LIVE UPDATES
Politike

'ALABBAR, Marina dhe Jahtet e Durrësit'/ Shembulli serb dhe kroat nuk u morën parasysh nga qeveria, si dështoi “Beograd Waterfront dhe Zagreb Manhattan”

“Dosja” ka vëzhguar me imtësi informacionin në lidhje me ndërtimin e Portit të Durrësit që prej fundit të vitit 2020, kur kryeministri vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe duke vazhduar me momentin kur projekti u fol publikisht dhe biznesmeni Mohammed Alabbar, shprehu ambicien se kompania e tij, EMAAR do të ndërtonte Portin e Ri të Durrësit.

18 Nëntor 2022, 10:56 Nga Fjola Graçi

'ALABBAR, Marina dhe Jahtet e Durrësit'/ Shembulli serb dhe kroat

Aleksander Vuçiç, Mohammed Alabbar dhe Edi Rama

TIRANE- Më 24 nëntor Kuvendi pritet të kalojë për votim projektligjin në lidhje me Portin e ri të Durrësit. Pasi miratoi me procedurë të përshpejtuar projektligjin që i hap rrugë ndërtimit të Portit të Ri, Partia Demokratike dhe opozita e akuzojnë qeverinë se projekti “Marina&Jahtet e Durrësit” është një megaaferë vjedhjeje. Duke zgjedhur nxitimin, vetë kryeministri është përfshirë në një debat, ku jo më larg se pasditen e të enjtes, ka spikatur një autogol që zbulon një shembull thuajse identik me atë të Portit të Durrësit. Rama paraqiti shembullin e Zagrebi Manhattan në Kroaci, duke shpërndarë një lajm të vitit 2019, për të treguar sesi kompania e baronit Mohammed Alabbar do të ndërtonte “qytetin” elitë të Evropës. Pa verifikuar informacionin e rremë, Rama reklamoi një projekt, tashmë të anuluar për arsye që do ti mësoni më poshtë.

“Dosja” ka vëzhguar me imtësi informacionin në lidhje me ndërtimin e Portit të Durrësit që prej fundit të vitit 2020, kur kryeministri vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe duke vazhduar me momentin kur projekti u fol publikisht dhe biznesmeni Mohammed Alabbar, shprehu ambicien se kompania e tij, EMAAR do të ndërtonte Portin e Ri të Durrësit.

Por Alabbar nuk e kishte për herë të parë Ballkanin Perëndimor si fushë investimi. Më poshtë, do të shpjegojmë në mënyrë të detajuar, sesi dy raste, ai Serb dhe ai Kroat dështuan për të sjellë një rezultat spektakolar siç ishte pretenduar fillimisht. Në vitin 2015,  në Serbi, qeveria e drejtuar asokohe prej Aleksandër Vuçiç vendosi të ndryshonte ligjin për Shpronësimin Publik për të lejuar ndërtimin e projektit “Belgrade ëaterfront”.

'ALABBAR, Marina dhe Jahtet e Durrësit'/ Shembulli serb dhe kroat
Projekti Beogradi Ujor

Procedura e ndjekur është aq e ngjashme me gjurmët që po ndjek qeveria shqiptare,  në zbatimin e një “udhëzimi” perfekt për ti lehtësuar punë kompanisë ndërtuese. Ndryshimet e ligjit kaluan me procedurë të përshpejtuar, njësoj siç ndodhi në Shqipëri disa ditë më parë. Ndryshimet ligjore, i jepnin të drejtë qeverisë dhënien për investim për afro 170 hektarë në bregun e djathtë të Lumit Sava në Beograd. Ligji që ishte në fuqi deri në atë moment në Serbi, nuk lejonte të drejtën e shpronësimit të tokës për Objekte Private me qëllime tregtare. Ligji u ndryshua.

'ALABBAR, Marina dhe Jahtet e Durrësit'/ Shembulli serb dhe kroat
Projekti Beogradi Ujor
Projekti Beogradi Ujor

Me ndryshimet e miratuara, ndryshoi taksimi për ndërtuesin, procedurat e prokurorimit publik duke bërë që kompania të shmanget nga hallkat ligjore. Arabët erdhën. Qeveria serbe e prezantoi projektin për “Beogradin Ujor” si një projekt me interes të lartë kombëtar që duhet të mbështetej.

