LIVE UPDATES
Politike

Arrestimi i Dakos/ VOA: SPAK gjeti shkelje të shumta me pallatin në Durrës, po hetohet për nxjerrje sekreti

Edhe për rastin e tenderit, rezulton se pavarësisht se ishte njoftuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, se përllogaritja e vlerës ishte gati 10-fish më e lartë, sërish Bashkia e Durrësit, bëri të gjitha pagesat ndaj kompanisë fituese. Nga 7 personat për të cilët kërkohet arresti me burg, vetëm dy janë në duart e autoriteteve. Prokuroria e posaçme nis hetimet per nxjerrje të sekretit.

7 Qershor 2023, 20:14 Nga k.m.
Arrestimi i Dakos/ VOA: SPAK gjeti shkelje të shumta me pallatin në
Foto ilustruese

Në Shqipëri, dokumentat e Prokurorisë së Posaçme dëshmojnë se çështja e pallatit për të cilin ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe shumë zyrtarë e ish zyrtarë të kësaj Bashkie u arrestuan ose janë ende në kërkim, është e mbushur me parregullsi të panumërta. Thuajse pjesa dërrmuese e procedurave që ndiqen që në fazën e ndërtimit, janë përmbyllur pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe pallati ishte banuar. Edhe për rastin e tenderit, rezulton se pavarësisht se ishte njoftuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, se përllogaritja e vlerës ishte gati 10-fish më e lartë, sërish Bashkia e Durrësit, bëri të gjitha pagesat ndaj kompanisë fituese. Nga 7 personat për të cilët kërkohet arresti me burg, vetëm dy janë në duart e autoriteteve. Prokuroria e posaçme nis hetimet per nxjerrje të sekretit.

Shkeljet e shumta dhe plotësimi i procedurave pasi vetë pallati ishte ndërtuar, kanë bërë që sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo që ka ndodhur në Durrës, të konsiderohet se ngjan më shumë me një proces legalizimi, se sa të zbatimit të një lejeje ndërtimi.

Gjithshka nisi, pasi administratori i kompanisë ndërtuese, Fiqiri Farrukun, ndër personat në kërkimpër t’u arrestuar, pak muaj pasi kishte marrë lejen e ndërtimit, paraqiti, një kërkesë të dytë, për një shtesë prej disa katesh, e cila miratohet, por zbardhet vetëm në 2014-ën, pas 3 vjetësh, periudhë gjatë së cilës akti nuk mund të kishte asnjë fuqi juridike. Në momentin që ky vendim është zbardhur, pallati jo vetëm ishte ndërtuar, së bashku me katet shtesë, por dhe ishte mbushur me banorë.

Pas këtij momenti, ka nisur, sipas prokurorisë dhe plotësimi i akteve dhe procedurave të tjera, të cilat "në fakt duhet të ishin nënshkruar para fillimit të ndërtimit dhe gjatë zbatimit të punimeve, duke bërë që në të gjitha këto akte të mos pasqyrohej e vërteta".

Për më tepër, sipas Prokurorisë së posaçme, "pavarësisht se pallati nuk është ndërtuar as sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, pasi ka patur mangësi në zbatimin e punimeve, nga kolaudatori është përpiluar akti i kolaudimit, në të cilit pasyrohej se pallati është ndërtuar sipas projektit, kur në fakt nuk ka rezultuar dicka e tillë".

Për rastin e dytë, atë të një tenderi për projektimin e një ndërhyrjeje publike, Bashkia e Durrësit rezulton të ketë llogaritur vlerën e fondit limit, prej 21 milionë lekësh të reja, 10 herë më të lartë seç përcaktohet në një vendim të qeverisë. Një vit pasi është shpallur fituesi, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka njoftuar bashkinë për këtë gabim, por sipas prokurorisë, jo vetëm nuk është ndërhyrë për të rekuperuar dëmin, por është vijuar dhe me pagesën e 40 përqindshit të mbetur të shumës.

Gjykata e posaçme miratoi dje kërkesën e Prokurorisë për 10 urdhëra arresti nga të cilët 3 në arrest shtëpie. Por nga ata që duhet të ishin me arrest me burg, vetëm ish kryebashkiaku Dako dhe një topograf, janë në duart e autoriteteve. Të gjithë të tjerët rezultojnë ende në kërkim. Vetë Prokuroria ka dyshime se është nxjerrë sekreti hetimor dhe sot njoftoi hapjen e një hetimi të veçantë për këtë rast./VOA

arrestohet vangjush dako vangjush dako

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet