LIVE UPDATES
Politike

Artikulli i ‘Telegraph’/ Berisha: Europa po bindet se çfarë narkoshteti i rrezikshëm është Shqipëria! Rama është miliarderi i fshehtë më i madh i drogës

Ai thekson se mediat e huaja si BBC, Financial Times, Guardian, Independent kanë dhënë alarmin për narkoshtetin shqiptar.

18 Gusht 2025, 13:33 Nga N.F
Artikulli i ‘Telegraph’/ Berisha: Europa po bindet se
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me artikullin e publikuar nga "Telegraph" për bandat shqiptare të drogës. Bersha u shpreh se Europa po bindet se çfarë narkoshteti i rrezikshëm është Shqipëria.

Ai thekson se mediat e huaja si BBC, Financial Times, Guardian, Independent kanë dhënë alarmin për narkoshtetin shqiptar. Berisha u shpreh se të dhënat e fundit dëshmojnë se bandat shqiptare janë fuqia më e madhe e krimit në Europë, që dikton tregun e kokainës, çmimin e kokainës.

"Së pari, e përshëndes artikullin e gazetës ‘Telegraph’. Së dyti, gradualisht Europa po bindet se çfarë narkoshteti i rrezikshëm është Shqipëria. Në fakt është në meritën e disa prej medieve më serioze të Europës, përfshi këtu edhe mediat britanike si BBC, Financial Times, Guardian, Independent, që kanë dhënë alarmin për narkoshtetin shqiptar. Por, zhvillimet e fundit po nxjerrin në pah atë që kemi thënë.

Kur ne deklaronim se kartelet e drogës në Shqipëri janë më të fuqishmet në Europë, të tjerët rrudhnin buzët. Por të dhënat e fundit dëshmojnë se, ata janë, siç thotë edhe artikulli, fuqia më e madhe e krimit në Europë, që dikton tregun e kokainës, çmimin e kokainës. Kur ne deklaronim se nën mbrojtjen e Edi Ramës, për të larë paratë në Shqipëri, kartelet groposnin në dhe miliarda euro me kontejnerë apo mënyra të ndryshme, të tjerët nuk e besonin.

Por tani, del nga telefonatat se Çela porosit që të vendosen në rrënjët e ullinjve 180 çanta. Po kjo është një bisedë dhe kjo nuk është e sotmja, kjo është e vitit 2020-2021. Pra, Europa po e kupton se pse Edi Rama donte me çdo kusht amnistinë fiskale gjoja për diasporën. Edi Rama është kryetar i organizatës kriminale më të rrezikshme në Europë, që është qeveria e tij, e lidhur kokë e këmbë me kartelet, e mbrojtur nga Altin Troplini.

I mbrojtur në çdo aferë. I mbrojtur në dosjen McGonigal. Ka një dënim në SHBA. Në atë dosje, 14 herë citohet emri i Edi Ramës. E mbron Troplini. E mbron Troplini! A e dëgjuat ju që 250 krerë dhe anëtarë të organizatave kriminale me mandat arresti ndërkombëtar janë të lirë sepse Skapi dhe vartësia e tij, edhe policia- nuk mund të them, i njoftojnë përpara arrestimit dhe ata janë të lirë.

Pra, për ta mbyllur, këto miliarda që investohen në ndërtime dhe turizëm, janë të gjitha firma të Edi Ramës, autorizime dhe leje të Edi Ramës, me dijeni të plotë se çfarë përfaqësojnë, dhe që në mënyrë absolute ky e bën kundrejt aksioneve të tij në të gjitha ato. Edi Rama është sot, bazuar në këto të dhëna, në këto flukse të tmerrshme të drogës, miliarderi i fshehtë më i madh i Europës ndoshta. Nga droga. Se këto favore ai nuk ua bën pa aksione. Nuk mund të bëhen pa aksione," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje