më ndalojë nga gara elektorale e 14 majit, ditë kur himariotët do ti japin fund qeverisjes 12-vjeçare të PS-së në Bashkinë e Himarës. Para pak ditësh, nga qyteti i Fierit, Taulant Balla tha se unë jam “një nga personat e dënuar me vendim gjykate për masakren e Peshkëpisë". Kjo deklaratë e Ballës, e cila ndonëse në kuadër të sulmit të tij të zakonshëm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Sali Berisha, tenton që të njollosë emrin tim duke tentuar gjithashtu që të manipulojnë opinion publik me shpifje.

Deklaroj se këto shpifje ndaj meje, nuk janë gjë tjetër, veçse një përsëritje në vazhdën e shpifjeve dhe gënjeshtrave të bëra prej vitesh ndaj personit tim, duke u përpjekur të më përfshijnë me një ngjarje me të cilën unë nuk kam asnjë lidhje. Mendoj se z.Balla është mjaftueshëm i informuar se ndaj meje, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen penale për shkak se: “nuk provohet në asnjë mënyrë lidhja ime me ngjarjen në fjalë”. Çështja është pushuar edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Kjo deklaratë e z. Balla tregon në fakt panikun që e ka zënë Partinë Socialiste nga humbja e pritshme dhe e thellë në zgjedhjet lokale në Himarë. Z. Balla do të marrë përgjigjen e merituar për këtë shpifje të artikuluar prej tij, pikësepari në rrugë ligjore dhe pastaj edhe në datën 14 maj nga gjithë komuniteti himariot! Ndërkohë që drejtësia në Shqipëri më shpalli mua të pafajshëm, pasi nuk gjeti asnjë provë që të tregonte se unë isha i përfshirë në atë ngjarje, ndryshe ka vepruar me Taulant Ballën. Të gjithë shqiptarët e dinë mirë se z.Balla është dënuar nga Gjykata për shpifje. Një person i cili rezulton me vendim gjykate se është një shpifës dhe gënjeshtar, nuk e ka për asgjë që të hedhë baltë mbi figurën time.

Kam vendosur që menjëherë t’i drejtohem Gjykatës në mënyrë që shpifësi të vuajë pasojat e ligjit përsëri. Gjej rastin që nëpërmjet ketij komunikimi publik gjithashtu të dërgoj një mesazh për të gjithë ata, që tani, apo në të ardhmen do përpiqen ta kthejnë procesin zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë së Himarës në një luftë balte, shpifjeje dhe përçarjeje me qëllim justifikim e dështimit të qeverisjes socialiste në Bashkinë e Himarës . Dua të theksoj se perballë qeverisjes së kalbur dhe dështimeve të kryebashkiakut 12-vjeçar në largim, alternativa jonë fituese e pastër dhe e ndershme gjithmonë në shërbim të komunitetit himariot nuk do të përbaltet nga shpifje të këtij lloji. Më 14 maj 2023, qytetarët e Himarës do të gjykojnë projektin dhe ditët e mandatit dymbëdhjetëvjeçar të kryebashkiakut aktual. Ata do t’i japin një përgjigje me votë të lirë për të gjitha dështimet e socialistëve që prej 12 vitesh nuk kanë bërë asgjë për Himarën.

Por si u rikthye Beleri sërish në çështje dite? Shkak është bërë thirrja e kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili iu kërkoi mbështetësve të PDIU dhe të gjithë shqiptarëve të refuzojnë votimin e Belerit që e quan një "antishqiptar". Kryedemokrati Sali Berisha e quajti këtë një gabim të panevojshëm që shkon në favor të PS dhe Edi Ramës./Dosja.al

fredi beleri taulant balla sali berisha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen