LIVE UPDATES
Politike

Balla: Komisionet hetimore duhet të kenë objekt të qartë, jo “ekspedita peshkimi”

Sipas Ballës, praktika dhe vendimet e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë kanë përcaktuar qartë se komisionet hetimore duhet të kenë një objekt të veçantë, të përcaktuar qartë dhe të mos shndërrohen në hetime të përgjithshme.

7 Prill 2026, 16:28 Nga E. D
Balla: Komisionet hetimore duhet të kenë objekt të qartë, jo
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët ka sqaruar qëndrimin e mazhorancës për kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Sipas Ballës, praktika dhe vendimet e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë kanë përcaktuar qartë se komisionet hetimore duhet të kenë një objekt të veçantë, të përcaktuar qartë dhe të mos shndërrohen në hetime të përgjithshme.

“Komisionet nuk mund të jenë ekspedita peshkimi,” u shpreh ai, duke theksuar se kërkesat duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe të mos mbivendosen me hetimet e organeve të drejtësisë.

Balla shtoi se mazhoranca nuk është kundër ngritjes së komisioneve hetimore në parim, por kërkon që ato të riformulohen sipas standardeve kushtetuese dhe të jenë të fokusuara në çështje konkrete. Ai theksoi gjithashtu se ekziston gatishmëri për dialog me opozitën për të dakordësuar objektin e tyre.

Gjatë pyetjes së gazetarëve për debate të brendshme në Partinë Socialiste, përfshirë deklaratën e deputetit Erion Braçe, për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, Balla është shprehur se çdo anëtar ka të drejtë të shprehë opinionin e tij brenda partisë.

Fjala e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla:

Prej vitit 2003, kur Gjykata Kushtetutëse me dy vendime të pasuese 20, 21 edhe në vendime të tjera të Gjykatës Kushtetutëse, është sqaruar shumë qartë se kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore duhet të respektojnë disa parime. Është e vërtetë që një parim i parë është parimi i së drejtës së palës kërkuese, në rastin në fjalë të pakicës parlamentare, por se kjo kërkesë dhe përmbajtja e kërkesës duhet të shikohet në këndvështrimin që ka kufizime sa i përket përmbajtjes, pra që ato duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, që komisioni hetimor të mos mbivendoset me pushtetet e tjera dhe këtu i referohemi pushtetit gjyqësor, dhe që kërkesa të fokusohet në një çështje të veçantë.

Kujtoj këtu një term të përdorur nga Gjykata Kushtetutëse, 23 vite më parë, komisioni hetimor nuk duhet të jetë një ekspeditë peshkimi, ku hajde nisemi njëherë, shohim çka dhe pastaj po peshkuam ndonjë gjë, hajde, ndërkohë që Gjykata Kushtetutëse ka thënë që duhet të vihesh me çështje konkrete, i marrim me radhë. Kërkesa e parë që u shqyrtua në rend dite ishte një kërkesë e cila sipas një kolege deputete të opozitës u tha që do të hetohet nëna natyrë, moti apo perëndia sepse ka sjellë shumë shi edhe në trajtë shakaje ndoshta kjo, se jam i sigurt u sqarua që ishte shaka.

Ndërkohë që thuhet që të hetohen të gjitha procedurat nga 2014 deri në 2025-ën, ndërkohë që nuk kishte një çështje specifike, pra duhet të hetojmë mënyrën e prokurimit ndoshta, dhe unë do isha shumë dakord por hajde sill dua të shqyrtoj se çfarë qasje ka pasur dhe çfarë duhet të përmirësojmë ne në ligjin e prokurimeve sa i përket kësaj. Duam të hetojmë mënyrën e supervizimit, pra gjithë legjislacionin mbështetës për gjithë këtë procedurë hajde ta bëjmë këtu, por ti nuk mund të vish dhe të thuash shiko meqënëse ka ndodhur kjo kjo, hajde se duhet të jetë kështu. Prandaj Gjykata Kushtetuese ka qenë shumë e qartë dhe nëse opozita nuk di të formulojë një kërkesë për një komision hetimor jemi të gatshëm t'ia ofrojmë një lloj ekspertize, edhe ju gazetarët e keni fituar një gjë të tillë.

Kërkesa tjetër ishte kërkesa për një komision hetimor e cila është më e qartë se të gjitha sa i përket pamundësisë që Kuvendi të ndërhyjë në një proces që është përfshirë një pushtet tjetër. Mbështetja jonë e plotë unë e thashë në Konferencën e kryetarëve, mbështetje të plotë ndaj Prokurorisë qoftë kjo e posaçme apo prokuritë e rretheve në të gjitha hetimet që ato kryejnë sa i përket çështjeve të sipërpërmendura, por në asnjë rast nuk duhet që Kuvendi, pushteti legjislativ të ndërhyjë në autoritetin e pushtetit gjyqësor e për pasojë vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka pranuar që hetime të kryejë Kuvendi ndërkohë që këto hetime po kryhen nga pushteti tjetër, pushteti gjyqësor, flet për pushtetin vendimi i gjykatës e për pasojë nuk i referohem se është prokuroria apo gjykata.

Mos harroni asnjëherë që një proces hetimi edhe gjykata është gjithmonë e përfshirë për të marrë ato masat paraprake apo çështje të tjera, kështu që në këtë këndvështrim jemi në kushtet që me gjithë dëshirën tonë të mirë dhe këtu e rishpreh se u tha dhe unë do ta them dhe në fjalën time në seancën plenare të ditës së enjte, dëshira jonë për të miratuar çdo kërkesë që vjen nga opozita është e palimituar, por duhet që këto kërkesa të vijnë në formën që e kërkon ligji dhe kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe dëshira është që dhe të kemi mundësi dhe të ulemi sepse Gjykata Kushtetuese ka thënë dhe diçka tjetër që duhet të ketë gatishmëri për të për të negociuar pra për të diskutuar për mbajtjen në mënyrë për të shkuar në një një tekst të përbashkët.

Zoti Balla një nga kërkesat që kishte opozita për komisionin hetimor dhe për atë të ARRSH-së ishte pikërisht në lidhje me procedurat dhe funksionimin e këtij institucioni. Ku ishte problematika në përmbajtjen e kërkesës që mazhoranca e refuzoi dhe është e disata herë që mazhoranca refuzon disa kërkesa për komision hetimor, ndërkohë që bashkërisht dhe tematika e komisionit dhe mund të dakordësohet?

Pyetja juaj i dha të drejtë argument tim, pra ju thatë një ndër çështjet ishte dhe kjo dhe unë po ju them, Gjykata Kushtetuese në vendimet pasuese të 20, 21, 2003 ka sqaruar që duhet të vish me një çështje të veçantë dhe për pasojë kemi transpozuar në ligjin për komisionet hetimore në nenin 2 pika 1/1 edhe çfarë është çështja e veçantë. Dhe ky është thelbi dhe jo pa qëllim Gjykata Kushtetuese në vitin 2003 ka thënë që komisioni hetimor nuk duhet të nisë si një ekspeditë peshkimi dhe hajde të ça të zëmë rrugës por duhet të vijë me një gjë konkrete. Edhe për rastin në fjalë, edhe për gjënë që shtroni ju nuk ka një gjë konkrete, pra do të thotë në çështjen e funksionimit kemi evidentuar që nga faktet dhe grupfaktet na rezulton që ka një dy tre katër gjëra, dhe meqë jam këtu edhe meqënëse dritaret e Gjykatës Kushtetuese janë atje, zonja e zotëri i Gjykatës Kushtetuese keni shkelur ligjin tuaj për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket zbardhjes së vendimit për çështjen e Rregullores së Kuvendit pra 30 ditë pas shpalljes së vendimit që ka qenë më 23 mars apo si duan ta llogarisin 30 ditëshin, duhet që Kuvendit ose le të themi në fletoren zyrtare të botohet sa më parë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rregulloren e Kuvendit sepse na duhet të fillojmë menjëherë punën edhe për disa ndryshime të tjera rregullore të Kuvendit edhe sa i përket çështjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit meqënëse sipas gjykatës kushtetuese procedura e ndjekur nga Kuvendi nuk ka qenë përputhje me kushtetutën mbi bazën e një parimi që nuk duhet ta komentoj.

Disa nga akset kryesore të vendit dhe ai i Librazhdit nuk ka tematikë për komision hetimor?

Padyshim dhe më vjen shumë mirë që prokuroria ka nisur një hetim për këtë çështje.

Zoti Balla unë kam një pyetje nisur nga ajo që ju deklaruat. Ju thatë që komisionet hetimore do të duhet të ngrihen për një çështje, por ju jeni një deputet me eksperiencë dhe keni qenë këtu në parlament me funksione edhe në grupin parlamentar të partisë socialiste ku për shembull është ngritur një komision hetimor për çështjen e inceneratorëve e cila ka pasur shtatë çështje shtatë tema për këtë komision i cili është ngritur dhe funksionoi dhe ka qenë një nga komisionet më të suksesshme. Pse atëherë u ngrit dhe këtë herë refuzohet?

Faleminderit shumë, sepse atëherë opozita ka qenë e gatshme të negocionte. Po ju them që në atë kohë është kërkuar, është negociuar dhe ajo që ve re në këtë kohë është që opozita ka një qasje e cila në vlerësimin tim dëmton punën e tyre. Pra nëse ata do të vazhdojnë të vijnë me idenë o këtë orash e vdiqja, nuk kanë për të marrë kurrë asgjë, sepse gjykata kushtetuese e ka përcaktuar qartë edhe këtë çështje që duhet negociuar objekti dhe unë i kam thënë sot që me këtë objekt jeni jashtë temës, po ju them që kërkesa në formën si ka ardhur është e pamundur që të përpunohet për të ardhur në një formë siç e kërkon kuadri kushtetues.

Një pyetje sa i takon Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka shfaqur ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Si drejtues politik i qarkut të Tiranës çfarë opinioni keni për këtë ambicie të Braçes për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës dhe a keni një koment sa i takon kritikave të tij për lidershipin e partisë dhe për proceset e brendshme partiake?

Unë nuk kam dëgjuar kritika.

Ka qenë tek emisioni Top story dhe ka kritikuar?

Unë nuk e shoh Top Story, por dua të them që në Partinë Socialiste secili ka të drejtën e vet të thotë gjithçka mendon dhe ndërkohë që jo pa qëllim ne kemi hapur një proces shumë të gjerë analize brenda Partisë Socialiste ku secili është i lutur të vijë të marrë pjesë që nga struktura bazë e jona organizata socialiste deri në këshillat socialiste dhe asambletë. Sa i përket ambicies së çdo socialisti lidhur me proceset e ardhshme zgjedhore pas vendimit përsëri të Gjykatës Kushtetuese nuk ka zgjedhje në tiranë deri në një nga të dielat mes 15 prillit dhe 15 majit, kështu që do kemi kohë ta diskutojmë dhe këtë çështje.

Për kolegun tuaj Spiropali për falje morën vendimin apo akoma?

Do ju njoftoj kur ta kem vendimin. Faleminderit shumë./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë