Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të premten që të rrëzojë kërkesën e Komisionerit për vendosje sanksionesh ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli, atij të Elbasanit, Gledian Llatja si dhe të Cërrikut, Andis Salla, për përdorim të burimeve publike për fushatë elektorale.
Në të treja rastet, hetimi administrativ i KQZ-së kishte konstatuar përdorimin e aktiviteteve publike të kryetarëve të bashkive, si inspektime investimesh të kryera me fonde publike, për të bërë fushatë elektorale në favor të rikandidimit të tyre në zgjedhjet vendore të së dielës.
Në këto takime ishte konstatuar prania e personave politikë, të deleguarit politikë të Partisë Socialiste, të cilët kishin bërë thirrje politike në mbështetje të kandidatëve të kësaj force politike. Gjithashtu ishte konstatuar përdorimi i faqeve zyrtare të bashkive në Facebook për promovimin e këtyre aktiviteteve me natyrë politike.
Sekretari i Përgjithëm i KQZ-së, Ylli Merja pasi lexoi gjetjet e hetimit administrativ për të tre kryebashkiakët tha se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kishte propozuar masë administrative në masën 10 mijë lekë, pasi ishte konstatuar shkelja e Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e aktivitetit publik duke kërkuar mbështetje ndaj një subjekti zgjedhor
“Kjo përbën përdorim të burimeve publike,”- tha Merja.
Hetimi i KQZ-së konkludoi se të tre kryebashkiakët janë përsëritës në shkeljen e dispozitave të Kodit Zgjedhor duke vendosur aktivitetet publike në dispozicion të thirrjeve elektorale.
I pyetur për argumentimin e trupës së KAS për të ‘amnistuar’ kryebashkiakët socialistë, Ilir Rusmaili i sugjeroi BIRN-it t’i referohej vendimeve të tjera të ngjashme deri në zbardhjen e vendimit.
Në një vendim të ngjashëm, kur KAS kishte rrëzuar kërkesën e Komisionerit për sanksion ndaj kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, pasi në një aktivitet publik kishte pasur thirrje politike nga përfaqësuesit politikë të PS-së, argumentohej se Kodi Zgjedhor nuk kishte një dispozitë “ndaluese” për thirrjet elektorale nga ana e pjesëmarrësve në këto aktivitete.
“Kodi zgjedhor nuk përmban në asnjë dispozitë të tij detyrimin “të ndalojë përdorimin e thirrjeve me përmbajtje elektorale nga ana e pjesmarrësve,” thuhej në argumentimin e shumicës që kishte votuar për rrëzimin e sanksionit. Sipas këtij arsyetimi, Subashi nuk mund të ndëshkohej për thirrjet politike të bëra nga pjesëmarrësit e tjerë të ftuar në aktivitetet publike të bashkisë./BIRN
Foto ilustruese Të dielën më 14 maj, qytetarët e Shqipërisë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zg...
Agron Malaj DIBËR- Kryebashkiaku aktual në Mat, Agron Malaj i cili kërkon dhe një mandat të dytë më 14 maj ka ‘l&...
Edi Rama SHKODËR- Kryeministri Edi Rama mbylli këtë të premte fushatën në Shkodër, ku Partia Socialiste garon me Benet B...
Gjon Gjonaj PUKË- Partia Demokratike ka publikuar një audio-përgjim ku sipas tyre dëgjohet vëllai i kryebashkiakut të Puk&eum...
Edi Rama SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodë...
Erjon Veliaj dhe Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Eri...
14 maji TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka publikuar një video përmes të cilës u bën thirrje qytetar&eu...
Ministria e Arsimit TIRANË- Ministria e Arsimit ka bërë me dije se 52 shkolla do të kthehet në vendnumërime për votat e ...
Edi Rama VAU I DEJËS- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Vaun e Dejës, Zef Hila se i ka...
Kolegji zgjedhor TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën Partisë së Lirisë, e cila ankimoi vendimin e Komision...