16 Dhjetor 2022, 18:42
Nga I.A
PD
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Me anë të një deklarate për mediat, PD deklaron se Dumani është një bisht i diskredituar i Partisë Socialiste dhe se SPAK është një seksion i saj. Po ashtu PD, shton se përplasja e ambasadores amerikane Yuri Kim me kryeministrin Edi Rama për kreun e SPAK është një shenjë se drejtësia është e kapur.
Deklarata e PD-së:
Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK u njollos që në nisje të saj dhe si i tillë është i pabesueshëm. Përplasja për drejtuesin e SPAK mes Yuri Kim dhe Edi Ramës nuk është shenjë se drejtësia është e pavarur, por se ajo është kapur. SPAK ka patur mjaftueshëm kohë për t’i dhënë prova publikut të kundërtën duke konsumuar mandatin e një drejtuesi. Prej krijimit të saj SPAK ka patur në dorë dhjetëra skandale, të cilat ose janë hetuar nga bishti ose nuk janë prekur fare.
Një ‘pallat drejtësie’ në korridoret e të cilit shkon për të bërë ekskursione dhe për të dhënë direktiva kryeministri dhe një ambasadore që bën rolin e guvernatores, nuk është as i pavarur, as i lirë dhe as i ndarë nga pushteti ekzekutiv, siç e kërkon një demokraci normale dhe funksionale. Me këto fakte të pakundërshtueshme, SPAK është thjeshtë një seksion i Partisë Socialiste. Kujtojmë se SPAK nisi punën para 2 vitesh duke shpallur moskompetencën për dosjet famkeqe të blerjes së votave nga qeveritarët e lidhur me krimin ato 184 dhe 339 të cilat më pas ia përcolli Prokurorisë së Dibrës.
SPAK nuk hetoi krimin zgjedhor, i cili ne 9 vitet e fundit ka përcaktuar strukturën e shtetit. Me këtë akt SPAK dëshmoi se është vetëm një bisht i i diskretituar i qeverisë. SPAK po përdoret në mënyrë antiligjore, anikushtetuese për gjah ndaj opozitës dhe shënon kapjen dhe dështimin e plotë të reformës sorosiane të drejtësisë në Shqipëri
Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke zëvendësuar Arben Krajën në këtë post. Dumani mori pesë vota nga procesi i votimit që u zhvillua në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Kandidati tjetër, Edvin Kondili mori 4 vota, ndërsa Adnan Xholi mori vetëm një votë.
altin dumani ne krye te spak partia demokratike
Politike
16 Dhjetor 2022, 16:51
I.A
Komisioni i Ekonomise
TIRANË- Shtesat në buxhetin e vitit 2022 kanë krijuar përplasje në Komisionin e Ekonomisë. Gjatë k...
Politike
16 Dhjetor 2022, 17:17
SHKODËR- Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga ana e qeveris&eu...
Politike
16 Dhjetor 2022, 17:10
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së Altin Dumanit në Krye të Prokurorisë së Posaçme Kun...
Politike
16 Dhjetor 2022, 17:04
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar zgjedhjen e Altin Dumanit si kreun e radhës së Prok...
Politike
16 Dhjetor 2022, 16:51
I.A
Ambasada Amerikane
TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar për zgjedhjet së Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së P...
Politike
16 Dhjetor 2022, 16:29
I.A
Kevin Golja
TIRANË- Këshilli Kombëtar i FRPDSH ka zgjedhur strukturat drejtuese të saj ditën e djeshme. Në pozicionin e n&eum...
Politike
16 Dhjetor 2022, 16:05
I.A
Kuvendi
TIRANË- Propozimet e mëposhtme janë projektligjet e propozuara nga grupi i Enkelejd Alibeajt për reformën zgjedhore. ...
Politike
16 Dhjetor 2022, 15:21
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi për gazetarët se të tre kandidat&eum...
Politike
16 Dhjetor 2022, 15:17
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se nuk shkoi sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë pë...
Politike
16 Dhjetor 2022, 14:42
a.l
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar i revoltuar pas diskutimeve për buxhetin e bujqë...