7 Shkurt 2025, 16:19
Nga r.ll
belinda balluku
LUSHNJE- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ishte në Lushnje ku vizitoi një prej pikave të grumbullimit produktet e së cilës janë të destinuara për tregun europian. Kjo pikë grumbullimi, operon në tregun shqiptar prej shumë vitesh, ndërsa ka lidhur kontratat me fermerë, jo vetëm të zonës së Myzeqesë, por në të gjithë Shqipërinë.
Teksa u njoh me ecurinë e punës, ku pavarësisht stinës së dimrit Shqipëria po vijon të eksportojë në sasi të mëdha produkte të ndryshme bujqësore, Balluku e vuri theksin tek zhvillimi i sektorit të bujqësisë gjatë këtyre viteve duke shtuar se ka ende shumë punë për t’ju gjendur pranë fermerëve duke lehtësuar atyre punën e tyre.
“Ka shumë punë për t’u bërë akoma dhe jemi të gjithë të qartë për këtë, duke nisur nga kërkesat që kanë bujqit që janë në sera apo në ara, që ka të bëjë me vaditjen, ka të bëjë me kanalizimet dhe gjithçka tjetër dhe deri tek pikat e grumbullimit dhe të gjithë facilitetet që duhen krijuar përsa i përket eksporteve, kohës së pritjeve në dogana, kohës së pritjeve në pikat e kalimit dhe gjithçka tjetër”, tha Balluku.
Zëvendëskryeministrja, shtoi më tej se “Myzeqeja padyshim është hambari i Shqipërisë dhe këtu arrin të shikosh madhështinë e bujqësisë dhe sado që ta shpjegosh me fjalë vetëm kur e shikon në terren se çfarë bëjnë njerëzit, dhe si bujqësia është e bazuar pothuajse në 50% të saj, se patjetër toka luan një rol shumë të rëndësishëm, po 50% e saj ka të bëjë me mundin e njerëzve, angazhimin e tyre dhe lidhjen që kanë me tokën”.
Mbështetja për fermerët, por edhe pikat e grumbullimit për të krijuar lehtësira në eksport, mbetet një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori kaq të rëndësishëm për ekonominë kombëtare.
belinda balluku lushnje fermeret ne lushnje pikat e grumbullimit
Politike
7 Shkurt 2025, 15:36
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në selinë blu ditën e djeshme një delegacion...
Politike
7 Shkurt 2025, 14:31
M.B
Foto nga takimi
SHBA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ndodhet në Washington dhe ka njoftuar përmes...
Politike
7 Shkurt 2025, 14:20
E. D
Brian Mast dhe Vjosa Osmani
WASHINGTON- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Washington ka bërë të d...
Politike
7 Shkurt 2025, 14:10
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Emigrantët e Kosovës do të votojë në përfaqësitë diplomatike në vendet ku je...
Politike
7 Shkurt 2025, 13:55
M.B
Kreshnik Radoniqi
KOSOVA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, tha se institucioni që ai udhëheq ende zyrta...
Politike
7 Shkurt 2025, 13:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se primaret nuk përjashtohen sepse ato janë me vendim statutor. Be...
Politike
7 Shkurt 2025, 13:39
I.A
Inceneratori i Tiranës
TIRANË- Prokuroria Speciale ka shpallur pretencën për inceneratorin e Tiranës. Mësohet se SPAK k&...
Politike
7 Shkurt 2025, 13:33
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot kanë propozuar që emigrantët të mos paguajn&eu...
Politike
7 Shkurt 2025, 13:28
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët e cilësoi reformë...
Politike
7 Shkurt 2025, 13:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët tha se opozita nuk do të vo...