Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier.
TIRANË - Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë. Projekti parashikon, një ndërhyrje të thellë në rrugën ekzistuese, si edhe ndërtimin e disa segmenteve të reja, në gjurmë të re, për shkak të amortizimit të madh të rrugës së vjetër në disa zona.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier.
Drejtori i ARRSH, bëri të ditur detaje teknike të këtij projekti i cili përfshinë të gjithë aksin me një gjatësi prej 43 kilometrash. “Janë 6.2 metra asfalt, me dy pankina me 0.5 metra. E gjithë rruga, në 43 kilometra, rehabilitohet në të dyja shtresat asfaltike. Janë disa zona të dëmtuara të cilat riparohen edhe me mure mbajtëse për të sistemuar dhe rritur sigurinë rrugore në të gjithë këtë segment”, tha Gjyli.
Për kryebashkiakun Ismailaj, ky investim është një kërkesë e vazhdueshme e banorëve dhe pritet të ketë një imapkt të rëndësishëm në ekonominë e zonës, duke nxitur zhvillimin e mëtejshëm të saj.
Me rehabilitimin e aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, Mallakastra dhe e gjithë zona, do të jetë më lehtësisht e aksesueshme, duke i shërbyer kështu, jo vetëm banorëve, por edhe vizitorëve, për shkak të potencialeve të shumta që zona ofron.
“Kjo ka qenë një nga rrugët më të rrahura në akset e Republikës së Shqipërisë, pasi ishte rruga që dërgonte në pikën kufitare të Kakavijës, por nga momenti që u krijuan disa mundësi alternative sigurisht që rruga e vjetër, ajo që njihet si rruga e kthesave të Ballshit, u amortizua akoma edhe më shumë, duke e bërë kështu komunitetin që të kërkonte gjatë gjithë kohës që të kishin mundësinë për të rehabilituar këtë rrugë. Ne jo vetëm po e rehabilitojmë në pjesën më të gjatë të segmentit, por nga ana tjetër këtu sot ndodhemi në segmentin ku ndërtohet rrugë e re për 3.7 kilometra”, tha Balluku.
Agroturizimi është një ndër sektorët, i cili pritet të marrë një zhvillim të rëndësishëm me rehabilitimin e kësaj rruge, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në ekonominë e zonës.
“Ka fshatra të cilat janë edhe estetikisht shumë interesant për t’u parë dhe me këtë rrugë që tashmë do ti kalojë pranë të gjithë këtyre fshatrave të zonës, do të ketë edhe shumë mundësi për ngritjen e bujtinave. Unë përmenda pjesën tashmë kalimin në një nivel tjetër të një nukle tjetër ekonomike, atë të agroturizmit, pasi gjatë kohës që kam vizituar shpesh fshatrat e zonës së Mallakastrës, kam parë që është në planet e fshatarëve të zonës, shumë prej tyre. Kemi shumë familje të kthyera nga emigracioni të cilët me kursimet janë përgatitur që të kenë një investim në agroturizëm, por që kjo do bëhet e mundur duke pasur parasysh se tashmë rruga do të rehabilitohet tërësisht”, u shpreh Balluku.
Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i veprave të artit, që janë pjesë e projektit.
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në Kuvend se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në intervistë...
Taulant Balla dhe Xhelal Mziu TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka replikuar ndaj demokratë...
Foto ilustruese STRASBURG- Eurodeputetët i kanë thënë emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, se q...
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar nga foltorja e kuvendit se nëse në zgjedhjet e 11 Majit, nuk v...
Foto nga ceremonia TIRANA- Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" i është dhënë lamtumira Kryepeshkopit Anastas Janullatos...
Taulant Balla TIRANË - Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka akuzuar opozitën se kjo e fundit ë...
Enkelejd Alibeaj TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj mbajti fjalën sot në parlament ku i bëri thirrje deputetëve të votojnë...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi iu përgjigj në seancën e sotme a...
TIRANË - Deputeti Lefter Gështenja, ka ngritur shqetësim gjatë seancës së sotme plenare se sipas tij pjesa më e madhe t&eum...
TIRANË - Deputeti demokrat Dashnor Sula, nga foltorja e kuvendit ka kërkuar që të miratohet projektligji për Sky ECC dhe Encrochat. S...