Por çfarë ndodhi? Projekti për ndërtimin e Beogradit Ujor hapi debat në vend. Shkeljet ishin të panumërta. Pas projektit nuk ishte kompania EMAAR por Eagle Hills. Në hartimin e projektit në Abu Dhabi, nuk kishte të pranishëm asnjë arkitekt serb. Dizajni i projektit u bë pa pjesëmarrjen e pulikut ndërsa kontrata parashikon lehtësira të tejskajshme për investitorin.

Në vitin 2016, Forbes do e quante një shaka të keqe të Abu Dhabit projektin “Beogradi Ujor”. Beogradasit u kapën në befasi, në një ligj me afat 30-vjeçar që iu detyron të heshtin ose të protestojnë. Projekti i Beogradit Ujor parashikonte që hapësira prej 177 hektarë të paraqiste një tablo modern zhvillimi, ku do mund të jetonin 17 mijë njerëz, në gati 1 milionë metra katrorë, 750 mijë metra hapësirë tregtare, një grup elitar hotelesh, disa gradaçiela, një teatër opera dhe qendra tregtare më e madhe në Evropë. Ky prezantim pretendonte se Beogradit do ti ndryshonte tërësisht e ardhmja, por historia tregon se kjo nuk ndodhi. Beogradi Ujor parashikoi të hapte plot 13 mijë vende pune, por në përfundim, numri u tkurr në 2500.

Për këta 2500, shoqatat dhe grupet e mbrojtjes së të drejtave të Punëtorëve në Serbi raportuan për kushte ekstreme pune. 2 punëtorë humbën jetën pasi ranë për vdekje nga kati i 22-të i një ndërtese që ishte në ngritje e sipër, ndërsa për “ngushëllim”, Vuçiç deklaroi se në SHBA, një larës i dritareve vdes çdo 10 sekonda, duke përhapur një fakt të rremë.

Projekti u tentua të pengohej me protesta. BBC raportoi se protestat në Beograd kanë nxjerrë në rrugë turma prej 10 mijë vetë, por qeveria i shtypi. Protestuesit u quajtën tradhtarë dhe mercenarë të vendeve të huaja, ndërsa banorët që kishin shtëpitë e tyre përgjatë bregut u larguan. Zona që pretendohej se do të gjeneronte miliarda euro, përfundoi në një gjernerim për vitet 2018 dhe 2019 në 170 milionë euro. Kundërshtuesit e projektit thonë se qeveria i injoroi, dha një tender pa garë, pasi nuk kishte garë. Investitori më i mirë ishte gjetur për ta.

“Është si një shaka e keqe,” tha Mirjana Milanovic, një arkitekte serbe që jeton në Amsterdam. “Është thjesht një qendër tjetër tregtare në një vend që nuk ka para për të blerë asgjë.”

Beogradi, njësoj si Tirana ndahet në dy palë që kundërshtojnë fort njëra-tjetrën për zhvillimin e qytetit. Disa e shohin si begati lëmin e ndërtimeve, ndërsa të tjerë tronditen nga peizazhi i transformuar i qytetit. Qyteti Ballkanik, ku bashkohen dy lumenjtë e mëdhenj, Sava dhe Danub u bë kryeqyteti i Titos pas luftës dhe më pas u kthye në kryeqytetin serb të Slobodan Millosheviçit, i bombarduar nga NATO në vitin 1999. Beogradi Ujor sipas kritikëve nuk e arriti qëllimin. Protestuesit ikën, kullat ngelën.

'ALABBAR, Marina dhe Jahtet e Durrësit'/ Shembulli serb dhe kroat

Shembulli serb nuk e bindi qeverinë shqiptare. Paralelisht me Shqipërinë, Alabbar po shqyrtonte një tjetër mundësi për të ndërtuar në Ballkan. Në Kroaci, gjendet një aleat i arabëve. Milan Bandiç, njeriu që drejton Zagrebin për më shumë se 6 mandate të njëpasnjëshme, ka humbur “sharmin dhe shkëlqimin” pas paraqitjes së projektit 500 milionë eurosh që pretendonte të ndryshonte Zagrebin.

'ALABBAR, Marina dhe Jahtet e Durrësit'/ Shembulli serb dhe kroat
Kryebashkiaku MIlan Bandic

Zagreb Manhattan u shit për kroatët si e ardhmja e kryeqytetit të vendit. Duke zgjedhur sërish një pozicion strategjik, atje ku Lumi Sava ndan qytetin me lagjen socialiste Novi Zagreb, zona e zgjedhur për të ndërtuar do të zëvendësohej njësoj si në Beograd nga një sipërfaqe e stërmadhe tregtare dhe rezidenciale. Zagrebi Manhattan parashikonte të zinte gati 1 milionë metër katror shtëpi, zyra, qendër tregtare dhe sigurisht…një kullë.

Për politikanin Bandiç, kjo ishte një arritje. Me frazën “Idemo Delat” ose “Le të fillojmë të punojmë”, Zagreb Manhattan ishte projekti ideal për natyrën e Bandiç. Njësoj si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, edhe Bandiç është i njohur për marifetet propagandistike. Kur në 2007, banorët thanë se uji ishte i ndotur, ai doli dhe piu ujë vetë. Por një lider i konsumuar për 2 dekada, nuk arrin dot të fshehë gjithçka. Mediat kanë zbuluar sesi nën drejtimin e tij, ai shpenzoi 11,000 euro për metër katror për një tualet publik, apo sesi harxhoi 3 milionë euro për të transportuar 900 metra kub borë. Projekti për të ishte ideal, ndërsa OJQ-të kroate, shoqatat, arkitektët, planifikuesit urban dhe vetë vendasit, besojnë se projekti do të dëmtojnë pa kthim strukturën delikate urbane të Zagrebit. Bandiç mbështeti projektin e Alabbar përmes kompanisë Eagle Hills, e njëjta që ndërtoi në Serbi dhe sot kërkon të ndërtojë Portin e Durrësit, duke argumentuar se zhvillimi është mjeti i përsosur për të sjellë investime të jashtme në Kroaci. Por mediat zbuluan sesi kontrata u mbajt e fshehtë, pasi Bandić kishte rënë dakord të merrte të gjitha lejet e kërkuara të kompanisë dhe të bënte ndryshime në planin e përgjithshëm urban të Zagrebit brenda tetë muajve të ardhshëm. Kjo ishte edhe arsyeja pse ai kërkonte ta kalonte projektin me urgjencë. Por nën presionin publik, autoritetet u detyruan të ndalonin projektin. Zagrebi fitoi sipas kundërshtuesve të projektit, të cilët këmbëngulën se projekti do t'i mundësonte një kompanie private të privatizonte një sipërfaqe të madhe në kurriz të qytetit. Edhe pse anulimi i marrëveshjes paraprake e ka dërguar çështjen në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Parisit, shoqatat dhe protestuesit ia dolën të imponohen përballë transparencës zero.

Po kështu një rast i ngjashëm me vendin tonë është regjistruar më herët dhe në Itali ku qytetarët dhe peshkatarët e varkave të vogla u ngritën në protestë kundër ndërtimit të portit nga kompania Eurobuilding. Pasi kaloi njëherë në Këshillin Bashkiak të qytetit të Çivitanovës protestat bënë që çështja të ridërgohet për gjykim dhe të rrëzohej më pas.

E çuditshme është fakti sesi kryeministri ynë ka mbetur në errësirë për këto dy projekte kaq pranë nesh.

Për të mbërritur në shembullin shqiptar, që është një fotokopje e deritanishme e projektit dhe raportit ndërinstitucional në Serbi dhe Kroaci…

Njësoj si “Beogradi Ujor” dhe “Zagrebi Manhattan” edhe për Portin e Durrësit, kompania e Alabbar u zgjodh pa garë.

Njësoj si në Serbi dhe Kroaci dhe në Tiranë, ne nuk dimë sot si u hartua projekti që do të zbatohet. A kishte qoftë edhe një shqiptar në projektin e arabëve? Ajo që sot publiku di është informacioni i shërbyer nga kanali zyrtar i kryeministrit ERTV.

