LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Cila është e vërteta rreth afateve për fondet e huaja për Kosovën?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, folën se si disa fonde rrezikoheshin e disa mund t’iu shpërndaheshin në të ardhmen shteteve tjera.

27 Nëntor 2025, 17:15 Nga E. D
Analiza: Cila është e vërteta rreth afateve për fondet e
foto ilustruese

KOSOVË- Me Kosovën para udhëkryqit, mes formimit të një Qeverie të re pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit apo shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, Qeveria në detyrë ishte shumë e zëshme në Kuvend, dhe tha se 19 nëntori ishte dita vendimtare për të mos i humbur fondet ndërkombëtare për vendin, në vlerë prej 200 milionë eurosh.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, folën se si disa fonde rrezikoheshin e disa mund t’iu shpërndaheshin në të ardhmen shteteve tjera.

Marrëveshjet ndërkombëtare miratohen me të paktën 80 vota për, ndërsa partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i pati 48 sosh në Kuvendin tashmë të shpërbërë. Partitë tjera të mëdha shqiptare nuk u pajtuan për t’i miratuar marrëveshjet, me arsyetimin e LVV-ja ishte zvarritësja e proceseve gjatë gjithë vitit.

Deputetja Mimoza Kusari Lila, nga grupi parlamentar i LVV-së, tha se një pjesë e fondeve të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian (BE) për Kosovën humbin në dhjetor të vitit 2025:

“Janë pa kthim, nuk mund të kthehen, edhe nëse zgjedhjet mbahen më 21 dhjetor, më 28 dhjetor, edhe nëse zgjedhjet mbahen në pranverë, këto mjete humben”.

Plani i Rritjes dhe afatet e tij

Plani i Rritjes është një paketë financimi e BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën – me qëllim të përafrimit të këtyre ekonomive me standardet evropiane.

Nga pakoja, 2 miliardë euro janë fonde të pakthyeshme, ndërsa 4 miliardët tjerë jepen në formën e kredive të volitshme. Kosovës i kanë rënë hise rreth 900 milionë euro – që do të thotë se për kokë banori është përfituesja më e madhe e këtyre mjeteve.

Secili vend e ka përgatitur agjendën reformuese bazuar në rekomandimet paraprake të trupave të BE-së, ndërsa reformat në fushën e rendit dhe të sundimit të ligjit kanë qenë thelbësore për të përfituar mjete nga ky Plan.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian i ka thënë Radios Evropa e Lirë (REL) se Kosova, e cila ka qenë ndër vendet e para që e ka miratuar agjendën e reformave, nuk mund të bëjë kërkesë për pagesë pa i ratifikuar marrëveshjet:

“Plani për Reformë dhe Rritje është instrument me kohë të kufizuar, i miratuar për periudhën 2024-2027 dhe është në interes të Kosovës që ratifikimi të ndodhë sa më shpejt që është e mundur për t’i shfrytëzuar të gjitha mundësitë sipas Planit, në të mirë të popullsisë së saj”.

Por, bazuar në analizimin e dokumenteve publike dhe në disa burime të REL-it, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjeve përkatëse, shpërndarja e fondeve iu nënshtrohet disa kushteve për pagesë, dhe nëse një hap nuk përmbushet në kohë, vendet përfituese kanë mundësi ta zënë hapin brenda një periudhe shtesë.

Kjo periudhë shtesë është dyvjeçare, për hapat që do të duhej të bëheshin në dhjetor të vitit 2024, dhe një vit për të gjithë hapat që do të duhej të ndërmerreshin prej qershorit 2025.

Kësisoj, i bie që Kosova përballet me rrezik real të humbjes së një pjese të fondeve në qershorin e 2026-tës. Këtë afat e ka përmendur edhe komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos.

Sfida e së ardhmes

Augustin Palokaj, gazetar që përcjell politikat e BE-së, thotë për REL-in se fakti që kanë kaluar tashmë dy vjet prej hyrjes në fuqi të Planit, e vështirëson procesin e zbatimit të reformave.

“Tashmë po kalon edhe viti 2025, që do të thotë se për një periudhë dyvjeçare duhet të shpenzohen mjetet e dedikuara për periudhën katërvjeçare. Ato nuk mund të shpenzohen ashtu si do të kishte dëshirë dikush, por duhet të shkojnë përmes procedurave shumë-shumë të sofistikuara, të cilat do t’i mbikëqyrë edhe Komisioni Evropian. Kështu që rreziku për Kosovën është shumë serioz”.

BE-ja nuk ka treguar nëse fondet që eventualisht mund të humbin do t’i shpërndahen ndonjë vendi tjetër.

Po fondet e Bankës Botërore?

Përveç fondeve të BE-së, edhe më të rrezikuara duket se janë mbi 90 milionë eurot e Bankës Botërore. Kurti ka thënë se ato janë ndarë si mbështetje buxhetore në kuadër programit të reformave, dhe si shpërblim norma e interesit është paraparë të jetë 0 për qind për 12 vjet.

“Nëse nuk ratifikohet në këtë seancë [të 19 nëntorit], dhe shteti shkon në zgjedhje, atëherë këto mjete, pra 90 milionë euro, për të cilat ne si Qeveri kemi punuar e jemi angazhuar shumë, do të humbin, sepse ka shumë shtete tjera që e presin me krahë të hapur një financim të këtillë”.

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka pohuar për median lokale, Koha, se afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes që parasheh financimin e politikave zhvillimore, konkurrueshmërisë dhe rritjes së gjelbër, është 13 shkurti i vitit 2026.

A do të mbërrihen afatet?

Në një kohë kur Kosova përballet me vështirësi ekonomike dhe ngecje në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, më 28 dhjetor ajo do ta mbajë procesin e katërt zgjedhor për këtë vit, me kosto prej miliona eurosh. Më vonë nis puna për funksionalizimin e një Kuvendi dhe të një Qeverie të re. Se sa efikase do të jetë legjislatura e ardhshme për t’i mos humbur fondet e huaja, tani për tani është vetëm çështje basti. REL-i ka kërkuar të mësojë më shumë, por deri në publikimin e këtij teksti nuk e ka marrë një përgjigje nga Banka Botërore./REL

kosove

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë