14 Maj 2023, 12:51
Nga k.m.
Kyriakos Mitsotakis
TIRANË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar sërish një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama, pikërisht në ditën e zgjedhjeve lokale. Në një intervistë për mediat greke, Mitsotakis tha se nuk do të pranojë një sjellje të tillë në kurriz të monoritetit grek në Shqipëri, duke theksuar se nëse do të vijohet kështu, do të ndikojë jo vetëm në marrëdhënien 2 palëshe, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“Nuk do të pranoj një sjellje të tillë në kurriz të grekëve. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme ajo që ndodhi me Fredi Belerin . Shkova në Himarë, isha kryeministri i parë që vizitova rajonin dhe u zotova se Greqia do të mbetet gjithmonë ndihmëse e pakicës etnike greke. Këtë ia kam bërë të qartë kryeministrit shqiptar. Shqipëria ta dijë shumë mirë se nëse një politikë e tillë do të vazhdojë, do të ndikojë si në marrëdhëniet tona dypalëshe, ashtu edhe në rrugën e saj drejt BE-së. Unë nuk do të pranoj qëndrime të tilla në kurriz të pakicës, sidomos 48 orë para zgjedhjeve. Do të ketë efekte të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe në rrugën e saj drejt BE-së, të cilën ne kishim deklaruar se do ta mbështesim,”- tha Mitsotakis.
Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al
kyriakos mitsotakis arrestohet fredi beleri
Politike
14 Maj 2023, 12:38
d,a
Arlind Qori, kandidat për bashkinë Tiranë
TIRANË-Arlind Qori, kandidati i Lëvizjes Bashkë për kryetar të Bashkis&eu...
Politike
14 Maj 2023, 12:36
k.m.
Ivi Kaso
TIRANË- Partia Demokratike doli zyrtarisht në një konferencë për shtyp për të denoncuar parregullsitë zgj...
Politike
14 Maj 2023, 12:33
A.B
Edmond Spaho
MALIQ- Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka zbuluar arsyen e konfliktit brenda qendrës së votimit në Zvezde. Në një lid...
Politike
14 Maj 2023, 12:27
A.B
Igli Cara
DURRËS- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Durrës, Igli Cara ka votuar dhe u ka bërë thir...
Politike
14 Maj 2023, 12:26
Luiz Ejlli votoi sot në Shkodër, ndërsa ka shprehur mbështetjen për kandidatin socialist, Benet Beci.
Luizi: Kjo është sht...
Politike
14 Maj 2023, 12:26
A.B
Policia
DURRËS- Policia ka dhënë sqarime për disa ngjarje që ndodhën sot në dy qendra votimi në Durrës. Sipas ...
Politike
14 Maj 2023, 12:25
F.M
Foto Ilustruese
ELBASAN- Partia Socialiste ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit tek shkolla, “Dhaskal Todri”. PS ka aku...
Politike
14 Maj 2023, 12:20
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Zbardhen detaje nga pjesëmarrja në qarkun e Dibrës. I pari kryeson Mati me 19.53%. Mati ndiqet nga Dibra dhe Bu...
Politike
14 Maj 2023, 12:20
k.m.
Pamje nga kafeja
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi ka votuar në shkollën "Kosova" është ulur për...
Politike
14 Maj 2023, 12:15
f.i
Zija Ismaili
BERAT- Kandidati i “Bashkë fitojmë” në Berat, Zija Ismaili ka ushtruar të drejtën e votës. Pas votim...