Si nisi interesi Alabbar dhe manovra me përdorimin e emrit të grupit EMAAR? Në fundviti 2020, Kuvendi kaloi një marrëveshje bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara. Marrëveshja që shihet më poshtë, parashikon zhvillimin e tri pikave. Porti i Durrësit është nisja. Arabët me gjasë do të jenë autorët e zhvillimit edhe të Vlorë-Sarandë-Ksamil dhe turizmit në Përmet.

'ALABBAR, Marina dhe Jahtet e Durrësit'/ Shembulli serb dhe kroat

Në vitin 2021, mediat u mbushën me lajmin sesi kompania që ndërtoi Dubain do të vinte në Shqipëri për të ndërtuar Durrësin. Propaganda vazhdoi me disa udhëtime të përbashkëta të delegacionit të qeverisë bashkarisht me gazetarë që shkuan në Emirate. Projekti nisi të zbulohej “ekskluzivisht” në media me të dhëna për investimin, vlerën, numrin e të punësuarve etj.

Me kalimin e muajve, teksa lajmet po i linin vendin vendimeve zyrtare, u zbulua se edhe në Shqipëri, njësoj si në Serbi dhe Kroaci, kompania që do të zbatojë projektin nuk është EMAAR, por Eagle Hills bashkë me Symphony Real Estate Development, që ka ndryshuar edhe emrin disa muaj më parë. Kjo kompani, akuzohet si një kompani offshore ndërsa në QKB rezulton në pronësi të shqiptarit Oltjon Hoxholli.

Në shkurt të vitit 2022, qeveria shqiptare vendosi ti jepte kompanisë statusin e investitorit strategjik, duke i vënë në dispozicion 80 hektarë tokë shtetërore, që i kaloi nga Bashkia e Durrësit te Ministria e Infrastrukturës. Qeveria shqiptare është e qartë në vendimin për ta kthyer Portin e Durrësit në Port Turistik duke e kaluar Portin Tregtar në Porto Romano. Por deri më tani, edhe pse i është dhënë statusi “investitor strategjik” autoritetet nuk kanë bërë asnjë publikim në lidhje me mënyrën sesi do të bëhet ndarja e të ardhurave për projektin “Marina&Jahtet e Durrësit”, edhe pse kompania ka nisur të shesë apartamentet e para.

Në faqen zyrtare të projektit, ëëë.durresyachtsmarina.com, thuhet se ndërtimi do të shtrihet në një sipërfaqe prej 439,000+ m2 , me mbi 12 mijë njësi shitje, 80 mijë metra katrorë, parqe e njësi tregtare. Projekti parashikon 5 hotele të nivelit elitar përfshirë edhe zhvillimin e Marinës dhe një terminal kroçerash.12 mijë persona parashikon projekti që do të punësohen në këtë zhvillim ndërsa investimi përllogaritet në vlerën e 2 miliard eurove. Një vlerë befasuese kjo nëse harrojmë një llogaritje tjetër edhe më të lehtë. Vlera e aseteve që firma arabe do të marrë bashkë me shpenzimet e shtetit shqiptar shkon në 3.8 miliardë euro. Kjo pasi vetëm 80 hektarë që po i jepen kompanisë me çmimin e tregut përllogariten në 1.8 miliardë euro vetëm truall ndërtimi. Vetëm kalata aktuale e Durrësit vlen 1.3 miliard euro. Kësaj shume i shtohen edhe 500 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto-Romano duke e çuar shifrën finale të faturës së shtetit në 3.8 miliardë euro.

A duhet të ishte kjo mënyra e duhur e zhvillimit për një faturë kaq të kripur? Disa nga protestuesit kundër “Beogradit Ujor” pas miratimit të projektit dhe rishikimit të rezultatitfinal pohuan se do të donin që zona të qëndronte e rrënuar ashtu siç ishte. Në një të ardhme thonë ata, do të ishim mjaftueshëm të pasur dhe do ta kishim zhvilluar ashtu siç dëshironim./Dosja.al

porti i durresit edi rama zagrebi manhattan aleksander vucic


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë