Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo pasi sipas Berishës, Alla nuk pranoi që të mos kandidonte më për kreun e bashkisë në 14 maj, ndaj dhe u detyrua që të përdorej forca e ligjit për ta "djegur", duke i zbuluar korrupsionin e bërë në një tender prej 2 milionë eurosh.

LUSHNJE- Nga Lushnja ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet e 14 majit, Eduart Sharka, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. Gjatë fjalës së tij para demokratëve, Berisha bëri me dije se shkak për arrestimin e kryebashkiakut ishte bërë vetë kryeministri Edi Rama. Kjo pasi sipas Berishës, Alla nuk pranoi që të mos kandidonte më për kreun e bashkisë në 14 maj, ndaj dhe u detyrua që të përdorej forca e ligjit për ta "djegur", duke i zbuluar korrupsionin e bërë në një tender prej 2 milionë eurosh.
“Arrestuan mbrëmë për një tender 2 milionë euro narkomanin, e arrestuan se nuk pranoi të largohej, donte të kandidonte patjetër. Edhe ia mbanin dosjen. Ja ku e keni kryebashkiakun e Fierit, i cili tokën bujqësore e shpall tokë për të vjedhur, për të larë para. Këta vjedhin të gjithë. Tendera sekrete bëhen vetëm për një problem të SHIK apo të Prokurorisë së Përgjithshme. 260 tendera ka bërë ajo që rri në krahun e Edi Ramës, dhjetëra prej tyre i fiton baxhanaku i Edi Ramës që me ligj nuk duhet të marrë pjesë në këto tendera,”- tha Berisha.
Ndër të tjera po ashtu përmendi edhe rastin e Ardian Koçit, për të cilin tha se kishte dëguar se ishte socialist, por edhe një punëtor "i thekur". Megjithatë e vlerësoi dhe denoncoi shkarkimin e tij nga puna për disa ditë, duke bërë me dije edhe arsyet, gjithmonë sipas versionit të tij. Por nuk harroi që të ftonte të gjithë të pranishmit, edhe socialistët që të votonin për Eduart Sharkën këto zgjedhje lokale që do të mbahen pas përfaërisht 60 ditës.
"Do të ju jap një shembull, nuk e kam takuar kurrë; Ardian Koçin, drejtorin e Karavastasë, socialist i thekur më kanë thënë, ska rëndësi, por punëtor i thekur më kanë thënë. E morën e pushuan se i dha invervistë Zërit të Amerikës, nuk ishte halli i intervistës jo, por ishte halli se nuk firmoste ndërtimet e oligarkëve në Karavasta, mbronte Karavastanë. Shtrojeni ju pyetjen. Por çdo socialist i ndershëm duhet të bashkohet me ne, ta ndalim këtë të keqe të madhe, ti tregojmë vendin këtij regjimi, të dalim nga monizmi. Liria është oksigjeni i jetës njerëzore, monizmi ndrydh lirinë, zhduk lirinë, shkelmon lirinë, ndaj dhe ne në 14 maj nuk votojmë vetëm për Eduart Sharkën, nuk votojmë vetëm për kandidatët e tjerë, por votojmë për ti dhënë një përgjigje me votën tonë monizmit, për të rivendosur pluralizmin. PD-ja është parti që solli pluralizmin, por pati dramën e saj të kontribuojë në vendosjen e këtij monizmi, sepse braktisi zgjedhjet lokale të 2019, në një akt absolutisht antidemokratik, akt antikushtetues. Çfarë do të thotë kjo. Ne nxjerrim mësime nga gabimet. Në statutin që miratuam në 11 dhjetor të 2021 vendosëm një nen; nuk ka bojkot zgjedhjes kurrë, nuk bojkotojmë zgjedhje ne sa të qëndrojmë në skenën politike. Ne tani duhet ta bëjmë natën ditë, për ti rikthyer Shqipërisë pluralizmin me 14 maj. Edhe si akt, të përgjegjësisë tonë. Ju keni konstatuar se çfarë qëndrimesh antikushtetuese, antidemokratike mban Edi Rama, për përpjekjet e tij të turpshme dhe kriminale për të mos lejuar PD-në të marrë pjesë në zgjedhje; jo, përpjekja e tij tregon frikën, tmerrin që ka nga vota juaj dhe ju më 14 maj, me të gjithë shqiptarët do ti jepni ndëshkimin që meriton,"-shtoi Berisha.
Prej disa kohësh, kryedemokrati ka nisur një tur në Shqipëri ku edhe prezanton kandidatët e opozitës për drejtimin e Bashkive të vendit.
Luciano Boci ELBASAN- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar presionin që sipas tij po ushtrohet ndaj punonj&eum...
Ivi Kaso TIRANË- Sekretari për çështjet zgjedhore PD-në e grupimit të Berishës, Ivi Kaso ka komentuar për vendimi...
Kuvendi TIRANË-Ditën e sotme dy projektligje në parlament kanë marrë votat e deputetëve demokratë. Ata bashkuan votat me...
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se bordi drejtues i aeroportit të Mynihut...
Edi Rama në Kuvend TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer sot në Kuvendin e Shqipërisë, për arsye që nuk ...
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi në seancën plenare se vendi ynë k...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ka nisur takimet me sipërmarrjen, ku në fokus, sipas ti...
Jola Hysaj TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet sekretares së marrëdhënieve me publikun, Jola Hysaj ka denoncuar se kësh...
Mbledhja TIRANË- Ditën e sotme, KAS vendosi të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me kryetar Enkelejd...
Bledi Cuci TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka sqaruar sot në Kuvend prezencën e DEA-s në Shqipëri. Du...